Gjykata e Lartë ka rrëzuar përfundimisht pretendimin e një qytetari nga Durrësi për ndjekje penale ndaj tetë kryeministrave që kanë kryesuar qeveritë shqiptare pas vitit 1990, përshi edhe aktualin, Edi Rama.
Në kallëzimin e tij, Nikoll Prenga pretendonte se krerët e qeverisë ndër vite duhet të hetoheshin për “shpërdorim të detyrës”. Sipas tij, veprimet dhe mosveprimet e kryeqeveritarëve kanë qenë shkak i shkatërrimit të pasurive kombëtare dhe tragjedive materialejetësore.
Përmes një vendimi të shpallur më 22 shkurt 2016, një kolegj penal i Gjykatës së Lartë nuk pranoi ankimin e kallëzuesit Nikoll Prenga.
Kolegji penal i kryesuar nga gjyqtari Admir Thanza ka arritur në përfundimin se ankimi i paraqitur nga kallëzuesi Nikoll Prenga është i pambështetur në ligj dhe si i tillë nuk duhet të pranohet.
“Kallëzimi penal përmban referime të përgjithshme dhe jo fakte konkrete ndaj subjekteve të renditur si të kallëzuar nga shtetasi Nikoll Prenga”,- vendosi Gjykata.

Gjykata ka veprue drejt – Kryeministrat duhet me i pa se mos po ju mungon dicka qi skan mujt me marr gjat qeverrsjes ose me i demshpebly per dem moral ,ndersa kallzuesin duhet me e dergue ne burg per shpifje…….
Urime, i nderuari “anonim” Nikoll Prenga: Ju e fituat gjyqin!
Sepse ju pikerisht kete akuze ngrinit: cdo gje ne Shqiperi, materiale dhe shpirterore, eshte e shitur/blere nen dore, gjer edhe drejtesia e piramides se ngritur prej “shpures se tere ketyre kryeministrave”.
Ju, sigurisht, e merrnit me mende se nje gjyq i tille nuk mund te shkonte deri ne fund: Aq me teper kur edhe ku i me-ne-fundmi, fortlartesia e Tij Edi Sali Ilir Bamir Ramiz Enver Hoxhe Rama, perfshihej ne liste duke qene ne Fuqi.
Por, me te drejte, Kolegji refuzues i ankeses Suaj, pretendoi se akuza juaj nuk mbeshtetej ne Ligj dhe ne Fakte: se pari sepse Ligji, edhe ligji, eshte i Tyre.
Se dyti, ju pa dashur (per te qene sa do si leksikisht formal, ligjor ne terma) shpreheshit se ata, krieministrat, kishin “shperdoruar detyren”…
Me lejoni te shprehem zoteri, me besoni: ATA e kane kryer detyren qe moren persiper, dhe Fakti eshte Shqiperia qe eshte, realja, ne duar te tyre dhe te emisareve te tyre, qe nuk ka si behen te ditur perderisa Shqiperia vazhdon udhen ne drejtimin e paditur edhe si e rilindur…
Ah, tjeter fat do kishte kauza Juaj, sikur te merrej persiper nga Avokati, pra per Ngjelen eshte fjala, por ai ende pret qe Rama te prishet me Meten dhe ta vendos ate ne krye te Drejtesise, qe sapo ju refuzoi Ju…
Na duhet te presim, edhe pak, pra, i nderuar Prenga.
Patjeter more “Kauza u fitua”,
fjale pa fund, per te dale tek “avokati”.
Mjere kjo rrace, per avoketerit qe ka. Jane aq lokuente, saqe nuk flasin dot, sepse gjithmone kane nga ndonje patellxhan ne goje,,,here ate te Saliut e here te Edit Rilindes.
Ky rreth vicioz hajdutesh, nuk ka ku te gjeje sherim perbrenda. Jane deri ne fyt ne gropen e gjirizit, te gjithe.
Ndaj duhet presion nga aktoret perendiomore dhe ngritja e nje strukture te re politike, per te pare sukses shqiptaret.
Kauza nuk u fitua. Ajo ka mbetur aty ku ishte,,,,ashtu sic kane mbetur aty ku ishin edhe hajdutet shqiptare me gojoret qe u shkojne pas.
Nuk eshte kauze per “avokatin”, kjo e Z.Prenga. Ai lloj avokati, nuk njeh kauza. Ai eshte kot.
Avokati pa asnje avokaturw, kedhtu quhet Ngjela, Gjergj, kete thashe edhe une. A nuk ishte ai avokati i Sali Bwrishes pas 1997?
Dhe tani na fton te presim dwri ne kalendat te bindwmi se vetem ai eshte pwr Reformen, pra me Akuzen/Ceshtjen Prenga.Rama bje pa Meten, por re dy keta bjen pa mbajtur Berishen, dhe akuza Prenfa ndaj quhet E Fituar, se ATA te Gjithe, perfshire Ngjelen, qe nuk ndjehet per kete rast (pak rendesi ka emri a Subjekti Prenga ne vetvwte). Pra, jemi ne nje linje, zoteri Gjergj.
Ke sh. te drejte Rozafa,gjykata kujdeset ne MAX per pasurimin e kryeministrave,sepse prej tyre pasurohen dhe vete
kjo tregon se gjyqtaret i zgjedhin kryeministrat qe te vjedhin e te mos denohen. Kjo eshte Shqiperia, prandaj se mos gaboni e nuk i votoni Kryeminstrat hajdute