Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e 7 personave, dhe tre të tjerët janë shpallur në kërkim.
Ata u kapën me 7 kg heroinë dhe 11 kg kokainës, si rezultat i një operacioni të madh policor të realizuar në Glarus. Grupi ishte i përbërë nga dhjetë shqiptarëve, të moshave nga 19 deri në 51 vjeç, ku në mesin e tyre ishte dhe një zviceran 55 vjeçar.
Hetimi ka filluar që në vitin 2016, thuhet sot në një deklaratë për media nga policia e Glarus. Deri në momentin e arrestimit, trafikantët kanë mundur që të shesin, disa qindra gram heroinë në rajon, ndërsa vlera mallrave të konfiskuara është gati një milion franga.
Trafikantët shqiptarë, shkonin në Zvicër si turistë apo si shitësit makinash. Tre prej tyre janë në paraburgim, katër u dëbuan nga Zvicra, dhe kundër katër të tjerë është lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtare.
