Të paktën tre vatra të reja në Shkodër, nuk dihet ende nga e kanë marrë virusin të infektuarit

Ornela

Brenda 24 orëve në vendin tonë janë regjistruar vetëm 7 raste të reja me koronavirus. Sipas raportit të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë, brenda ditës janë kryer 162 testime, prej të cilëve 7 kanë rezultuar pozitivë.

Prej tyre, 4 të infektuar janë konfirmuar vetëm në qytetin e Shkodrës.

Sipas ABC News personat në Shkodër nuk dihet ende se ku apo nga kush mund ta kenë marrë virusin. Njëri prej tyre jeton në lagjen Kiras, dy të tjerë në Livadhe dhe një tek Stacioni i Trenit.

Pra, i bie të jenë tre vatra të reja.

Kështu, numri i personave të infektuar deri më tani në Shkodër është rritur në 49.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *