Të nisësh një biznes në vendin tonë, vetëm 2 procedura

anazapta

Të nisësh një sipërmarrje të re në kohë krize është rrisk. Kjo kërkon një studim të detajuar të tregut, mundësive që afrohen dhe garancive të suksesit. Por një pjesë e rëndësishme në një nisje të mbarë të biznesit janë dhe procedurat e çeljes së tij. Në këtë drejtim qeveria shqiptare po punon që për periudhën 2014-2020, të marrë një sërë masash për reduktimin e barrierave për të bërë biznes. Për këtë ajo ka hartuar një strategji ku flet për reduktimin e procedurave të nisjes së biznesit nga 5 që janë tani vetëm në 2 të tilla. Sipas strategjisë së hartuar thuhe se veç shkurtimit të mëtejshëm të procedurave koha për marrjen e një leje ndërtimi nga 436 ditë do të reduktohet në 35 ditë, koha për furnizimin me energji elektrike nga 177 ditë do të reduktohet në 45 ditë, koha për regjistrimin e pronësisë, nga 33 ditë reduktohet në 13 ditë, koha për pagesën e taksave nga raportimi on line reduktohet me 125 orë. Një pjesë e rëndësishme e kësaj strategjie është për procedurat doganore të eksport-importit, ku flitet për reduktimi i kohës për eksport nga 19 ditë në 4 ditë, reduktimi i kohës për import nga 18 ditë në 3 ditë, reduktimi i numrit të dokumenteve për eksport nga 7 në 3, reduktimi i dokumentove për import nga 8 në 4 ditë. Po kështu zbatimi i kontratave sipas kësaj strategjie flet për reduktimin e afateve kohore të procesit gjyqësor si dhe reduktimin i procedurave. Një lehtësim i tillë i procedurave të biznesit do të japë mundësi që të tërheqë më shumë investitorët e huaj në vendin tonë, duke e bërë Shqipërinë tërheqëse dhe po ashtu t’u japë mundësi sipërmarrësve të rinj dhe ata që guxojnë të hynë në botën e biznesit ta kenë më të lehtë nga ana burokratike të nisin sipërmarrjen e tyre të re.  

Share This Article
1 Comment
  • Vertet qe nje te hapesh nje bisnes ne Tirane (Shqiperi) nuk eshte e veshtire, madje eshte fare e lehte por kur te provosh ta mbyllesh do shikosh qe eshte aq e veshtire dhe e komplikuar sa nuk mund te imagjinohet.
    Kjo mund te krahasohet me nje rrjete qe gryken e hyrjes e ka jo vetem te gjere, por edhe te lakmueshme e te luer me lende reshqitese, ndersa fundin e ka te mbyllur fare e duhet te perpelitesh gjate qe te mund te dalesh prej saj.
    Nevoitet lehtesira administrative edhe kur te kerkosh ta mbyllesh nje bisnes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *