CIKËL SHKRIMESH, IN-MEMORIAM
Ca kohë më parë kryeministri në detyrë Sali Berisha i deklaroi bashkësisë së komunitetit europianë së qeveria, që ai drejton, mbetet plotësisht e angazhuar në garantimin e mbajtjes së zgjedhjeve të lira e të ndershme në datën 23 qershor 2013. Garancinë Berisha e dha, ndërkohë që nga ana e këtij komuniteti mbajtja e një procesi zgjedhor që të garantoj respektimin e votës së lirë të shqiptarëve është vënë si kusht themelor për hapjen e bisedimeve për marrjen e statusit të vendit kandidat nga ana e Shqipërisë.
Të njejtën garanci kryeministri ia artikuloi në formën e angazhimit solemn edhe sekretares së shtetit amerikan Hillari Klinton, edhe komisionerit për integrimin të Bashkimit Europian, Shtefan Fyle, gjatë vizitës së bërë në Tiranëe. Por garancinë ia përsëriti si refren,më së fundmi, edhe një sërë personaliteteve të larta të diplomacisë euro-atlantike, si dhe disa ambasadorëve të akredituar në Tiranë, midis të cilëve, atij amerikan, Arvizu, homologut të tij të BE-së, si dhe ambasadorit të OSBE-së. Të cilët nuk di të thotë kush nëse e kanë besuar garantin Berisha, ndërkohë që është e sigurt se ndër shqiptarët shkalla e besueshmërisë së garancive që jep Kryeministri është tepër e ulët.Dhe kjo për dy arsye. Së pari,nisur nga përvoja e të gjitha proceseve zgjedhore të shkuara, dhe, së dyti, sepse shqiptarët e dinë tashmë se Kryeministri në detyrë e ka praktikë të deklarojë bajatueshëm pikërisht atë gjë që nuk bën.Gjë që ka ndodhur, po ndodh dhe është se sigurt se do të ndodh edhe me garancitë për zgjedhjet e 2013. Me procesin e votimit për të cilin, ndërsa podiumeve e mediumeve Berisha zotohet se do të jetë “i lirë” dhe “i ndershëm”, në prapaskenën e kulisave, ja ka dalë të instalojë një strukturë aspak premtues për të garantuar një të tillë cilësie.Nga që në strukturën e lartë administruese të këtyre zgjedhjeve të pritshme, spikasin zyrtarë të identifikuar si manipulues procesesh zgjedhore. Si psh Ferdinant Pone e Arben Ristani. Që të dy të njohur si mbajtës të posteve të zvendësministrave të Punëve të Brendshme, por dhe të njohur ndërkombëtarisht si manipulatorë të proceseve zgjedhore gjatë viteve të ikura. Si ministër të Brendshëm, Sali Berisha, që ka garantuar zgjedhjeve të ndershme e të lira në 2013, ka emëruar Flamur Nokën. Një ish bodigard partiak të vetin, i cili në përgjigje të garancisë kryeministrore, veprimi më i parë që bëri ishte manipulimi i listave të votuesve të Kukësit. Por edhe i listave të të tjerë qarqeve të vëndit. Listës së zyrtarëve të pabesueshëm për të garantuar garancinë e kryeministrit për pasjen e zgjedhjeve të qershorit 2013 të lira e të ndershme i shtohet edhe kryetarja e KQZ, Lefteri Lleshi.Një e përzgjedhur nga paradhoma e kryesueses së Parlamentit, Xhozefina Topalli, e njohur si berishiste fanatike.
Por, një tjetër tregues që bën ta shohësh si demagogji garancinë e kryeministrit për zgjedhje të lira e të ndershme në 2013 është dhe e shkuara. Historiku i mbajtjes së proceseve përgjatë viteve të ikura, ku lëvizin e kanë gjurmët e veta edhe zyrtarë administrues të zgjedhjeve 2013.Cilët janë ata?
Ndërkohë që elektorati shqiptar i është drejtuar kutive të votimit, më shumë se tetëmbëdhjetë,dmth mesatarisht një herë në çdo pesëmbëdhjetë muaj, pyetjet që lindin janë: Çfarë kanë bërë votuesit shqiptare post komuniste: kanë zgjedhur me dëshirë dhe votë të lirë udhëheqësit e tyre, kanë dhënë zgjidhje politike sipas dëshirës e me vullnet të lirë, apo janëe futur vetë nën zgjedhën e politikës. Për të konkluduar, nga sot e në vazhdim, rubrikën e dossierit do të nis publikimi i ciklit “Të pathënat e zgjedhjeve paskomuniste”, nëpërmjet të cilit synojmë të sjellin realitetin e mbajtjes së proceseve zgjedhore të viteve të shkuara.
VITI 1991 – RAMIZ ALIA THYEN LIGJIN. MANIPULIMI ME KUTITË.
PROTESTA, KRIMI I PARË PASZGJEDHOR.
Opozita kërcënon me bojkotim të zgjedhjeve
– Trupa sampistësh dhe ushtarësh që transportoheshin me kamion “Ifa” shkonin për të votuar sa në një qendër votimi në tjetrën edhe pse nuk qenë votues të tyre. Por shkelja më flagrante e ligjit ishte transmetimi i fjalimit programatik të sekretarit të Parë të KQ të PPSH, Ramiz Alia, në kohën e heshtjes zgjedhore, si edhe futja nëpër qëndrat e votimit e kutive të mbushura, me fitoren e PPSH, nga punonjësit e policisë, e cila mbajti peshën kryesore të manipulimeve…
==============
Në 31 marsin e vitit 1991 shqiptarët shkuan përpara kutive të votimit duke qëndruar midis alternativës ose të linin në pushtet, për të dyzet e gjashtin vit, Partinë e Punës të Shqipërisë (PPSH-në), ose ta zëvendësonin atë me opozitën e porsalindur. Duke qënë se partia e vetme e asaj kohe zotëronte makinën gjigande të shtetit, së bashku me mjetet potente të agjitacion propogandës, ndërkohë që opozita porsa ishte lejuar të krijohej, peshkaqeni 45 vjeçarë nuk e pati të vështirë ti fitojë këto zgjedhje. Megjithatë edhe opozita nuk mbeti pa gjë. Në vlerësimin e përgjithshëm zyrtar procesi i votimit u konsideruan si korrekte, kurse në fakt nuk qe i tillë edhe pse PPSH u shpreh e bindur në fitoren masive.
Pa përmendur parregullsi të tilla “të vogla” si : hapja e votimeve pa qenë ende present përfaqësuesit e opozitës nëpër komisionet zgjedhore, shpërndarja e veshmbathjeve dhe ushqimeve, duke ju thënë votuesve të votonin për PPSH (Berat), mosrregjistrimin e arixhinjve që u vihej si kusht të votonin për PPSH-në, dhe ndryshimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, kur kishte kaluar afati ligjor (Maqellare), mosrregjistrimin e shumë të rinjve dhe hedhjen e votave jashtë qendrave të caktuara ( Laç – Librazhd ), regjistrimin e sampistëve dhe makinat ” IFA “ me ushtarë që votonin nëpër qendra të ndryshme ( Shkodër – Tiranë ), etj. , si shkeljet më ë rendë ligjore, dhe si manipulimet më të mëdha, duhen përmendur fjalimi programatik i ish Sekretarit të Parë të Komitetit Qëndrore të Partisë së Punës të Shqipërisë, Ramiz Alia, – i transmetuar sistematikisht edhe një ditë para mbajtjes së votimeve, madje diku edhe paraditen e ditës së dielë, kur votimet kishin nisur, pra atëherë kur ligjërisht kjo gjë ishte e ndaluar, – si edhe futja nëpër qëndrat e votimit e kutive të mbushura, që më parë me fitoren e PPSH, nga punonjësit e policisë, e cila mbajti peshën kryesore të manipulimeve. Sidoqoftë kandari i vullnetit të lirë të votuesve shqiptarë në këto votime rëndoi nga partia dyzetë e gjashtë vjeçare, e cila mundi të fitojë më shumë se gjashtëdhjetë përqind të votave. Por si shkoi shoqëria shqiptare deri në këtë datë ?
Të përcaktuara për tu zhvilluar ditën e diel, 10 shkurt 1991, zgjedhjet e përgjithëshme parlamentare u shtynë për në datën 31 mars 1991. Lidhur me motivin e kësaj shtyrjeje, në dekretin përkatës, citohet: ” Me kërkesën e partive dhe organizatave politike, si subjekte elektorale, lidhur me situatën e krijuar dhe që tu jepet mundësia për të marrë pjesë me kandidatët e tyre edhe partive të krijuara rishtazi…”.
Bëhej fjalë jo vetëm për disa ish-organizata, si Fronti Demokratik, Bashkimet Profesionale, Bashkimi i Grave, Bashkimi i Rinisë, Komiteti i Veteranëve të Luftës etj., leva të PPSH-së, sikurse citohej, por edhe për t’u dhënë mundësi konkurimi me kandidatë pjesëmarrës partisë së porsakrijuar Demokratike, asaj Republikane dhe organizatës “Omonia”, të emërtuara si forca opozitare.
Në të vërtëtë, sikurse dëshmojnë dokumentat e asaj kohe, kjo shtyrje e mbajtjes së votimeve nuk del të ketë rrjedhur nga vullneti dhe dëshira e Alisë, për tu lenë hapsirë përfaqësimi forcave të reja politike opozitare, por ishte një vendim i imponuar.
“Në qoftë se nuk shtyhet data e zgjedhjeve, së paku tre muaj, opozita ka vendosur t’i bojkotojë ato, madje ka deklaruar se do t’i bëjë thirrje popullit të mos dalë në votime”, – ka qenë fraza e komunikimit të Ramiz Alisë me anëtarët e tjerë të udhëheqjes së lartë komuniste, në mbledhjen e jashtëzakonëshme të Byrosë Politike , të mbajtur në datën 09 dhe 10 janar 1991, për të diskutuar situatën e re politike në vend.
Mbledhjen e forumit më të lartë të Partisë së Punës, vinte pas një takimi që Alia kishte pasur me përfaqësuesit e Partisë Demokratike, ndërsa ishte dekretuar data e zgjedhjeve. Kërkesa e vetme këmbëngulëse e përfaqësuesve të PD-së kishte qenë shtyrja e zgjedhjeve, që të krijoheshin kushte për një konkurrencë të barabartë midis subjekteve elektorale.
Megjithë kohën e shkurtër që kishte në dispozicion, Partia Demokratike ja doli të fuste kandidatët e vet në të gjitha zonat qytetare dhe në pjesën dërmuese të atyre fshatare, ku ndikimi i strukturave komuniste ishte dominues. Përfaqësimi i Partisë Republikane ishte më i reduktuar, kurse ai i organizatës “Omonia” kryesisht në zonat me popullsi minoritare. Të rreshtuara për startim në një atmosferë që si kolonë zanore kishte parrullat: “ Komunistët, njerëz që shohin larg”,-“ Anëtarët e PPSH-së, anëtarët më të vendosur”, etj., këto votime u fituan lehtësisht prej ish- kastës së politikës së vjetër të kryesuar nga Ramiz Alia, udhëheqësi që pasoi diktatorin Enver Hoxha.
Ditën e premte pasdite, date 29 mars 1991, pra dy ditë para mbajtjes së votimeve, Ramiza Alia u takua me zgjedhësit e zonës së tij elektorale, me nr. 218, para të cilëve mbajti një fjalim të vlerësuar “si programatik”. Takimi u mbajt në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve. Ky fjalim i tij u ritransmetua zhurrmshëm edhe përgjatë ditës së shtunë e të dielë, ndërsa vazhdonte votimi, duke shërbyer si parathënie e asaj që do të vinte më pas…
Në komunikatën e publikuar në dt. 03 prill 1991, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i kryesuar nga Rexhep Meidani, deklaroi se: Për të votuar ishin regjistruar 1 977 516 zgjedhës, në 5480 qendra votimi. Kishin marrë pjesë 1 956 139 zgjedhës, që do të thoshte 98.92 %. Nga 250 zona elektorale zgjedhjet ishin zhvilluar të rregullta në 249 zona. Subjekti politik Partia e Punës e Shqipërisë fitoi në 162 zona, baraz me 64.8 % të votave, subjekti politik Partia Demokratike fitoi në 65 zona, baraz me 26 % të votave.”Omonia”, nga 5 zona fitoi në tre zona elektorale, Komiteti i Veteranëve fitoi në një zonë elektorale, nga 6 zona të kandiduara. Duke qenë se në 10 zona asnjëri nga kandidatët nuk arriti të grumbullonte shumicën absolute të votave, 34 konkurentë kaluan për të garuar në turin e dytë. Mbajtja e tyre u bë në dt. 07 prill dhe këtë herë fitorja i takoi PD-së.
Mbi bazën e këtyre rezultateve Presidiumi i Kuvendit Popullor vendosi thirrjen e kuvendit në sesionin e tij të parë, në datën 15 prill. Ndërkohë, në deklaratën e nxjerrë, ndërsa përshëndeste për fitoren, Komiteti Qëndror i Parisë së Punës tërhiqte vëmendjen për humbjen në zonën 218 të kryeqytetit të kandidatit Ramiz Alia që ishte Sekretari i Përgjithshëm i këtij komiteti. Në të theksohej se “Ky realitet tregon se puna e partisë në këto zona, sidomos lidhjet e klasës punëtore me rininë dhe inteligjencën kanë qenë të dobëta. Humbja e shokut Ramiz Alia është e papritur dhe e pamerituar…”. Personi që e mposhti Alinë ishte inxhinjer, quhej Frano Kroqi dhe ishte kandiduar nga Partia Demokratike.
Krimi i parë pas-zgjedhor
Për të kontestuar rezultatin zgjedhor, të cilin e vlerësoi tërësisht të manipuluar nga komunistët, Partia Demokratike organizoi një miting, duke zgjedhur qytetin e Shkodrës, simbolin e antikomunizmit, si vendmbajtjen e tij. Për nga numri i pjesëmarrësve. protesta ishte madhështore. E acaruar nga numri i madh i policëve, punonjësve të Sigurimit dhe forcave të tjera të rreshtuara për të mbrojtur institucionet partiake, protesuesit sulmuan godinën e Komitetit të Partisë së Rrethit, dhe duke thyer barrikadën e forcave mbrojtëse e pushtuan atë. Bilanci i kësaj proteste antimanipulim pati fund tragjik pasi së bashku me shkatërrimin dhe djegien e ambienteve e simboleve të komunizmit, u regjistruan katër të vdekur nga forcat e protestuesve. Të ndjerët, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, humbën jetën, sikurse u deklarua zyrtarisht nga Partia Demokratike, prej plumbave të lë lëshuar në drejtim të tyre nga snajperat e policisë speciale,e cila e kontrollonte gjithcka nga lartësitë e godinave përreth, duke shënuar kështu krimin e parë në historinë e proceseve elektoralë paskomuniste.Edhe pse për zbardhjen e këtij krimi u hetuan, dolën para bankës së drejtësisë dhe u dënuan disa kuadro të lartë drejtues të pushtetit komunist të asaj kohe, e vërteta e autorësisë së këtyre vrasjeve mbeti dhe mbetet ende e dyshimtë.
Zoteri Shyti ! Me keqardhje me duhet t’ju them se shkrimi juaj eshte nje pacavure dhe mashtrim per opinionin publik. Nese kjo gje vjen nga mosdija apo nga ligesia, kete e dini ju. Po ju bej te ditur vetem disa gjera ” te vogla “:
1. Zgjedhjet e 31 marsit 1991 ( megjithe disa mangesi reale ) jane konsideruar si te mira dhe shume te mira nga te gjithe vezhguesit nderkombetare. Madje, perfaqsuesi i Anglise arriti deri aty sa tha se ” Do te deshiroja qe edhe ne vendin tim te beheshin zgjedhjet kaq te lira “. Edhe opozita e kohes e pranoi rezultatin, beri disa verejtje teknike dhe u perpoq qe per humbjen t’ia linte fajin fshatarsise dhe ushtrise qe votuan ( sipas saj ) per PPSH.
2.Sa i perket ngjarjes se 2 prillit, duket qarte qe , jo vetem je inkompetent, por edhe shume i lehte ne trajtimin e saj. PD asnjehere nuk e mori persiper organizimin e asaj demonstrate. Nga ana tjeter, ti pretendon se demonstrimi u be kunder manipulimit. Cilit manipulim ? Aq me pak ne Shkoder qe s,behej fjale per manipulim. Atje PD fitoi 70 % te votave dhe deputeteve. Po te donte te bente manipulime, PPSH do te kishte manipuluar rezultatin e votimeve per zonen e Ramiz Alise, dhe nuk e beri. Ti pretendon se numri i demonstruesve ishte madheshtor. Nga e din dhe nga e nxjerr kete konkluzion ( nga RD-ja e kohes ). Ne demonstrim nuk kane qene me shume se 5-6 mije vete te manipuluar dhe keqperdorur. Ti thua ( me mendjelehtesi ) se demonstruesit u acaruan nga prania e forcave te policise qe mbronin objektet shteterore. Pse, cfare don ti zoteri, qe policia te mos kryente detyren ( si atehere, edhe sot ).Keshtu, mund te justifikosh edhe dhunuesit e ligjit me 21 janar 2011, por ky gjykim nuk i pershtatet shtetit ligjor.Nga prania e policise ne vendet ku shkelet ligji, acarohen vetem kriminelet dhe shkelesit e ligjit. Pastaj, ti zoteri i shet opinionit publik konkluzione qe nuk i ka arritur asnje ekspertim mjeko-ligjor apo balistik dhe as vete procesi gjyqesor i kohes, i komanduar nga Sali Berisha. Si e verteton, psh. faktin se ” viktimat u vrane nga snajperat e policise ” ? Ne fund, ti hedh poshte gjithcka ke thene rreth asaj ngjarjeje me pare, kur thua se ” E verteta e autoresise se ketyre vrasjeve mbeti dhe mbetet ende e dyshimte “. Atehere, nga i nxore konkluzionet pararendese? Nga RD-ja?
Eshte mire te jemi me dinjitoze dhe te mos flasim ” kodra pas bregut “. Nese pranoni t’ju ndihmoj ( dhe jeni i interesuar te dini te verteten e asaj ngjarjeje dhe procesit qe e pasoi ) ju rekomandoj te lexoni librin ” Procesi i Shekullit ” i shkruar nga Nafiz Bezhani ( avokat i familjeve te viktimave- i caktuar nga berisha dhe Imami ) si dhe librin ” Kush vrau me 2 prill ? “, te shkruar nga njeri prej oficereve te denuar per ngjarjen.
Z. Xhovani, me falni per kritiken qe po ju drejtoj, por eshte e pamundur te mos reagosh kur inteligjenca e ka te pamundur ne logjiken e saj, te pranoj fyerje te tilla, te stilit ‘opinion-formuese’.
Opinioni juaj, mbeshtetet mbi fakte te paverteta dhe dezinformime. Opinioni juaj eshte subjektiv, i percipte dhe i perfshire nga nje patos tipik ballkanik. E keqja nuk qendron, tek fakti se ju merrni guximin dhe shkruani opinione te tilla, qe per mendimin tim, s’duhet ta kalonin pragun e sirtarit te zyres suaj personale, por ne momentin qe i publikoni ne nje faqe te tille publike, ju duhet te ndjeheni pergjegjes per dezinformime te tilla publike, te cilat kane nje kosto jo pak te konsiderueshme.
Dilni ne konkluzione personale, qe e kalojne karakterin juridik te kesaj ceshtjeje, per te mos folur per gjykimin ne nivelin politik. Detyra juaj, si ‘opinion-formues’ ju obligon te shfletoni disa libra mbi kete ceshtje dhe te kaloni ne nje filter vezhgimi dhe nje dosje juridike, per te patur guximin dhe per te dale ne konkluzione te tilla.
Nga shkrimi juaj duket, se kete gje, nuk e keni bere aspak dhe po perpiqem te gjej arsyen se nga buron ky guxim ‘opinion-formues’ i bazuar ne te paverteta……….sigurisht, qe nuk buron nga nje gjykim i thelle profesional, por nga nje vleresim siperfaqesor, i tipit ballkaniko-pasionant-fatalist.
Misioni i opinionistit , po ashtu si edhe ai i gazetarit, eshte te transmetoje te verteten dhe kur ky mision ka deshtuar, ju nuk mund te jeni me ‘opinion-formues’ dhe as gazetar, pasi keni zhbere misionin baze te gazetarise: percjelljen e se vertetes.
eshte mire kur shkrimet ndezin polemika por nuk eshte e drejte qe prej mosleximit drejt te tyre te nxiren konkluzione te paqena,te fyhen autoret dhe te ndizen pasione te panevojshme qe jane pjese e ndegjegjeve te perlyera. lexova me qetesi shkrimin e gazetarit shyti dhe me vjen keq qe dy reaguesit i kane komentuar ato qe shkruhen ne te me aq pasion dhe duke u mbeshtetur ne te dhena te paqena ne shkrim. se ku i kane gjetur ata te thenat e tyre nuk e kuptoj sepse ne shkrimin e z. shyti nuk ka fare as komente as konkluzione por vetem tregim i ngjarjeve qe kane ndodhur ne ate kohera dhe asgje me teper.aty nuk flitet fare per fajtore, procese gjyqesore, per hetime etj.etj. gjera qe kane zemeruar dy komentuesit qe duket se kane qene pjese e forcave te pushtet te kohes. z.shyti per mua eshte teper korekt ne ato te sjell dhe duhet pergezuar per moslenien ne harese te ngjarjeve te shkuara. te tjeret qe kane qene kompetent le te sjellin ato qe dine.
Pikerisht, me thenien tuaj ‘prej mosleximit drejt te tyre’ dole ne nje rrafsh filozofik, sepse konceptimi i drejte mbi diçka, eshte nje proces subjektiv dhe ate qe perceptoni ju ne shkrim, nuk e perceptojne njesoj dhe te tjeret dhe perderisa nuk ka nje te vertete absolute askusht nuk ka tagrin ta quaj si te tille, perfshi dhe z. Shyti. Po kjo nuk mund te na pengoje te na shprehe ate çka mendojme.
Z. Selami, nese ne qenkemi te sistemit atehere, ti i bie te jesh i Saliut me kete logjike dhe nese je, nuk ka problem edhe nese e pranon.
Hyjme ne rrafshin praktik ku kerkoni faktet:
Komentuesi i pari ka renditur faktet
1- Zgjedhjet u konkluduan nga vezhguesit nderkombetare, si zgjedhje normale, por konkluzioni i z. Shyti nuk na jep se ku u bazua, perveçse ne opinione personale dhe nuk i referohet burimit.
Mqs doni fakte, hidhini nje sy se çfare deklaruan vezhguesit, nese mund te lex. ne anglisht: (germoni ne rrjet dhe keto konkluzione do gjeni kudo nga vezhguesit, per ato zgjedhje)
Background and outcome of elections:
The 1991 general elections were the first free and multiparty ones in Albania since World War II. The polling was preceded by electoral law changes in November/December 1990 which cleared the way for multiple candidatures per constituency and the legalization of political parties. The latter development consequently ended the monopoly of the ruling communist Party of Labour of Albania (PLA).
Originally set for 10 February 1991, the election date was later postponed at the request of opposition parties headed by the Democratic Party (DP). The country’s economic ills entailing such problems as food and housing shortages or outdated factories were at the centre of the campaign debate. While both major parties acknowledged that progress would only prove possible through a market economy buttressed by massive foreign aid, they differed on the pace and scope of proposed changes, the DP advocating rapid privatisation of property and the break-up of agricultural collectives. Altogether over 1,000 candidates from 11 parties or political movements, as well as a score of independents, contested the 250 parliamentary seats.
Voting was monitored by foreign observers, who characterized the process as generally free and fair.
PLA was highly successful in rural areas, whereas DP, led by Dr. Sali Berisha, topped the urban results. News of PLA’s large overall win ignited violence in various cities. Nineteen seats remained to be filled after the first round (31 March). Final results gave the PLA a two-thirds majority. A total of 226 Deputies were newcomers to Parliament.
2-Cilesohet protesta si e organizuar nga PD, nderkohe nese minimalisht do kishit ndjekur kete gjyq, ne asnje moment PD-ja nuk e ka pranuar kete fakt- dhe te dalesh ne kete konkluzion, je ne sfera subjektive. Jane deshmi gjyqi te anetareve te PD te bera live dhe te botuar dhe ne libra, ku thuhet pikerisht e kunderta.
3- Thote se protesta u be kunder manipulimit- hidhini nje sy shifrave se sa i kishte Shkodra ne ate periudhe dhe do shikoni se s’jeni te sakte. Baza e asaj proteste s’ka qene pretendimi per manipulim.
4-Ne ç vend e ka lexuar z. Shyti te pakten ti referohet burimit, se nga e nxorri konkluzionin se protestuesit jane vrare me snajpera?? Nese nuk e ka konkluzion personal, te citoje burimin.
Ngjarjet, qe sipas jush ai rrefen nuk i ka te sakta, nese doni detaje teknike lexoni librat qe jane botuar per kete ngjarje.
Nuk eshte detyra ime t’ju informoje mbi fakte reale, eshte detyra juaj ti gjeni dhe ti ballafaqoni per te shkruar realitetin dhe jo me stil ‘fiction’.
Nese doni te genjeheni, ushqehuni me stil ‘fiction’, eshte zgjedhja juaj.
Fakt qe kundershton thenien e Xhovanit:
Pjese nga gjyqi: Ali Spahia per mitingun:
”Nuk mund te them se kishte organizatore. Ai ishte spontan dhe nuk mund ta quajme miting. Se paku PD-ja nuk e organizoi. Kete e them me siguri. Ishte detyre e te tjereve ta zbulojne……..”