Të mos humbasin lidhjet me popullin

anazapta

Letër e nënshkruar

Nazmi Brati, Vlorë

E nderuar Dita! Këto të tritolit dhe shumë probleme të tjera duhet të shqetësojnë qeverinë e E.Ramës, sepse po pregatiten kurthe kundër qeverisë, por edhe kundër Shqipërisë. Këto dhe probleme të tjera duhet të detyrojnë E.Ramën që të bëjë pastrimin e aparatit shtetëror nga lart-poshtë dhe e kundërta. Të mos humbasë për asnjë arsye lidhjet me popullin që e pruri në pushtet, pasi ai është një burim i pashtershëm informacioni dhe mbrojtje, është burim frymëzimi për të përmirësuar punën e ekzekutivit në luftën pa kompromise kundër krimit dhe korrupsionit. Vetëm kështu do i bashkohemi Europës pa plagë të hapura, me ekonomi funksionale në industri dhe bujqësi, sepse aty është buka dhe gjella e popullit. Nazmi Brati, Vlorë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *