Të menaxhojmë të tashmen, jo të shkuarën

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

 

Meqë emri i Enverit nuk po na ndahet prej kaq kohësh, mendoj të them dy fjalë si argument. Sigurisht që nuk do t’i hyj teorisë klasike të sistemeve sociale, por do të them një opinion timin. Ka shumë personazhe publike qysh nga mendimtarë disidentë deri në drejtues shtetesh si Gorbaçovi i Rusisë apo Saliu i Shqipërisë që mbahen si protagonistë të përmbysjes së madhe. Nuk mendoj kështu. Teoritë janë konkurruese si në çdo veprim tjetër ku pretendohet fitim. Nuk mund të mohohet që edhe sot ka të tillë që janë kundër sistemit aktual. Ata nuk mund të kenë rezultat për arsyen e thjeshtë se sistemi që jetojmë është rezultativ. Pra jo se nuk ka sot njerëz të përkushtuar që luftojnë sistemin, por janë jashtë kohe e rrethane. Siç e thashë dhe në fillim, protagonistët e vërtetë të përmbysjeve janë vetë teoritë konkurruese. Fiton e suksesshmja. Tjetra rrëzohet nga pafuqia e paaftësia e vet. Enverin na e sjell në mendje gjendja ekonomike e sociale e jo Muharrem Xhafa. Them se njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga ajo që u përmbys, por nga menaxhimi i të tashmes. Nuk e sjell kohën e Enverit përmendja e emrit, por keq menaxhimi i së tashmes. Përderisa e sotmja është më e mirë se e djeshmja, askush nuk duhet të ketë frikë se ajo mund të rikthehet. Pazaret djallëzore politike në këtë tymnajë janë justifikim për mungesën e vizionit të qartë perspektiv. Po të jem komod në jetën time, nuk ka flamur, portret a bunker i diktatorit të më kthejë tek ai. Natyrisht nuk mund të mohohen rolet sekondare të individëve, por ata mbeten kolateralë e jo thelbësorë. Në përfundim them se sistemi që përpiqemi të ndërtojmë, sot për sot është më i miri. Protagonizmin ta kërkojmë në zbatimin e suksesshëm të reformave që kemi marrë përsipër të realizojmë. Profeti.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *