Të martuar prej 81 vitesh, çifti nga Kruja gati për Guiness

Leda Hysa

 

Martesa më e gjatë në Shqipëri duket se është ajo e çiftit Hoxha nga Kruja.

Hamidi, 105 vjeçar dhe Xhemja që pret të mbushë të 100-at celebrojnë 81-vjetorin e martesës. Dy të panjohur që u panë vetëm në ditën e dasmës se tyre, i thanë “po” njëri-tjetrit në 24 Shtator të 1937-ës.

“Nuk e njihnim njëri-tjetrin, u pamë në ditën e dasmës” thotë zonja Xheme.

“Vallaj e bukur”.

Si prindër të 11 fëmijëve, për Hamidin dikur tregtar dhe Xhemen rrobaqepëse durimi dhe mirëkuptimi në çift kanë qenë shtylla e martesës 81-vjeçare.

“Unë kam qenë një çikë e durueshme, nuk e kam kundërshtuar.”

“I kemi dëgjuar fjalën njëri-tjetrit, e kemi respektuar njëri-tjetrin.”

E megjithatë mes çiftit Hoxha nuk kanë munguar as xhelozitë.

“Ka qenë fanatik, ashtu ka qenë koha. Kur dilnim në rrugë me çadër me thoshte “ule çadrën mos të të shohë kush”, tregon Xhemja.

“Sepse pleqtë kishin shumë fjalë”, shprehet Hamidi.

Për fëmijët e çiftit Hoxha, jeta e prindërve të tyre ka qenë shembulli më i mirë.

“Na kanë edukuar me dëshirën për të punuar”, thotë Hasani, djali i madh i çiftit Hoxha.

“Kam dëshirë që edhe fëmijët e mi të vazhdojnë sipas edukatës që na kanë dhënë prindërit”, shprehet Xhevria.

Edhe për më të vegjlit e familjes, stërgjyshërit shekullorë mbeten kalaja e familjes.

“Familja Hoxha vijon gëzimin e tyre, ndërsa ne largohemi me rekordin e martesës më të gjatë në Shqipëri, e ndoshta një rekordi të ri botëror.”

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Mendoj se nje nga arsyet e jetegjatesise, mbase kryesorja, ka qene jeta e thjeshte, pa teprime dhe strese. Ju uroj dhe 100 te tjera……….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *