Nga Guri Shyti
Për masakrën e 4 shkurtit 1944 është shkruar e folur shumë nga ata që e pësuan, dmth, luftëtarët për çlirimin e Atdheut, por është hedhur dhe vazhdon të hidhet baltë, jo vetëm nga pinjollët e atyre që masakruan 84 të rinj, por edhe nga disa ish komunistë të devotshëm që tani janë konvertuar në “bashkëkohorë”, alias fashistë të rinj.
Janë deklaratat poshtëruese të këtyre të fundit, poshtëruese në radhë të parë për vetë ata dhe personalitetin pa personalitet të tyre që më bënë të shkruaj edhe unë atë që kam parë me sytë e mi.
Ishte kulmi i operacionit gjermano-ballist të dimrit. Forcat e ushtrisë Nacionalçlirimtare, megjithë humbjet jo të vogla gjatë luftimeve të përgjakshme me ndjekësit e tyre, po ia dilnin të ruanin kompaktësinë e njësiteve dhe, jo vetëm që u shpëtonin ndjekjeve të fashistëve, por edhe goditnin me sukses kur u paraqitej rasti. Fakti që, pas atij operacioni, forcat partizane dolën më të fuqishme dhe më të shumta në numër e tregon më së miri këtë.
Pushtuesit nazistë dhe bashkëpunëtorët e tyre në krye të organeve ndëshkuese, mendonin se partizanët duke e ndjerë veten të pasigurtë në male, janë futur dhe strehuar nëpër qytete, përfshi edhe Tiranën, prandaj, duke e ndjerë rrezikun se do të shtoheshin aksionet e tyre brenda në qytet, menduan që të goditnin pikërisht aty. Këtë e vërteton edhe një thirrje qeveritare nëpërmjet radio Tiranës ku thuhej: “Toleranca ka ardhur në fund dhe ata që veprojnë kundër interesave të vendin do të ndëshkohen rëndë. Detyra e të gjithë atyre që janë gënjyer dhe kanë lënë shtëpitë është të rikthehen”.
Ato ditë ndodhesha në Tiranë, ardhur nga Vlora te xhaxhai im për shkak të një sëmundjeje që duhej ta mjekoja, pasi në Vlorë nuk qe e mundur. Isha 14 vjeç dhe, nuk ka dyshim që një djalë në këtë moshë mban mend shumë.
Nata duke u gdhirë 4 shkurti i v. 1944 qe një natë mbushur me tmerr e frikë, jo vetëm tek fëmijët, por edhe te të rriturit. Vështirë se mund ta ketë zënë gjumi ndonjë banor të Tiranës atë natë. Të shtënat e armëve, britmat e xhelatëve dhe të lehurat e qenve përziheshin në një tollovi që të kallte drithërima. Të shtënat vazhduan gjithë natën deri sa zbardhi dita, në qoftë se mund të quhej e bardhë ajo ditë e vranët, si nga retë që e kishin mbuluar nga lart, ashtu edhe nga gjëma që i kishin bërë popullit pushtuesit gjermanë dhe xhandarët e ministrit famëkeq kuisling, Xh. Devës.
Aty nga ora nëntë e mëngjesit m’u desh të dilja nga shtëpia e xhaxhait që ndodhej në krye të rrugës Hoxha Tasim, për të shkuar tek një xhaxha tjetër që ndodhej në dyqanin e tij diku në afërsi të kafe “Kursal”. Rrugës, jo në një rast, vura re kufoma të shtrira përpara portave prej druri të disa shtëpive tiranase të kohës. Më bëri përshtypje të thellë fakti që asnjeri nuk guxonte t’u afrohej kufomave, me sa duket kishin frikë se mund ta pësonin edhe të afërmit e tyre si ata të mjerë, që ende vazhdonin të dergjeshin mbi pellgje gjaku flakë të kuq. Me aq sa munda të shihja, vura re se ishin djem të rinj, të veshur me rroba të holla, gjë që tregonte se ishin marrë nga shtëpitë e tyre dhe i kishin pushkatuar te dera.
Duke ecur rrugës vura re që shitësit e gazetave thërrisnin me të madhe emrat e fletushkave dhe titullin e kryeartikullit të tyre “Gjaku don gjak”, shkruar nga kuislingu Xh. Deva.
Vonë, shumë vonë, kam dëgjuar se e gjithë ajo kërdi mbi të rinjtë e Tiranës ishte bërë, pasi, gjoja, dikush i paskej bërë atentat vetë Xh. Devës. Nuk e di sa qëndron kjo, por di që fashizmi e kishte zakon të sajonte “atentate” të kësaj natyre për të përligjur raprezaljet e planifikuara me kohë ndaj kundërshtarëve politikë. Mjafton të kujtojmë historinë e djegies së Rajshtagut nga nazistët e Hitlerit për t’ua ngarkuar fajin komunistëve gjermanë.
Më vjen të skuqem nga turpi për disa bashkëkombas të mitë, të cilët shkarravisin sot, madje duke sjellë edhe ndonjë “kujtim” të ndonjë pinjolli kalama, me synimin që ta përligjin masakrën e kryer nga trupat mercenare të Xh. Devës, si gjoja hakmarrje për atentatin që iu bë atij dhe kriminelit tjetër K. Cakranit. Pastaj sajojnë se “atentatorët” qenkan vrarë nga trupat e regjimentit famëkeq “Kosova” dhe megjithatë kriminelët, bashkëpunëtorë të pushtuesve, nuk u mjaftuan me aq, por ndërmorën vrasjen e 84 të rinjve patriotë që kishin në listat e tyre të zeza.
Ja çfarë shkruan krimineli Deva në artikullin “Gjaku don gjak” që reklamonin me të madhe gazetashitësit e asaj dite: “Terror kundër terroristëve, terror kundër anarkistëve, terror kundër nacionalclirimtarëve, terror kundër simpatizantëve të saj”.
Sipas bashkëpunëtorit të nazistëve, kushdo që bënte pjesë në forcat çlirimtare dhe luftonte, krahpërkrah me gjithë koalicionin antifashist botëror, kundër pushtuesve gjermanë, ishte “terrorist”, ndërkohë që ai dhe krerët e Ballit Kombëtar që tregonin me gisht se ku ndodheshin simpatizantët e luftës çlirimtare, ishin “paqedashës” dhe “nuk i zinte gjumi” për të mirën e popullit.
Për ta hedhur poshtë me neveri këtë përçapje mjafton të sjellim këtë thënie origjinale: “Më 16 shkurt 1944 Gjyle Shkalla e veja e Selim Ferrës deklaroi se i biri Ali Selim Ferra, 18 vjeç, tabelashkrues, u mor nga shtëpia mëngjezin e 4 shkurtit nga një patrullë e armatosur. Kufoma e tij u gjet në lumin e Tiranës afër Saukut”.
Shkarravitësit e sipërpërmendur orvaten të krahasojnë terrorin e 4 shkurtit me gjyqet e pasçlirimit, që u bënë për të dënuar ish-bashkëpunëtorët kriminelë të pushtuesve, gjyqe që u zhvilluan në të gjitha vendet pjesëtare të koalicionit antifashist me dënime kapitale. Nuk përjashtohet rasti që mund të jenë dhënë edhe dënime të rënda të pamerituara, por kjo nuk mund të na falet kur krahasojmë të pakrahasuarat.
Të gjitha këto orvatje, përfshi edhe cilësimin e Luftës Nacinalçlirimtare si “luftë civile”, bëhen për ta zhbërë epopenë më të madhe që ka bërë ndonjëherë populli shqiptar për lirinë e tij, Luftën tonë në kuadër të koalicionit antifashist. Është për të ardhur keq se, kur kjo ndodh tani që ende janë gjallë protagonistët e asaj lufte, nënkuptohet çfarë do të ndodhë pas dekadash.

Naten e 4 Shkurtit e kam mesuar ne nje tregim prekes kur isha ne bangat e shkolles ne fun te viteve 60 te shekullit te kaluar. Autorin e shkrimit nuk e mbaj mend por siç thashe me lart shkrimi me preku shume dhe si femije qe isha ne ate kohe pyes babain tim duke shprehur dhe keqardhjen per ato vrasje te djemve te rinj ne ate kohe. Babai im nuk me kthen pergjegje por sidoqofte une kuptova se ai deri diku nuk ishte dakort me artikull shkruesin. Me vone kur u rrita , ne moshe te pjekur dhe njehere kur u trajtua perseri masakra e 4 Shkurtit, babai me tha: 2 dite me perpara se te ndodhte masakra e 4 shkurtit gazeta Bashkimi shkruajti nje artikull me titull ” GjAKU DON GJAK”. ( Nga titulli kuptohet lehte se çfare mund te ndodhte) Me date 4 Shkurt 1944 ne mengjes rruget e Tiranes mbushur me kufoma te djemve te rinj!!!!!!!! Po cilet ishin ato djem , dhe a kishin ndonje mekat???????? Ato djem te rinj me shpjegoi babai ishin antar te njesiteve guerile te Tiranes. Ne moshe fare te re dhe te genjyer nga propoganda bolshevike e PKSH kishin filluar te vrisnin ne masa qytetare krejt te pafajshem nga familjet e pasura dhe fisnike te Tirane e me gjere qe nuk pajtoheshin me idete komuniste Ata u bene aq te rrezikshem sa vetem me nje thirrje (ishte ne mode asaj kohe) “Ne emer te popullit je denuar me vdekje” vrane pa ju dridhur dora njerez te pafajshem. Ja pra dhe nga vet titulli i shkrimit “Gjaku Don Gjak” qe i parapriu nates se 4 Shkurtit kuptohet qarte motivi, hakmarrje .Kjo masaker u krye me urdher te ministrit te brenshem te asaj kohe Xhafer Deva nga regjimenti Kosova me djem luftetare antikomuniste nga Kosova . Kjo eshte e verteta , duke shtuar me tej se ne Shqiperi atehere kishte filluar lufta vellavrasese per pushtet!!!!!!!
Sa keq te paska mashtruar babai ore Fidel! Ata djem te rinj kane vrare spiunet e fashizmit dhe jo popullin. Po te ishte ashtu, populli i Tiranes, ashtu si i gjithe Shqiperise, nuk do t’i ushqente, t’i vishte, t’i mbathte dhe t’i strehonte partizanet gjate gjithe luftes, duke i mbrojtur nga bashibozuket e paguar nga pushtuesit. Vetem pinjollet e kuislingeve mund te mendojne ashtu si babai yt.
Qirio Strravu
Ankohu tek ambasada serbe dhe ruse. Dhe meqe ra fjala, nxirre listen e “84” te vrareve te asaj date? Sepse as xhaxhi i dhjamosur Enver nuk e beri ate liste.
ÇUDITERISHT DHE KIM JON-un KETE MENDIM SI TY KA O stravo, e ka shprehur vete kur e pyeten per ate ngjarje i!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! O mortja qe sju ha o te mjere! Ju i dini te gjitha, kush jan tradhetaret, spiunet kuinslinget!!!!! E niset me gjak dhe e mbyllet me gjak , vrate e prete kundershtaret e juaj politike e me pas filuat me vehten . Tamam bande kriminale.
HAHAHAHA
Jep urdhera te mos harohet perralla e ketij autori muzhik malok?! E çfar rendesie ka se çfar deshiron ky pensionist.
O shyt gur shyt. I pjerdhur dhe i rrjedhur nga mendja. O spiun i serbeve. O injorant mali me dy klase shkolle.O brekgrisur e bakthate qe ke zili ballistet qe hajne edhe pula. Speciet e llojit tend hajne vetem bar stepe Rusie. Pyet ate fashisten komuniste Nexhmije se e verteton ajo masakren tende 75 vjet me pare, o genjeshtar.