Dërguar me SMS
në numrin e redaksisë
Shqipëria është më keq sot sesa ishte më 1920-ën. Se atëherë kishte shpresë. Kishte Rilindas të vërtetë dhe jo si këta të sotmit. Vura re njërin që shkruante tek DITA online, “Ti flet si kaur dhe jo si shqiptar”. Domethënë sipas tij të krishterët nuk janë shqiptarë! Del atëherë se hoxha Irfan nga Kosova paska të drejtë kur thotë se shqiptarët në këtë vend i solli turku! Kam filluar të pendohem rëndshëm që e kam urryer Enver Hoxhën. Ai paska qenë ilaçi i këtij vendi.