Letër e nënshkruar,
Spiro Çorri
Në këtë ditë me diell të ngrohtë, më erdhën mendimet e shprehura nga njeri, që ka punuar jo pak me ish kryeministrin. Ai më tregoi se si Berisha në orët e zyrës lexonte libra në gjuhën frënge. Natën nxirrte nga një sirtar me çelës libra të Enver Hoxhës, ndërsa ditën lexonte Neronin. Më fliste për Hitlerin, për Ahmet Zogun dhe njëherë për Millosheviçin. Profkatari tre të fundit i njeh mire, dhe mësimet e tyre i përtyp pa vështirësi. Tamam si një trashëgimtar biologjik i Ahmet Zogut, por i mbeti një ëndërr e parealizuar që patjetër Saliu e quan humbjen e madhe: Nuk trashëgoi dot kurorën e mbretit dhe mallkoi popullin tonë të zgjuar që votoi “Keq” në referendum.
Për fat të keq ka shqiptarë që e mbyllën me tradhti dhe i quajmë shqiptarë! Këta jetojnë midis nesh. Një nga këta ka nevojë për kurorë. Ti realizojmë ëndrrën dee… Dhe meriton të vetmen kurorë; atë me kryqin e thyer. Për çudi Sala ndryshoi edhe ligjet e natyrës. Nuk i la vitet me katër stinë, por vetëm me një. Me stinën e dimrit. Të tilla kohë kërkon ujku, s’ke ç’i thua.
Urojmë të mos lindin më njerëz, që prodhojnë kohë të tilla për bijtë, nipërit dhe mbesat.
Me respekt Ditës.
