Të pacipë! Skualifikohet për katër ndeshje portieri i Barcelonës

anazapta

Skualifikohet, por me një çmim të rëndë portieri i Barcelonës, Viktor Valdes, i cili akuzohet se ka fyer albitrin në fund të klasikes kundër Realit të Madridit javën e kaluar. Mbrojtësi i fundit do të është skualifikuar për katër ditë.

Valdes në fund të ndeshjes kundër Realit i ishte drejtuar arbitrit Perez Lasa dhe asistentëve të tij me ulërima fillimisht në fushë e më pas në tunelin për në dhomat e zhveshjes: “Jeni njerëz të pacipë!” Si rrjedhojë Valdes nuk do të luajë në kampionat kundër Deportivo la Korunjës, Majorkës, Rajo Vajekanos në shtëpi dhe në transfertë në fushën e Selta Vigos. Barcelona pritet të apelojë vendimin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *