Të mësojmë të zgjedhim

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

 

Mendësia për të folur shumë për të tjerët e pak për vete është një defekt social shumë i përhapur në vende me standarde të nivelit të dobët. Nuk po flas për politikanë të tipit “doktor”, po për njerëz normalë. Të mallkosh e të kritikosh “djalin e komshiut” është mision i lehtë. Ama kur vjen puna tek i imi nuk durojmë as “qimen”. Për ilustrim po jap një shembull. Një makinë theu një pemë të sapo mbjellë në trotuar. Ishte mbjellë nga Bashkia dhe e blerë me lekët tona. Pronari i dyqanit e mallkoi për 30 minuta shoferin e gjithë skotën e shoferëve qysh pas vitit një. Kur e pyeta se përse nuk ja more targën, përgjigja ishte “sade” shqiptare: “Pse spiun jam unë?!” Ama harroi që ato ishin lekët e tij të hedhura në baltë dhe se pema e rritur do të bënte hije para dyqanit.

Me plot gojën e bile me një farë “krenarie” përdorim shprehjen: “E gjithë politika e të gjithë qeveritë janë kriminale.” Kjo është së paku kundër teorisë se relativitetit. Ta zëmë se qenkan ashtu ata që kemi zgjedhur. Po kush i ka votuar? Sado të kenë “vjedhur”, nuk besoj se janë vjedhur një milion të tilla. Ne jemi pjesë e këtij fenomeni. I bie që ne vetë kemi pjesën tonë në të mirë a të keq. Autokritika ka mbetur thjesht një nocion. A nuk kemi parë të digjet e të përgjaket Shqipëria në këto 25 vjet? A keni dëgjuar një ndjesë të vetme? E ne në mënyre paradoksale kemi veshë të dëgjojmë përsëri nga një i çmendur kushtrime lufte. A nuk kemi pjesë në çmendurinë e tij? A na bën të ndjehemi krenarë për atë që jemi? Atëherë mbetet vetëm një rrugë. Të mësojmë të zgjedhim. Profeti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *