Të mërkurën Rusia nis sulmin mbi Ukrainë sipas Der Spiegel

Ornela

Mbrëmjen e kaluar, mediet botërore raportuan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të pushtojë Ukrainën javën e ardhshme. Ndërkohë, gazeta e njohur gjermane “Der Spiegel” ka zbuluar edhe ditën, kur pritet të nisë lufta.

“Vladimir Putin ka vendosur ta pushtojë Ukrainën ditën e mërkurë”, kështu shkruan gazeta e njohur gjermane “Der Spiegel”.

Kujtojmë se një ditë më parë, SHBA dhe Britania e Madhe iu bënë thirrje shtetasve të tyre në Ukrainë që të largohen prej aty.

Gjithashtu, po dje Presidenti Joe Biden u takua virtualisht me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, me kryeministrin e Britanisë, Boris Johnson, dhe liderë të tjerë botërorë për t’i informuar ata mbi zhvillimet e fundit.

Menjëherë pas përfundimit të takimit doli se zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë tani mendojnë se Rusia do të pushtojë Ukrainën javën e ardhshme, sipas reporterit të PBS, Nick Schifrin, shkruan Daily Mail.

“Zyrtarët amerikanë parashikojnë një fushatë të tmerrshme, të përgjakshme që fillon me dy ditë bombardime ajrore dhe luftë elektronike, e ndjekur nga një pushtim, me qëllimin e mundshëm të ndryshimit të regjimit”, shkroi ai në Twitter. Një burim diplomatik tha se strategjia tani ishte për të intensifikuar përpjekjet për të përcaktuar koston e pushtimit të Putinit.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Mund te ndryshojn mendjen ushtrija ruse nese u dergojm te shofin “big brother VIP Albania ” do te hamenden nga befasite qe ndodhin aty dhe shpetoj pa lufte populli i Ukraines !!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *