Të paktën një përgjigje për PAK

Dita

Ka dy vjet që PAK nuk protestojnë,nuk dalin më në rrugë. Vetë PAK ulërasin e bërtasin, por brenda mureve të shtëpisë. Tashmë ligji famëkeq  93, i Korrikut të vitit 2014,për të cilin  PAK bëri protestën e fundit, ka gjetur një zgjidhje tjetër për ata. Si në asnjë vend tjetër të botës në Shqipëri ligji ka krijuar organizata për PAK. Janë këto organizata që sipas ligjit kanë të drejtën të mbrojnë interesat,jo vetëm PAK,por edhe familjeve të tyre. Por çfarë kanë bërë deri më sot?

PAK u shkelen të drejtat çdo ditë. Atyre ju mohohen pagesat që u njeh ligji për shkak të aftësisë së kufizuar. U mohohet rimbursimi i transportit,hiqen nga puna,ndërpriten financimet për shërbime të posaçme. Por çfarë bëjnë organizatat kujdestare që ju ka caktuar ligji,të ngarkuar për shërbimet edhe mbrojtjen e interesave të tyre? Shoqata e të Verbërve si organizata më aktive e Shoqërisë civile në Shqipëri,me 10 000 anëtarë dhe mbrojtësja reale e interesave të tyre ,ka protestuar që nga viti 2009 vazhdimisht. Në vitin 2010, i ka kërkuar ato gjyqësisht duke ngritur padi kundër 384 komunave e bashki. Disa gjykata e kanë njohur këtë të drejtë,madje në disa rrethe këto edhe janë ekzekutuar,duke u kthyer të verbërve edhe shoqëruesve nga 1 milion lekë të vjetra.

Kështu i kanë marrë këto pagesa në Kukës, Has, Skrapar edhe janë duke u ekzekutuar në Pogradec,Bajram Curr etj. Shumica e gjykatave të tjera e anashkaluan duke vendosur pengesa proceduriale, kur për fat të keq asnjëra nuk mori kurajën t’i rrëzonte në themel pretendimet e Shoqatës,për të thënë se nuk ju takojnë. Nëse do të kishte ndodhur kjo: për ne do të ishte fat pasi Gjykata e Lartë do të merrte një vendim unifikues për të gjithë. Këto gjyqe nuk mund të vazhdohen më, pasi në vitin 2012,e drejta e gjykimit I kaloj Gjykatës Administrative e cila zbaton rigorozisht afatet kohore të shkurtra të cilat tashmë i kemi humbur. Një tjetër problem I madh është edhe rimbursimi i transportit. Për afro 50 muajve me ligj të verbërve edhe paraplegjikëve, ju është hequr e drejta e udhëtimit falas në transportin urban për vete edhe për shoqëruesin, edhe me gjysmë çmimi për transportin interurban. Kuvendi ngarkoj qeverinë të përcaktonte kriteret,masën edhe procedurën të cilat do të ishin të detyrueshme nga organet e pushtetit vendor.

Për fat të keq ky ligj u rikonfirmua me ndryshimet që ju bënë ligjit kuadër për transportin publik 8308. Kështu të verbrit,paraplegjikët edhe I gjithë PAK,kanë humbur mundësinë e rimbursimit të transportit,pasi qeveria ende nuk ka përmbushur detyrimet e saj ligjore për përcaktimin e masës,kritereve dhe procedurën. Sikur një abone mujore  për transportin urban të ishte 10 mijë lek të vjetra,dhe 5 000 mijë të vjetra për transportin interurban. Rezulton se PAK edhe shoqëruesve të tyre u janë mohuar deri tani , rreth 1 milion e gjysmë lek në total. Të gjitha këto detyrime rrjedhin nga ligji edhe jo nga kontrata. Është në funksionin kushtetues të qeverisë edhe të institucioneve të tjera publike të zbatojë ligjin. Nuk ka asnjë arsye që atë që na jep ligji,t;ja kërkojmë qeverisë nëpërmjet gjykatës . Qeveria ka pasur vullnet për të respektuar kontratat me biznesin dhe kjo është shumë mirë,por  përse nuk ka të njëjtin vullnet për të respektuar ligjin për PAK i cili qëndron mbi kontratat. Rreth 9 000 të verbër i janë drejtuar me peticione kryetarëve respektive të bashkive edhe ministrave përgjegjës të Mirëqenies edhe Financave,por deri tani asnjë përgjigje

Ku janë organizatat që mbrojnë interesat e PAK?Ku është Këshilli Ndërqeveritar ?Ku janë përfaqësuesit e PAK të emëruar në këtë Këshill nga qeveria?Përse mungojnë reagimet e PAK,kur u shkelen të drejtat,kur hiqen nga puna? Çka ndodhur me organizatat e PAK?

Sigurisht tutoria që është vendosur me ligj për tu kujdesur për to, për të mbrojtur interesat për to e familjet e tyre ,nuk ka këtë qëllim. Qëllimi I vërtetë është që ato ti marrin zërin PAK,dhe të kontrollojnë organizatat e PAK,në dëm të vetë PAK

Mbetemi në mëshirën e politikës ,kur ajo të ndërgjëgjësohet  deri sa kauza e mbrojtjes së të drejtave të njeriut për grupin e PAK,të jetë objektiv prioritar i saj

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *