Të (mos) vrasësh ëndrrën amerikane

redaktor

Nga Edona Llukaçaj

 

Në të paktat të mira që duket se ka pasur distancimi social, përveç mbrojtjes së pjesshme të shëndetit, është se planetit dhe individit iu dha mundësia të marrë frymë.

Në këtë pushim aspak të dëshiruar, ndërsa toka po ripërtërihet nga smogu dhe papërgjegjshmëria shterruese, edhe ne sikur po gjejme mundësinë për ta parë jetën më qetësisht e për t’i kushtuar kohë atyre gjërave që i kishim shtyrë pambarimisht.

Në fakt, që nga shpallja e pandemisë, mënyrave për ta bërë të pranueshëm qëndrimin në shtëpi i është dhënë mjaft rëndësi. Përtej recetave të kekut familjar dhe stërvitjes në kushtet e shtëpisë, bie në sy një rikthim te leximi e librat.

Në përputhje me sugjerimet e grupimeve të letrave dhe ekspertëve që nga fillimet e izolimit sondazhet gjithsesi të pamjaftueshme tregojnë se këto kohë, më shumë parapëlqehen librat e lidhur ngushtë me epidemitë. Qoftë ata që reflektojnë periudha të epidemive të ndryshme në shekuj, qoftë ata që rrëfejnë rende shoqërore autokratike të rrënjosura në fatkeqësi kësisoj, deri më tash fatmirësisht të trilluara, janë më të preferuarit.

Në mesin e tyre vihen re më të mirënjohurit si “Dashuri në kohërat e kolerës” të Gabriel Garcia Marquez e “Murtaja” metaforike e Albert Camus deri te më të rinjtë si “Verbëria” e Jose Saramago e “Libri i M” i Peng Shepherd.

E përkrah librave të motivimit shumë të dashur në kohë të vështira, nuk mungon as një ripërqafim me klasikët. Ndërsa distopitë e tipit “Më e mira e botëve” e Aldous Huxley duken si zgjedhje parapërgatitjeje në nënndergjegje për më të shëmtuarën e mundshme, shumë të tjera duken se janë zgjedhje arratie nga përditshmëria acaruese.

Përtej thirrjeve mediokre për të hequr dorë nga librat e për ta kapur jetën me dhëmbë origjinalë injorance, edhe interesi i audiencës shqiptare për librin, sipas agjencive përkatëse, në këtë kohë pandemie ka qenë më i lartë.

Në listën shqiptare të preferencave bien në sy edhe dy tituj që do të duhet të shiheshin nga “lupa” e gjuhës së luftës. Si duket “Arti i luftës” i Sun Tzu dhe “Princi” i Machiavelli zgjidhen si udhërrëfyes për të kuptuar strategjitë e lidershipit tonë kundër armikut të padukshëm apo çfarë potencialisht na pret. Me siguri, ata janë edhe në top listën e leximit të Turqisë e Hungarisë, për të njëjtat arsye, por kjo, në plan të parë, ne shqiptarët, na ndikon më pak.

Edhe udhëtimi im karantinor ka qenë i një trajte të ngjashme: ndonjë titull i ri e tërheqës viral, ndonjë i shtyrë në kohë e ndonjë rishfletim librash që kam përzemër. Në të përfshihet edhe një udhëtim gati prej adoleshenti me “Të vrasësh zogun përqeshës“ të Harper Lee, një luftë humbëse me “Mobidick” të Melville, a përçudnimi njerëzor i rrënjosur në luftë e skllavëri me të tjerë tituj e autorë amerikanë.

Përtej arsimimit, duhet të jetë një nevojë për të mbajtur gjallë modestisht “ëndrrën amerikane”. Teksa bota përpëlitet nga COVID-19 dhe shifrat e superfuqisë me hapjen e varreve masive ngjallin frikë, duket si një dëshirë për të mbajtur fort rendin botëror që njohim. Ndoshta shumë duan të besojnë se SHBA është vërtet një “tigër prej letre” sundimi i së cilës do mbarojë nga “virusi kinez”. Amerika, si mëshirimi i kapitalizmit të egër, i konsumerizmit që na ka marrosur, i materializmit të pashpirt, i Hollywood që mashtron pamëshirshëm duket se, për shumë, duhet të ndëshkohet.

Ndonëse Amerika vërtet mund të qëndrojë si një tërësi të këqijash historike a bashkëkohore, “ëndrra amerikane” është tjeter gjë. Ajo i referohet mundësisë për të arritur atë që dëshiron përmes punës e përkushtimit. Është guximi i shpërblyër i të qëndruarit kundër dhe demaskimit të pushtetit që margjinalizon a denigron. Është triumfi i mendimit të papërlyer që bëjnë ndryshimin, përtej vështirësive, si “Njeriu i padukshëm” i Ralph Ellison, apo shumë prej romaneve të Toni Morrison. Është të sulmosh pamëshirshëm me fjalën e lirë vetë sistemin si Arthur Miller te “Vdekja e nëpunësit të shitjeve” e të tjera.

“Ëndrra amerikane” nuk ka të bëjë as me administratat presidenciale në Uashington, as me politikat afatshkurtra. Ajo simbolizon mundësinë për të luftuar për njerizëit e për të parë të drejtën të lulëzojë. Është përkthimi i besimit dhe shpresës për një të ardhme më të ndritur; është e sotmja si e kemi mësuar. Është siguria që jep ajo që dimë, me të gjithë defektet e veta. Është shprehja e përmbushjes vetjake kur themi se kemi gjetur Amerikën.

Është ëndrra pra! E ndoshta prandaj e shtrëngojmë kështu fort. Është nevoja për një strehë fjalësh nga frika se pandemia mund të rezultojë në një botë oruelliane makiavelistësh ku vepra shumëshekullore të të shoqërojë pashmangshmërisht si një guidë e besueshme për t’i bërë ballë diktës potenciale në rast se zgjohemi nga ëndrra.

 

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Share This Article
3 Comments
  • Humor karantine!

    Po moj Edona,pikerisht kjo ENDERR “Amerikane” eshte shuar nje here e pergjithmone ne Shqiperi!
    Se kete ENDERR ne fillim te viteve 90-te,nuk na e treguan “gjyshet” e dashura,te embla,zemermira,te urta etj,por ne vend te tyre per kete “enderr” filluan te na e tregojne ca “gjysher”,qe u quajten “dhjetoriste”,pas tyre na perkunden ca “demokrate”,qe para ca ditesh ishin komuniste apo bij te tyre,akoma me pas na dolen ca “gjenerale”,qe na bene te shohim endrra me sy hapur,kur jepnim NJE dhe merrnim TRE, pastaj cdo dite e nate perrallat i mori ne dore per te na i treguar dora vete “gjyshi” me emrin GOXILLA,qe per te na vene ne gjume me lehte na tregonte perralla se pas 6 muajsh do beheshim si Zvicra,se te gjitha pasurive kombetare,pervec shtepive,shkollave dhe hidrocentraleve te gjitha duheshin shkaterruar se ishin komuniste,se kush te donte mund te ikte nga fshati e te zbriste ne qytet e te zabtonte toka,ndertesa shteterore,pyje,reparte ushtarake,magazina etj ishte i lire vetem te kthehej ne besnik i GOXILLES ,se nderrmarrjet,kooperativat,minierat,pyjet,hekurudhat,depot,etj duhet te shkaterroheshin se ishin komuniste,se shumica e punonjesve duhet te kalonin ne reforme per hir te shkaterrimit te pasurise komuniste dhe ndertimit te atyre kapitaliste etj!
    Parulla e vetme per ndertimin e kesaj PARAJSE ishte cdo gje qe kishte parashtesen “POSHTE”!
    Dhe
    “trimi” i demokracise Azem Hajdari mori flamurin e ZJARREVENESIT ne dore dhe ku shkonte ai o vidhej,o digjej,ndersa populli piqte geshtenjat dhe patatet ne kete zjarr!
    Kur u kujtua populli shqiptar se e gjitha kjo ishte loje,e pa veten pas sporteleve te PIRAMIDAVE MASHTRUESE ku kishte futur te gjithe cfare kishte mbetur nga therrimet e “komunizmit”!
    Filloi luften ne 97-ten. jo kunder GOXILLES,por kunder njeri tjetrit,aq sa kjo gje beri,qe GOXILLA ne vend te shkonte ne burg,u be prap kryeminister dhe coi ne vend ate qe kishte lene pa vjedhur para ca kohe!
    Kur nuk mbeti gje pa vjedhur,doli ne shesh nje DHELPER bukuroshe,qe filloi te na tregoje ca perralla me te bukura se te gjithe te tjeret dhe me e bukura prej tyre ishte ajo,me TIMON e TEPSI,qe po t’ia jepnim DHELPRES do hanim me TEPSI TE ARTE dhe do shetisnim boten me nga nje veture secilit,vecse TIMONIN duhet ta mbante ai,se kishte frike se ne rrezoheshim!
    Nuk la DHELPRA perralle, histori,vjersha etj pa treguar dhe njerezia pataksej!
    Ne se ne kohen e GOXILLES u be himn kenga “Oh sa e kam bythen e mire”,tani ne kohen e DHELPRES u be himn kenga “Skenderbe,Skenderbe sa i bukur je”!
    Vete DHELPRA filloi te na tregoje perralla pa fund per varferine,per diktaturen e eger komuniste,qe na kishte lene me tallon,qe na beri te marrim rruget neper bote per nje kafshate buke,se ne duhet te duronim,se edhe “Roma nuk u ndertua ne nje dite”,se bibla thote DURIM,DURIM,DURIM,se UJKU Berisha na la pa asnje lek,as per te lyer muret e kryeministrise,se shpejt secili do shijoje frytet e nje shteti as i majte e as i djathte etj!
    Dhe njerezia filloi t’i besoje ketyre perrallave,sa i zuri gjumi letragjik 7 vjecar dhe akoma shohin ne enderr DHALPREN duke ju nanurisur duke ju ferkuar ballin dhe mermerisin ne enderr vjershen,se
    – “Po iku Rama do vije Basha!
    – “Ate qe ka bere Rama nuk e ja bere njeri!”
    – “Ne PS nuk ka njeri me te afte se Rama!” etj!
    Edhe kur u dilte gjumi nga uria dhe i kerkonin buke DHELPRES,ai perseri i nanuris perrallen se “Shqiptaret kurre nuk kane vuajtur per buken e gojes,bile as ne mesjete” dhe keta te shkreteve i zinte gjumi prap!
    Ndersa ata me te pabindurit,u zgjuan nga ky gjum,mblodhen plackat,femijet dhe moren rruget e botes per te mos e degjuar me DHELPREN duke treguar perrallat me gjume,qe heret a vone do t’u sillte vdekjen e sigurte!
    Kjo ishte per sonte perralla e nje populli te lashte qe e ka care historine me palle ne dore,por kur iu thye palla mbeten me presh ne….!
    Naten e mire femije te dashur!
    Kur te zgjoheni nga gjumi i thelle ju te tjeret qe keni mbetur ketu,do habiteni se nuk do jeni me shtetas te Shqiperise,por te ndonje kampi refugjatesh diku neper ishujt e Greqise!

  • e mo edhe ti me endren amerikane
    nuk e she qe eshte bere me keq se shqiperia ,asnje spital shteteror.
    tiger letre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *