Jo vetëm dhunë, por dhe shenja solidariteti: gjatë fundjavës në tre qytete të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, policia është bashkuar me manifestuesit që protestonin në emër të George Floyd duke marshuar së bashku me ‘ta, dhe në disa raste dhe duke u gjunjëzuar.
Gjesti i agjentëve të Kamden në New Jersey Ferguson, Misuri, Miami, Flint e Miçigan është bërë viral në rrjetet sociale duke tërhequr shumë lavdërime dhe duke shpërndarë një shembull që është replikuar dhe në zona të tjera të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Manifestuesit në Flint Micigan, të mbledhur para stacionit të policisë, dëgjuan fjalët e sherifit të kontesë Xhenesi, Kristofer Suanson, i cili foli me ta para se të bashkohej me protestën paqësore pasi dorëzoi kaskon dhe shkopin e gomës në shenjë paqe: E vetmja arsye për të cilën jemi këtu, është që t’ju japim zë, vetëm për këtë!

Sherifi theksoi se si agjentët e policisë në vend nuk janë të gjithë si ish agjenti Derek Chauvin, i akuzuar për vrasjen e Floyd. Ai shtoi se askush nuk duhet të mendojë për asnjë sekondë se ai përfaqëson të gjithë policinë e vendit. Ai tha se policia e adhuron popullin dhe është në rrugë për të ndihmuar njerëzit.
Jashtë stacionit të policisë së Ferguson, në shenjë respekti manifestuesit u gjunjëzuan për nëntë minuta, aq sa zgjati dhe agonia e Floyd gjatë mbytjes. Mes turmës ishin të pranishëm dhe të gjunjëzuar dhe shumë agjentë policie. Turma inkurakoi agjentët për spektaklin e solidaritetit.
Por agjentët janë gjunjëzuar dhe në zona të tjera të shteteve të bashkuara të amerikës, në kontenë e Miamit në Florida, Santa Kruz në Kaliforni, Uashington dhe Nju Jork.
l.h/ dita

Nuk besoj te jete veprim i sinqerte.
E VETMJA FALJE ESHTE
VARJA NE LITAR E KRIMINELIT TE LINDUR ME
UNIFORME!
Mos harroni se ishin dhe 2 policë të tjerë. Asnjëri prej tyre nuk e ndaloi vrasësin. Bile ai aziatiku ndalonte njerëzit në mënyrë kërcënuese, për ta ndihmuar.
Shikoni videon me vëmëndje.
Veprimi eshte i sinqerte dhe i mencur. Polici nuk veproi mire duke e mbytur me kembe zezakun. Kishte forma te tjera te ndaljes se agresivitetit te te arrestuarit. Eshte fakt qe polici dhe viktima e njihnin njeri tjetrin dhe qe ky George ishte arrestuar per kapje ne flagrance me dollare fallco. Renia me gjunje veprim i zgjuar, por i kryer me vonese, pasi pati me mijera njerez te egersuar dhe shume shkaterrime te panevojshme.
Edhe policet popull jane.
Vrasja e Flloyd ishte nje skenar per te futur kaos civil Ameriken. Ishte katalisti per ti dhene mundesine Antifa-as, nje organizate terroriste e manaxhuar e financuar nga George dhe Alex Soros ( Htman te Rothschildeve).qe te nxise dhe provokoje kaosin social mbi bazat rraciale.
Pasi njerezit e kuptuan fiaskon e pseudo pandemise Covid-19, globalisteve nuk u ka mbetur gje ne dore por krijimi i nje kaosi social. Neqoftese kjo nuk funksionon, atehere opsioni i trete eshte nje lufte boterore. Populli Amerikan, jo qeveria Amerikane, jane bastioni i vetem i lrise ne bote qe Iluminati nuk e kontrollon dot 100%. Gjithashtu, hapesira e madhe tokesore e Amerikes dhe armatimi i 80% te popullsise Amerikane, perben nje problem per planet e Iluminatit drejt diktatures Globale.
Qe te kete sukses Diktatura teknokrate Komuniste Globale, Amerikanet duhet patjeter qe te nenshtrohen, kjo sipas planeve te tyre.
cako ti po tejkalon vetveten!!
je me të vërtetë i paarritshëm në idiotësitë e tua!!
tashti na dolën dhe komunistë iluminati??pra enveri paska qënë pjesë e tyre??
gento,o copë,mund të më thuash një diçka të thjeshtë??
kur këto gjëra i di ti!!
një copë gomari me pupla.si është e mundur që nuk i dinë ata që janë të përfshirë në këtë ngjarje!!e kam fjalën për atë kulmin e mënçurisë të amerikës,trapin?si është e mundur që nuk e bllokojnë këtë organizatën terroriste”iluminati”??si nuk bëjnë të kundërtën e asaj që kërkojnë këta të ndriçuarit??përse bëjnë atë që do ajo??
më duket se bëra shumë pyetje budallaqe,dhe ti nuk mund të më japësh përgjigje të drejta!!
ndoshta të bën masë truni!!të bashkohen dy telat dhe të del tym për veshësh!!