Të mblidhen armët

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

Miq të “Ditës”! Meqenëse kryeministri Edi Rama po tregon dita ditës seriozitet, vendosmëri, largpamësi në ato që thotë e bën, në vendimet që merr për çrrënjosjen e plagëve sociale, të krimit, të korrupsionit 20 e ca vjeçar në Shqipëri (që lidhen me satrapin Sali), të ndërmarrë edhe një akt, një vendim tjetër të madh: të mbledhë armët! Shpëto jetët njerëzore të këtij vendi që kanë shpresë e besim tek ti! Në emër të mijëra familjarëve që kanë varrosur njerëzit e dashur nga armët që sjellin vdekje. Jepu afat njerëzve t’i dorëzojnë ato armë të fshehura, jepi ultimatum! Pas kësaj date kontrolle, dhe kujt i gjenden këto armë, dënime maksimale! Boll më, për 23 vjet mbi 10.000 të vrarë në një popull kaq të vogël. Në mes të Europës, në shekullin e 21. Më mirë 100 apo 500 në burg, se 5.000 të vrarë në rrugë e në varr! Me respekt, Th.N.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *