Të “mëdhenjtë” të sillen si të “mëdhenj”

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

 

Nëse duam t’i shërbejmë Shqipërisë dhe shqiptarëve, institucionet e larta të vendit duhet të jenë larg interesave partiake, larg interesave personale. Pavarësisht se nga kush zgjidhen, duhet të hiqet dorë nga të shërbyerit në interes të këtij apo atij institucioni, apo individi partiak, politik etj.
Të gjitha këto i dimë, por nuk kemi guxim t’i zbatojmë, mbetemi peng i mentaliteteve të varësisë, të këtij apo atij grupi politik, kjo është e keqja shumë e madhe që ka gati 25 vjet që nuk po na shqitet.
Sa dëm ka bërë sistemi diktatorial, prej të cilit nuk shkëputemi dot, bërtasim duke e sharë me ashpërsi, por nuk dalim dot nga ai pellg, nga brenda pellgut shajmë vete pellgun dhe nuk shikojmë se popullin dhe vendin po e zhysim përditë në pellg. Sa të vegjël ndjehemi kur nuk dimë të respektojmë dhe nderojmë institucionet e larta që na janë besuar!
Me kurajo t’u shkëputemi kundërshtive bajate dhe të dalim mbi interesat e çastit, me synim të çlirojmë popullin dhe vendin drejt zhvillimit ekonomiko-shoqëror, drejt demokracisë. Janë të lutur të “mëdhenjtë” që të kuptojnë dhe të sillen si të “mëdhenj”, të largohen sa më parë nga veprimet vocërrakët që nuk dinë t’i shërbejnë me devotshmëri shoqërisë. Le të ngjitemi lart e më lart për të parë se kush janë të mirat dhe vetëm të mirat për këtë popull dhe vend.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *