Të pasurit që janë një për qind e botës shumë shpejt do të zotërojnë më shumë se pjesa tjetër e popullsisë. Kjo sipas një studimi të organizatës së bamirësisë kundër varfërisë Oxfam. Hulumtimi tregon se pasuria e pasanikëve u rrit nga 44% që ishte në 2009, në 48% vitin 2014.
Sipas të dhënave të fundit të Oxfam, të pasurit që tashmë janë një për qind e botës, do të zotërojnë më shumë se 50 për qind të të gjithë pasurisë botërore, duke filluar nga viti 2016. Studimi vjen në prag të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, në të cilin marrin pjesë udhëheqësit kryesorë politikë dhe të biznesit nga e gjithë bota.
Drejtoresha e Oxfam, Winnie Byanyima, a cila do të bashkë kryesojë samitin e Davosit, tha se do të bëjë thirrje për masa urgjente me qëllim ngushtimin e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve. Në një deklaratë përpara tubimit, ajo tha se shkalla e pabarazisë globale ishte “thjesht tronditëse, duke shtuar se është koha që udhëheqësit tanë të marrin vendime dhe masa mbi interesat e tyre vetjake për një botë më të drejtë dhe të begatë.
Organizata kundër varfërisë u bën thirrje qeverive të miratojnë një plan prej shtatë pikash për të trajtuar pabarazinë, duke përfshirë një përpjekje kundër evazionit fiskal nga kompanitë dhe mbështetjen për punëtorët e thjeshtë. Studimi vjen vetëm një ditë pas deklaratës së presidentit amerikan Barack Obama, i cili tha se duhen rritur taksat ndaj të pasurve për të ndihmuar klasën e mesme.

Të pasurit do të bëhen akoma më të pasur dhe të varfrit akoma më të varfër? Ja ku jemi në Shqipëri,-nuk e shihni që kështu po ndodh? Krijuam borgjezinë e djathtë me saliun në krye, tani po krijojmë borgjezinë e majtë!? Populli ku rri ndërmjet këtyre borgjezive? Si ore nuk e shihni,-ja ku e kini? Te këmbët! Tung!