Ata janë të apasionuar pas internetit, dërgojnë mesazhe në Facebook dhe shohin vende të bukura për pushime që janë shumë larg. Nuk po flasim për rininë e sotme, por për gjyshërit tanë të apasionuar pas teknologjisë.
Një studim i ri ka treguar arsyet pse njerëzit e moshuar lundrojnë në internet, duke treguar se teknologjia nuk njeh moshë. Një kompani telefonie në Britani ka treguar në një kërkim se si dhe përse pensionistët e përdorin web-in.
Dy të tretat (2/3) e personave në moshë mbi 65 vjeç e konsiderojnë internetin dhe kompjuterin si “shpikjen më revolucionare të gjithë jetës së tyre”, duke mundur televizionin, radion, madje dhe fuqinë bërthamore.
Studimi thotë se të moshuarit mbi 65 vjeç e përdorin internetin të paktën një herë në ditë, por nuk e ndjejnë veten mjeshtër të përdorimit të tij.
Më poshtë është dhe lista se për çfarë e përdorin më shumë internetin:
1. Email;
2. Blerje online;
3. Kërkojnë shërbime lokale dhe produkte;
4. Bankat online;
5. Lexojnë lajme online;
6. Përdorin Google Earth për të kërkuar vende që nuk kanë qënë;
7. Rrjetet sociale;
8. Përdorin Google Earth për të kërkuar vende që kanë vizituar në të shkuarën;
9. Kërkojnë për prona;
10. Lidhen me miq të vjetër.

Ky lajm eshte ZBULIMI ME I MADH NE BOTE PAS ATIJ TE GALILEO GALILEUT qe deklaroi se “BOTA RROTULLOHET”!!!
Por pensionistet kane edhe halle te tjera me te medha se keto qe shkruhen ketu:
1-Pensioni i ulet nuk u del per te pire cdo dite kafe!
Ata qe luajne tere diten domino e bejne nga halli se nuk kane leke te futen ne klube!
2-Pensionistet,mbi 70% kane vite qe nuk bejne PUSHIME VERORE,se nuk u del hesapi!
Shume femije nuk u dergojne prinderve asnje lek ne vit!!
3-Pensionistet udhetojne ne KEMBE jo vetem per SPORT,por me shume per te kursyer leket e bukes!!!
PENSIONISTET jane shtresa shoqerore me e PERBUZUR E SHOQERISE dhe shteti nuk ben as MINIMUMIN per ata!
4-PSE NUK CAKTOHET MINIMUMI JETIK I NJERIUT NE SHQIPERI,qe te dale lakuriq e verteta se shqiptaret jetojne si ne MESJETE???