Kur është puna për të rritur numrin e votave, çdo formë apo mekanizëm është i pranueshëm për PD. Kështu, ndihma e maturantëve gjatë provimit të djeshëm të letërsisë është forma më e re e përfitimit të votës. Fakti është denoncuar në gazetën “Shqip” nga kreu i degës së Partisë Socialiste në Fier, Andius Olldashi. Sipas tij, pavarësisht se dje u deklarua se ishin marrë gjithë masat me qëllim që të mos lejohej kopjimi, një urdhër verbal i dhënë nga strukturat e degëve të PD-së në qarqe për drejtoritë arsimore, ka bërë drejtuesit e këtyre të fundit t’u kërkojnë mësuesve që vëzhgojnë mbarëvajtjen e provimit të ndihmojnë maturantët. Sipas Olldashit, këta mësues i janë shprehur se ky urdhër verbal i dhënë nga drejtuesit e tyre u është dhënë me qëllim komprometimin e 18-vjeçarëve që votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 23-qershorit. Ai shtoi se nga informacionet që ka marrë, ky urdhër verbal është udhëzuar nga Tirana. “Në cilësinë e kryetarit të degës së Partisë Socialiste të Qytetit të Fierit denoncoj mënyrën se si Partia Demokratike po përdor mënyra nga më të neveritshmet për të blerë votat, këtë herë atë të atyre që votojnë për herë të parë, duke u dhënë një mësim negativ pikërisht në ditën kur bëjnë testimin e parë të maturimit. Nga denoncime të mësuesve të ndryshëm pranë degës së PS-së së Fierit, të cilët kanë qenë pjesë e komisioneve të vëzhgimit, të cilët kanë pasur si detyrë që të mos lejojnë që maturantët të kopjojnë, ju është kërkuar nga eprorët që t’i ndihmojnë ata duke u ofruar adoleshentëve nota më të mira nga ato që meritojnë. Gjithashtu, kemi informacione se atyre të rinjve që votojnë për herë të parë dhe që kanë pranuar të anëtarësohen në Partinë Demokratike, ju është dhënë teza e provimit e zgjidhur”, theksoi Olldashi.
Ai e cilësoi këtë veprim si një makinacion të PD-së, që ka si qëllim tentativën që kjo forcë politike po bën për të manipuluar brezin e ri. “Partia Demokratike me këto urdhra të dhënë ndaj arsimtarëve tregon qartë se sa vlen rinia për ta. Vetëm me qëllim marrjen e votës së atyre maturantëve që votojnë më 23 qershor po i joshin me një notë më të mirë se ajo që meritojnë. Edhe pse për momentin këta 18-vjeçarë mund të ndihen mirë, unë ju bëj thirrje që ata të mos pranojnë të shiten për një notë. Ju bëj këtë thirrje, pasi ajo notë nuk do të vlejë për të ardhmen e tyre në jetë, do jetë ashtu si është në të vërtetë, ‘një mashtrim’ që bëhet me qëllime negative nga ana e PD-së. Gjithashtu, u bëj thirrje gjithë mësuesve që janë pjesë e këtyre komisioneve të vëzhgimit që të mos bien pre e urdhrave apo shantazheve që po ushtron sot Partia Demokratike ndaj tyre dhe të mos shkelin ligjin. Tashmë dihet publikisht që Partia Demokratike po i detyron mësuesit që të mbushin sheshet e mitingjeve të Berishës, po i detyron të bëhen anëtarë të komisioneve në qendrat e votimit, duke i kërcënuar me bukën e gojës. Por do t’u kërkoja që të paktën të mos bëhen pjesë e zhgënjimit të brezit të ri, me qëllimin e mbrapshtë, për të blerë një votë me një notë më të mirë, të pamerituar”, përfundoi Olldashi.

e turpshme!!!!!
Ja cfare ben diktatori per te marre ndonje vote me teper me 23 qershor por e ka te kote sepse nuk i shpeton dot humbjes!
Nje motiv me teper per te votuar kunder Saliut i cili e ka kthyer pushtetin ne diktature, ne duhet ti japim fund kesaj diktature me 23 qershor!
Turp i zotit sa poshte e degdisen arsimin keto sharlatan, luaj dhe me notat e provimeve per vota..po luajn me te ardhmen e femijeve tane te pafytyret…do ti ndeshkojme me 23 Qershor qelbesirat.
Shiko deri ku kane arritur, u ka hyre frika ne palce.
Duke e ditur se simpatizantet ne KAVAJE te partise se tyre jane shume te pakte per te marre sa me shume vota.. dje ne provimet e matures kane ulur dritat vetem qe te mos punonin zhurmusit qe ishin vendosur per te penguar kopjimin me ate te telefonave…
shikoni sa fakte te tupshme po na paraqitetn per keta te pd si u ushtrojen presion dhe ofrojne rryshfete ne kembim te tregimit te provimit apo ndihmes aty,kthim tamam ne nje demokraci hibride teper korruptive
Te tilla situata duhet te denohen si tani ashtu edhe mbas 23 qershorit. Mesues te tille nuk kane vend ne arsim.
I keni perzire dhe provimet e maturanteve me politiken tuaj te shpifur dhe te ndryre…nuk mund te luani me te ardhmen e femijeve tane…Eshte turp per ju qe kerkoni te mbani nje pushtet me vota te shantazhuara e te vjedhura…Nuk do t’ia arrini kurre qellimit….me 23 Qershor cdo shqiptare voton Skuadren e Rilindjes, per ta Rilindur kete vend.
Dhe nese nuk voton ? automatikisht per vjeshte ? dmth te gjithe maturantet kan ngelur ? se pak jan ato qe do ta votojn PD dhe nga halli do ta vootojn se skan ku te mbyten , p i them te gjithe maturanteve te mos votojn PD , gjith kush te jete i lire ne mendimet dhe opinionet e tij, TA HEDHIM POSHTE KET DIKTATURE VOTOJM 29
E ndjejn friken e humbjes lepujt dhe tani kane filluar ti kerkojn votat edhe tek maturantet ne kembim te notave te provimeve te matures..Turp ti vije
Une nuk e shes dijen tiem, une nuk e votonj partine demokratike edhe sikur ju te em vini kater ne provim, por mos harroni se pas 23 Qershorit do te viheni para pergjegjesis per cdo shkelje te ligjit.
Po te jete e vertete dhe une personalisht e besoj, kjo eshte jo vetem e turpshme por edhe kriminale.Njerez si Sali Berisha te lindur ne shpella,te pa qyteteruar ne origjine, te brujtur qe ne djep nga dhuna dhe etja per te qene i pari i fisit bejne cdo gje per te rruajtur karigen.Historia jone 22-vjecare postkomuniste e verteton plotesisht kete.
qeveria esht ekthyer ne nje grumbuj batakcijnsh t epa marrur vesh qe vetem mendojne vetem te marrin vota me presione te ndryshne mbi shkollen dhe notat qe marrin aty
nga partia socialist enuk ka pasur kurr kshu aktesh nepotike e korruptive q eimplikojne drejt epr drejt shtetin ne lidhje me sistemin arsimor sesi e ka shkaterruar tere politiken e kulturene marrjes se votave
berisha duhet shporrur nga ky vend nje ore e me pare sepse nuk po lejon qe te kemi shtet ligjor anti korruptiv dhe te punoje per sistemin arsimor e jo kundra tij ne shqiperi
Në Kamëz kryetari Xhelal Mziu u fut në çdo klasë ku zhvillohej provimi i letërsisë, dhe u thoshte administratorëve në sy të nx. “lëri të kopjon ca se jan demokrat këta e do votojnë për pd”