“Të pastrojmë Shqipërinë”, nis në të gjithë vendin aksioni 6 mujor

Leda Hysa

Ashtu siç ishte paralajmëruar, sot ka nisur aksioni ‘Ta pastrojmë Shqipërinë’ i cili do të zgjasë 6 muaj.

Në prononcimin për mediat kanë folur, dy ministrat e Mjedisit, z.Blendi Klosi dhe homologia e tij në Kosovë, znj. Albena Reshitaj.

Ata kanë ftuar të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e aksionit dhe se kjo nismë do të vazhdojë dhe në Kosovë.

Albena Reshitaj tha se aksioni do të zhvendoset edhe në Kosovë. “I jam bashkuar nismës për të ‘Pastruar Shqipërinë dhe Kosovën’ . Projekte të përbashkëta për të mbrojtur mjedisin. Bukuritë tona meritojnë të mirëmbahen.

Besoj që kjo është iniciativa e parë e imja në një projekt të përbashkët. Mesazh të gjithë qytetarëve të dy vendeve për të pastruar vendin tonë. Duhet të jemi shembull për pastrimin e mjedisit. Bashkërisht do të shikoni shumë shpejt rezultatet. Jemi në prag të mbledhjes së dy qeverive, ne e filluam aktivitetin e përbashkët” deklaroi ajo.

Mbledhja e dy qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës do të zhvillohet në datë 27 Nëntor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *