SMS në DITA
Në 0689073730
Nëse do të kishte ndonjë çudi në këtë botë, do të ishte ajo që Berisha të thoshte dy herë të njëjtën gjë, dhe aq më shumë të thoshte të vërtetën. Këtë e ka provuar me mijëra herë. Edhe kur do të bëjë presion ai thotë që ka fakte, por që asnjëherë nuk i hap në publik, jo se bëhet pishman, por sepse nuk ka dhe del bllof. Ky lloj karakteri është vërtet i veçantë. Mundet njeriu të fshehë diçka që nuk është në dritën e diellit, por të mohosh baxhanakun, të mohosh një vilë etj., këtë vetëm një njeri si ai mund ta bëjë. Mirë se për Bankën, drejtësinë etj. nuk paska mundësi pozita t’i vejë për vijë, po diskretitimin publik me artileri të rëndë, pra grup ashtu siç veprojnë “demokratët”, a nuk e bëjnë dot? Ka ardhur koha që gjërat të shkojnë në vend dhe secilit t’i jepet ajo që i takon. Populli pret me padurim!
