Në ditën ndërkombëtarë të të moshuarve u publikuan rezultatet e një studimi që tregojnë se 38% e tyre në Shqipëri jetojnë në varfëri. Po ashtu sipas të dhënave, një ndër dy të moshuar është i sëmurë. Por pavarësisht kësaj situate, ata janë të parët që paguajnë faturat e dritave dhe ujit, më pas ilaçet dhe me çfarë u mbetet nga pensioni, kalojnë muajin.
“Kur s’ke para çfarë të hash. Heq mishin, frutat. Çfarë të hash me 100 mijë lekë”, shprehet Fillarete Gjonaj, pensioniste.
“Pensioni që unë marrë sot është 47 mijë lekë të vjetra edhe burri pak, kështu kalojmë”, Myslyme Hysa, pensioniste.
Ky është rrëfimi vetëm i dy të moshuarave, por në fakt, ata që punuan fort po pleqërojnë në kushte të vështira ekonomike. Dhe janë ata që ndonëse kanë pensioni të vogla i gjen të parët në radhë për të paguar drita dhe ujë.
Paguaj dritat dhe ujin, pastaj çfarë të mbetet. Jemi të moshuar, kemi sebepe, me çfarë të shkosh. Mbyllim sytë”, thotë Fillarete Gjonaj.
“Marr njëherë ilaçet, pastaj ndaj veç paratë e dritave, edhe të ujit. Energjia shkon 40 mijë, uji 12 mijë lekë. Marr edhe thesin e miellit që gatuaj në shtëpi”, thotë Myslyme Hysa.
Në ditën ndërkombëtare të të moshuarve rrjeti shqiptar për personat e moshuar ka publikuar të dhënat e një studimi të fundit ku rezulton se 38 % e tyre jetojnë në varfëri dhe po kështu 1 në 2 e të moshuarve janë të sëmurë.
“32 mijë veta vdesin në vit nga kjo kategori e të moshuarish. Një në dy pensionistë janë të sëmurë, janë me shqetësime. 3 në 5 kanë probleme të depresionit”, thotë Faik Xhani, Rrjeti Shqiptar i Personave të Moshuar.
Ministrja e Mbrojtjes sociale ishte një aktivitet me rastin e një tetorit dhe ku premtoi se brenda vitit do të mund të ofrohet asistence për të moshuarit të cilët nuk kanë mundësi të marrin shërbim në qendrat e përkujdesje sociale.
“Sot është një ditë që na bën më të përgjegjshëm për më shumë shërbime sociale dhe shëndetësore, për të moshuarit. Në fakt kemi bërë disa hapa shumë të mirë, mbetet ende shumë për të bërë. Brenda këtij viti ne do të hartojmë standardet për asistencën në familje”, shprehet Ogerta Manastirliu.

Gjendja eshte permiiresuar .U dha nje drreke Veliaj.Mund te rriten dhe pensioonet por rilindjotet nuk e bejne dot.I pengon liigji ii miiratuar nga sociialiitetPune tepsije!l
Premtime te bukura nga te dyja ministrite;por ne nuk besojme se keto do te ndodhin ,po te pakten , mos na lini te presim me ore te tera kur shkojme per vizite tek mjeku i familjes apo mjeke te tjere specialiste te poliklinikave ,deri sa ndonjerit i ka rene edhe te fiket .!
Shifra 38% eshte mashtrim dhe genjeshter e madhe: une jam pensionist dhe marr gjoja pension maksimal te zakonshem 250 mije lek te vjetra dhe e kam te pamundur te jetoj ne Shqiperi. Shifra eshte 83% e pensionisteve jetojne ne varferi, nese nuk kane femije jashte qe t’u ndihmojne te mbijetojne. Niveli katastrofik i pensioneve ne Shqiperi eshte veper e kryeagjentit serb qe ka qeverisur per 25 vjet Shqiperine. Me kete nivel qe paguhen pensionet, Shqiperia nuk ka shanse te behet anetare me te drejta te plota ne BE.
KESHTU ESHTE KUR NUK MERR HAKEN
PER PUNEN QE BEN.
KETA, PRANUAN PAGESA AQ SA U DHA
LEMOSHE ENVER KRIMINELI, KURSIMET
E PENSIONIT JA “BESUAN” ENVER KRIMINELIT
NASHI, LE TE VUAJNE, NUK I NDIHMON DOT
NJERI, POR FATKEQESIA ESHTE SE EDHE
BREZI I SOTSHEM, PO ECEN SYPATREMBUR
NE RRUGEN E TYRE, PO JA BESON DJERSEN
SHOKUT EDVER,
EDHE NJEHERE, RROFTE POPULLI SHQIPETAR
TRIM DHE HEROIK.
LESHONI KOMENTET,
NXIRRNI KOKEN NGA BYTHA E EDRAMES.
Bravo Arben!
Se pari te uroj te na rruash bythen,por gjej nje brisk te mire!
Se dyti,beji te fala sateme e tyt eti!