Të ndryshojë ligji i zgjedhjeve

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

E nderuar Dita! Më pëlqeu shkrimi i z.Andrea Stefani mbi dekriminalizimit disa numra më parë. Dua të sqaroj disa gjëra. Dihet që partitë politike përpilojnë listat e kandidatëve për deputetë. Dihet që parlamenti bën ligje dhe gjykatat zbatojnë ligjet e nuk mund t’i ndryshojnë ato. Duhet të ndryshojë ligji për zgjedhjet. Në parlament të futen ata që marrin votën e elektoratit dhe zëvendësimet të bëhen nga ata që kanë më shumë vota, jo me listë shumë emërore. Kjo do të rrisë cilësinë e parlamentit dhe u pret rrugën për të hyrë në të kriminelë, hajdutë, servilë e qurravecë. Kjo shton përgjegjësinë e parlamentarëve ndaj elektoratit. Nuk do të ketë më orkestër me tavolina e karrige dhe as boksierë etj. Komandanti, Manëz, Durrës.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *