Lidhjet korruptive politikë-biznes dhe kompanitë guaskë janë shtuar, raporti i TI: Hapa pas, edhe në vendet e zhvilluara

Ornela

 

Korrupsioni nuk është eksluzivitet i vendeve të varfra. Raporti i përvitshëm i Transparency International ka bërë një pasqyrë të thelluar të gjendjes aktuale të shteteve më të zhvilluara në botë për sa i përket korrupsionit.

Asnjë shtet nuk ka marrë notat maksimale dhe sipas raportit, sidomos ne shtetet perëndimore, ku llojet e korrupsionit janë më të rafinuara dhe shpesh më të nëndheshme, vija që ndanë politikën nga bota e biznesit vazhdon të jetë e turbullt.

Ndryshe nga vendet më pak të zhvilluara, ku korrupsioni merr formën e ryshfetit dhe përvetësimit të fondeve, në ekonomitë e zhvilluara ai shfaqet në trajtat e lobimit dhe ushtrimit të influencës nga personat me pushtet në këmbim të favoreve.

Hapa mbrapa

Rezultatet e raportit të Transparency për vitin 2021, tregoi edhe një herë se shumë nga vendet me performancën më të lartë, kanë bërë shumë pak “për të ruajtur integritetin e sektorit publik”.

Disa prej tyre, kanë bërë hapa të shumta prapa gjatë dekadës së fundit, si Australia (e renditur 13/180) dhe Kanadaja (18) të cilat humbën respektivisht nga 12 dhe 10 pikë që nga viti 2012.

SHBA – e 27-ta në listë – humbi gjithashtu 9 pikë që prej vitit 2015. Për herë të parë në 10 vite, Shtetet e Bashkuara nuk janë më pjesë e 25-es më të mirë.

Në Austri, raporti tregon për rastin e ish-kancelarit Sebastian Kurz i cili u përfshi në dy çështje – një në maj, kur ai u akuzua për dëshmi të rreme gjatë një çështjeje korrupsioni në Ibiza në vitin 2019, dhe një tjetër rast në tetor, kur një hetim tjetër e akuzoi atë për abuzime me fondet publike gjatë kohës kur ishte ministër i jashtëm në vitin 2016.

Në Kanada, kryeministri Justin Trudo dhe ministri i financës Bill Morno, u përballën me kritika gjatë vitit 2020, lidhur me disa prokurime publike të dhëna për fondacione, të cilat drejtoheshin nga familjarë të tyre.

Në Gjermani, deputetë nga partia e ish- kancelares Angela Merkel u akuzuan se ishin pasuruar me anë të prokurimeve publike që presupozohej të përdoreshin për të blerë maska si dhe për të bërë lobim gjatë pandemisë.

50% e gjermanëve mendonin se kompanitë vendase mbështeteshin tek paratë dhe lidhjet e tyre në qeveri për të fituar tendera dhe prokurime publike.

Një mal me sekrete  

Pavarësisht luftë së hapur ndaj ‘kompanive guaskë’ – kompani jo aktive të cilat përdoren për manovra të ndryshme financiare – individët e përfshirë në afera korruptive në të gjithë botën gjithnjë i gjejnë mundësitë për të përvetësuar fondet publike si dhe për t’i shpëtuar drejtësisë, duke e fshehur identitetin e tyre pas korporatave sekrete të cilat janë të bazuara në vendet më të zhvilluara të botës.

Vitin e shkuar, ngjarje si Pandora Papers, ndihmuan për të vënë në pah magnitudën reale të problemit të korrupsionit në rang global.

Një komunitet gazetarësh nga e gjithë bota publikuan fakte që tregonin se si zyrtarë të lartë, oligarkë dhe miliarderë nga e gjithë botë fshihnin identitetin e tyre me ndihmën e firmave ligjore apo korporatave të ndryshme që shtireshin si kompani kontraktuese – në vende si Singapori, Hong Kongu, Emiratet e Bashkuara dhe SHBA.

Një nga hetimet zbuloi se si një firmë e bazuar në Dubai kishte hapur kompani guaskë anonime për politikanë dhe biznesmenë në 17 shtete afrikane – duke i ndihmuar të lëviznin pasuritë e tyre përtej detit.

Ndërsa një tjetër hetim i Pandora Papers zbuloi se si politikanë dhe biznesmenë që akuzoheshin për korrupsion në vendet e tyre, përfitonin nga boshllëqet në legjislacionin e Zelandës së Re, duke i lëvizur llogaritë e tyre anonime atje.

Një tjetër formë korrupsioni sidomos e pranishme në Mbretërinë e Bashkuar dhe Australi, është blerja e pronës së patundshme – një treg i cili në këto vende vazhdon të mbetet i zhytur në fshehtësi dhe ligje të interpretueshme.

Në Zvicër, problemi i parave të pista vazhdon të jetë tejet i pranishëm. Në një kohë që bankat, agjentët imobiliar dhe korporatat duhet të jenë rojtarët e sistemit financiar, duke mos lejuar hyrjen e investimeve me para të pista, në shtetin zviceran ndodh shpesh e kundërta.

Noterët dhe avokatët zviceranë vazhdojnë të ushtrojnë detyrën pa qenë të detyruar me ligj për të ndaluar formimin e kompanive guaskë që më pas përdoren specifikisht për pastrimin e parave.

Në Irlandë, qeveria u bë pjesë e akuzave se kishte ‘strehuar’ para të dyshimta nga ish-elitat qeveritare të Uzbekistanit.

Ndërkohë, saga e Danske Bank, e cili ekspozoi rolin e kësaj banke në pastrimin e parave në Azerbajxhan dhe Rusi, vazhdon të rëndojë mbi Danimarkën dhe Estoninë.

 

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Kot lodheni se nuk ka asnje te ngjashem me cndodh ne Shqiperi….se atje o jspin doreheqje o I merr zvarre prokuroria…..

  • Ne Shqiperi Edvin Rama dhe mafia rilindase vjedh hapur,Kryeministri nuk eshte prononcuar asnjehere per akuzat ndaj tij,drejtesia nuk rreagon fare.
    Ne SHBA nuk i dhan mandatin e dyte Donald Trump dhe akuzave te tij per vjedhje te votave Joe Biden ju pergjigj se,nese vertetohet vjedhja e nje vote te vetme do perseriten zgjedhjet.
    Ne Austri ish-kancelari Sebastian Kurz (per gjera qe Rama ne Shqiperi ben i hapur fare) dha menjehere dorheqje duke i hapur rruge hetimeve.
    Ne Gjermani deputetet e CDU-se nen presionin jo te opozites por deputeteve te CDU-se dhan dorheqje menjehere per ti hapur rruge hetimeve.Rreagimi gjermanve,CDU-ja humbi zgjedhjet ndaj minorances.
    Ish Kryeministri Maqedonise ka dhene dy here dorheqje,ndersa superhajdutit Rama as nuk i shkon ndermend,megjithese eshte ng me te korruotuarit ne Bote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *