Pas 23 vjetësh, kauza gati e shenjtë e rehabilitimit të të përndjekurve politikë, është katandisur në një mesele, ku flitet vetëm për shifra parash që atyre duhet t`u jepen për vitet e burgut.
Përmendem pak më sipër togfjalëshin ‘kauzë e shenjtë’, sepse me një vlerë kaq të lartë çmoheshin atë kohë ata njerëz, ajo kastë heronjsh, të gjallë e të vdekur bashkë, që e kishin paguar shtrenjtë kundërshtinë ndaj rregjimit. Dhe duke qenë kështu, “dëmshpërblim” kryesor për ta konsiderohej që “të bëhej Shqipëria”, ajo për të cilën ata kishin vuajtur mizorisht dhe që e kishin ëndërruar, ndonëse më pas u luajt dhe karta e rehabilimit në shoqëri, me bonuse të ndryshme sociale, përfshirë dhe pagesa në të holla për vitet e burgut. E tani, debati për ta ka ngecur vetëm te tufat me kartmonedha që ata ëndërrojnë të marrin për ta shtyrë ca, në aq vite sa u kanë mbetur, se ajo më kryesorja, Shqipëria, zorr se do bëhet, ashtu siç ata e deshën.
Dhe ky sindrom, është shndërruar në një epidemi mbarëshoqërore tek ne: vetëm të bëjë ca para, pa në djall Shqipëria!

Te perndjekurit kerkuan gjithmone demshperblim lekesh per vete dhe nuk kerkuan demshperblim per Shqiperine qe vuajti diktaturen. Keta ish te denuar mblidheshin vetem per leke e jo kur shikonin krye-persekutorin FEHMI ABDIU qe drejtonte Gjykaten Kushtetuese, apo SPARTAK BRAHON qe eshte deputet e kryetar komisioni per Siguri Kombetare (?!). Po te jene me shume idealiste e me pak materialiste do kishte per ta respekt me shume.
Para disa ditesh lexova letrën e hapur, publikuar në gazetën “DITA” nga Atli Kamberi, pinjoll i një familjeje të nderuar dibrane, persekutuar nga ish-diktatura, drejtuar kryeministrit shqiptar Edi Rama. Nëpërmjet letrës së tij, shkruar me sinqeritet e qytetari, ai i kërkon kryeministrit Rama, mbështetjen për përmbushjen e detyrimeve dhe të drejtave ligjore të parealizuara të kësaj shtrese, madje siç shprehet në letër, të shpërfillura si mashtrim e denigrim i qëllimshëm prej pushtetit të PD, nën dirigjimin e ish-shërbëtorit të bllokut komunist Sali Berisha. Në letër, zoti Kamberi, shpreh gjithashtu pendesën e madhe, që ai dhe shtresa e tij kanë mbështetur me bindje verbale, një individ si Sali Berisha, futur si misionar i Katovicës në krye të PD, tinzar deri në intriga kundër drejtuesve të lëvizjes së Dhjetorit ’90 dhe themeluesve të PD, i cili ashtu si kauzën e studentëve përdhosi me tradhëti edhe kauzën e madhe të ish-të përndjekurve për demokraci, duke i masakruar me mashtrime, dhunë, keqpërdorje për përfitime politike e brak
I nderuar zoti Kamberi! Fakti që ju i drejtoheni kryeministrit Rama për mbështetje është një e drejtë dhe për më tepër është besim i plotë, që ju keni tek kjo qeverisje në raport me kërkesat e tuaja. Sa kuptova nga fryma dhe përmbajtja e letrës, kuptova se qëndrimi juaj, dëshmon që kërkesën nuk ia bëni kryeministrit Rama “për politikë”, as si “kundërvenie”, siç kanë nisur të bëjnë disa grupime të tjera, të cilat i kërkuan Edi Ramës si me telekomandë qysh ditën e parë të qeverisjes, ato detyrime që ua kishte “borxh” Sali Berisha, por që sa ishte në pushtet Sali Berisha, ato nuk guxonin t’i kërkonin asgjë nga të drejtat e tyre të parealizuara, madje e duartrokitnin mitingjeve. Nisur prej pjesës së letrës tuaj, ku Sali Berishën e quani tradhëtar të idealit dhe besimit tuaj me epitetin “gjellë e pështirë e kuzhinës katoviciane të Ramiz Alisë”, dua t’ju ju bëjë një kujtesë krejt shoqërore, të sinqertë.
I nderuar Atli! Unë e kuptoj mirë zhgënjimin tuaj prej PD, prej Sali Berishës, madje dhe prej disa drejtuesve të shoqatës tuaj që u bën “oturakë” të Sali Berishës si misionarë kundër shtresës tuaj. Së pari është dinjitet denoncimi publik që i bëni qëndrimit të shëmtuar e antinjerëzor që PD dhe Sali Berisha, kanë mbajtur fshehtas e haptaz kundër dinjitetit dhe të drejtave tuaja. Po kështu, letra juaj është distancim dhe shkëputje prej PD e Sali Berishës. Edhe pse letra juaj apelon hallin tuaj si shtresë shoqërore, mendova që pas leximit të saj, të mund t’ju kujtoj se jeni pikërisht vetë ju ish të përndjekurit, ata që keni dëmtuar e tallur veten tuaj, jetën tuaj, sakrificën tuaj, familjet tuaja, fëmijët tuaj, historinë tuaj. Në kuptimin më të plotë të fjalës dhe faktit, ju ia keni bërë “mëkatin”, dëmin vetes. Pse po ta them këtë, i nderuar Atli? Po ta argumentoj:
– Ju ish-të përndjekurit politikë e futet dhe e mbajtët në gji “djallin” Sali Berisha, ju e votuat, ju e mbështetët, ju i thurrët edhe këngë “trimërie” e legjenda “anti-komuniste”.
– Ju, ish-të përndjekurit politikë i mbushnit sheshet e mitingjeve dhe i “puthnit” me devocion e symbulltaz dorë e këmbë, sikur ai “djalli” juaj, të ishte “Shenjti” i lirisë dhe jetës tuaj.
– Ju, ish-të përndjekurit politikë të diktaturës, keni vuajtur dhe po vuani prej 23 vitesh “mëkatin” tuaj të pafalshëm as nga brezat, as nga shqiptarët e madje as nga Zoti, mbasi në fillimet e pluralizmit politik shqiptar, propaganduat, lejuat dhe pranuat t’ju përfaqësonte e komandonte komunisti, spiuni dhe shërbëtori besnik i familjeve të kupolës së lartë të ish-bllokut komunist.
– Ju po vazhdoni të vuani “mëkatin” tuaj kundër të ardhmes tuaj, që prej 23 vitesh mbështetët, kënduat, duartrokitet dhe ngritët në kult si “heroin e lirisë tuaj”, armikun tuaj Sali Berisha.
– Ishte dhe mbetet “mëkati” juaj i pafalshëm, që vlerësuat dhe trumbetuat Sali Berishën si “heroin e lirisë tuaj”, kur ju e dinit shumë mirë që ai ka qenë 25 vite komunist e sekretar i PPSH, oborrtar e familjarë blloku.
– Ishte dhe mbetet “mëkati” juaj i pafalshëm që ju e vlerësuat, propaganduat dhe ndoqët pas Sali Berishën si “hero anti-komunist”, si “shpëtimtari juaj”, kur në fakt e dinit shumë mirë që ishte i desantuar në krye të lëvizjes demokratike e të PD, si krye-misionar “katovician” i ish-bllokut komunist.
– Ishte dhe mbetet “mëkati” juaj i pafalshëm, që vlerësuat dhe trumbetuat Sali Berishën si “heroin e lirisë tuaj”, kur e dinit shumë mirë që ai ishte spiun sigurimi dhe dëshmitar gjyqesh kundër ish bashkëvuajtësve tuaj, që ka përgjuar, denoncuar shumë kundërshtarë të atij regjimi, të cilët pas spiunimeve të tij kanë përfunduar në internime, çmendina, burgje, litar e plumba.
– Ishte dhe mbetet “mëkati” juaj i pafalshëm, që ju e besuat verbërisht Sali Berishën, kur provuat gjatë pushteteve të tij mashtrimet, duke u detyruar të ngujoheni shumë herë në greva urie për shkaqe ekonomike, për shkak të të cilave po me urdhër të Sali Berishës jeni rrahur me kamxhik brenda e jashtë mjediseve të grevave, brenda e jashtë zyrave të shoqatës, brenda e jashtë qelive të pushtetit të tij, brenda e jashtë shtëpive të tyre, duke bërë edhe akte ekstreme me vet-djegie vdekjeprurëse.
– Ishte dhe mbetet “mëkati” juaj i pafalshëm, që mbështetët si “qorra” shkatërruesin tuaj Sali Berisha, personazhi që edhe pse ju vet-digjeshit për bukën e gojës prej mashtrimeve e dhunës së tij, ai iu quante “fundërina, halabakë, mbeturina të shoqërisë.
– Ishte dhe mbetet “mëkati” juaj i pafalshëm që i shkuat pas Sali Berishës si ushtar të vërbër për 23 vite, paçka se ai nuk lejoi dënimin politik të krimeve të komunizmit (të tijat) në parlament.
– Ishte dhe mbetet “mëkati” juaj i pafalshëm që betoheshit e votonit qorrazi për Sali Berishën dhe partinë e tij katoviciane, paçka se ai nuk e përfilli zërin tuaj për hapjen e dosjeve të ish-spiunëve të sigurimit (të tijën).
—————————
Pjesa nga letra e Atli Kamberit, drejtuar kryeministrit Edi Rama:
“Besuam PD, partinë e Katovicës të komanduar nga “gjella e pështirë” Sali Berisha
“… Ne besuam, luftuam dhe kontribuam në fitoren plebishitare të Marsit 1992, të Partisë Demokratike dhe të aleatëve të saj, pse kishim nevojë të inkurajoheshim, të mbështeteshim, të integroheshim në shoqëri, si pjesa më fisnike dhe e vuajtur e saj. Shpresuam tek qasja e qeverisë së dalë pas zgjedhjeve drejt nesh, se e meritonim atë. Nuk e kishim luksin të hamendësonim që Sali Berisha, kjo “gjellë e pështirë” e “kuzhinës katoviciane” të Ramiz Alisë, ishte servirur në kohën e duhur, në vendin e duhur, në krye të Partisë Demokratike, për shpëtimin e udhëheqjes së lartë të PPSH nga përballja me drejtësinë, si dhe shkatërrimin e shtresës së ish-të përndjekurve politikë. Ky njeri i cili u ngjit në karrierë duke u shfaqur dhe bërë foto me fëmijët e diktatorit, mundi t’ia dalë mbanë me të ardhur në pushtet, të paralizojë këtë shtresë, t’i kundërvërë mes njëri-tjetrit, t’i përçajë deri në ekstrem, me ato ligjet e mallkuara që nxirrte dhe dekretonte, me qëllimin e vetëm të mos kishte kokëçarje, për të sunduar i qetë. Duart e stërgjatura me shkopinj gome të tij, rrekeshin të binin pa mëshirë, mbi lëkurën e fyshkur nga burgjet e diktaturës, të atyre që vetëm halli i kishte detyruar të mbylleshin në greva urie…”.
” …nje ” demshperblim …
” qe sigurisht do ta marrin.Me shume BESIM,me shume OPTIMIZEM.
Perparim ,po ti mor njeri mos e ke pasur gje baben hetues ????
Me duket se dhe mamin do e kesh pasur sekretaren e sekretarit te komitetit te partise .Keqardhje nqs eshte keshtu .
Zt.KAMBERI kishte shkruar vertet nje leter me klasin qe na karakterizon
ku bente dhe nje “mea culpa ” …por ty nuk te mjafton .
Vazhdon drejton gishtin me ” ju ,ju dhe vetem ju …..”
Po ti gen sklleverish dhe analfabetesh koperativist ku ishe ????
Ndermjet ktyre akuzave qe na rreshton ,ku eshte ajo fraza lapidare e
kryeministrit te partise pink “ikni te partia e juaj “????KU ESHTE DEMSHPERBLIMI QE MAJKO I DHA FEHMI ABDIUT ????
KU ISHTE KLASA JOTE KUR U NGUJUAN NE TROTUAR DHE U BEN PISHTARE HUMAN ??????
ah ,harrova, ju jeni te afte vetem te jeni kokepalar …tani e harruat bllokun dhe po hani ngjala .
A e di sa pasardhes te ish te persekutuarve ka flakur ne rruge ripjellja jote ???
Mos harro ,se e kish premtim ne fushate demshperblimin ,ai mesuesi i vizatimit dhe i vetepunesuar kryeminister .
A i di direktivat e keshillit europian ,per hapjen e dosjeve dhe denimin e krimeve te diktatures , jo se eshte nje nga kushtet per hyrjen ne BE .Dhe qershori ,nuk ka nje pamje te bukur .
Dhe historikisht ,duhet te dish mire Perparim ,qe vetem luksin te na kete armiq nuk mund ti lejoj vetes .{kjo “simpati ” ne fakt i ka themelet qysh kur i jati varte poetet…jo meqe po flasim per krime komuniste
Perparim ,ktu nuk flitet vetem per te drejtat e nje klase te caktuar
duhet te dish mire ,se kur i mungon liria qofte dhe nje personi te vetem …shume shpejt do te vij radha dhe ty .Ne fakt ju skllever keni qene …gjithmone udheheqesin keni brohoritur .
Berisha iku , dhe kjo nuk dmth qe duhet nje kopje e tij ,apo qe duhet ti japim po kaq kohe .Mos harro qe ato vite ,kte klase e gjeten te lodhur dhe te drobitur .Sot nuk eshte me keshtu .Sa shkolle kemi bere ne ,ju si keni ore gjumi ende dhe me duhet te kujtoj qe jemi 30% e popullsise . Qeveria e rilindasit kokepalar i ka te gjitha numrat te bej reformat e duhura ,jo vetem ne drejtim te ksaj klase .Ligji i lustracionit eshte ne tryezen e tij ,do ishte mire te fillonte nga puna
se nuk i dihet cfare sjell koha .
Do ishte mire qe dhe ti mos te drejtoje vetem gishtin me
ju ,ju ,ju ,
sepse sot jeni ju ne bangen e te akuzuarve
KENI 47 VITE KRIME NE KURRIZ !
JENI JU QE DUHET TE KERKONI NDJESE PER BABALLARET TUAJ
{ligjin per lustracionin berisha e ka sjell 3 her ne kuvend ,pergjigjen ik merre nga Gramoz Ruqi dhe Sabri Godo ,Gjoni e sa derra ju perfaqesojne }
O ti injorant qe paske bere kaq shume shume shkolle sa te tjeret kane fjetur gjume. E para e punes hiqe ate pseudonimin Dream se eshte ofendim per endrrat e nje populli. Ti ke enderruar dhe enderron nje pushtet ku idhulli yt komunist Sali Berisha eshte ose kryeminister ose president. Nga komenti yt duket sikur vjen nga familje e perndjekur por ne vetevete mbart ideologji komuniste.
Ne qofte se ke bere shkolle, atehere duhet ta kesh kuptuar qe qe ata qe u perndoqen nga sistemi komunist per idealet e tyre demokratike, nuk enderruan per diktaturen berishiane ku prape partia dhe kryetari ishin mbi te gjithe.
Eshte ideologji komuniste ose fashiste te besh me pergjegjesi femijet dhe pasardhesit per veprimet e babait dhe te gjyshit.
Shkolle mbase ke bere, por akoma s’e ke kuptuar qe partia komuniste vdiq me Enver Hoxhen. Partia Socialiste e sotme nuk ka asgje te perbashket me Partine Komuniste. Ne qofte se ti fillon te merresh me biografite e njerezve atehere nuk je me i mire nga sigurimsat dhe prokuroret komuniste qe denonin njerez vetem ne baze te biografise.
Te paska lene diktatura me semundje. Lirohu nga keto komplekse. Nuk ka fytyre Berisha qe te shaje Ramen per prejardhje komuniste. Sekretari i partise shan per komunist dike qw nuk ka qene kuure as
Ish koperativist i lumtur dhe sot emigrant i frustruar .
radhen tjeter do te shkruaj me emrin
Kristaq Rama …do enderroni buste diktatoresh
deri aq ju kane lene te enderroni
pyete njeher kryeministrin ,sa vjec ka qene kur babi firmoste ekzekutimin e poeteve ???
AQ SA TI VIJ TURP DHE
TE KERKOJ NDJESE !
Kjo nuk eshte biografi ,eshte e verteta dhe e kaluara juaj e palavdishme
pikerisht pse vetedeklarohet jo komunist te hape dosjet ,te miratoje ligjin e lustracionit
ktu te tregoje qe nuk eshte i varur nga baballaret e tij dhe nga keshilli i te urteve
mos me trego mua komplekset ,tufa te kolektivizuara , as prekuroret
sepse jane po ata qe po ju qeverisin ,JENI RIPJELLJA E BRAHOS ,NACOS ,,,,,,,
Kompleksi im i vetem jane keto shifra
914 mije vite burgu
259.146 vite internimi
6027 te pushkatuar
34.135 te perndjekur politik
Ne raport me nr e popullsise kjo ju ben bisha te kuqe terrorriste ,nqs kjo e ka emrin Sali ,apo Kristaq ,apo Edvin mua aq me ben .
Mua me duhet DREJTESI ,DOSJE TE HAPURA
RESPEKT ,NGA KUSHDO DHE SIDOMOS NGA JU KELYSHAT E TYRE !!!!!!!!
Dream= Veronika,
Na çave Zdërren me keto biografit e tua!
Po paske mbledhur aq vrer ne Zemer sa je bere si nje Merimange e zeze e helmatisur!
Kush te ma mekuar me kete fryme hakmarrjeje dhe inatçeshe primitive?…
O Debile e fandaksur,
Edhe mua me pushkatuan politikisht babainne 1956- ten, por duhet te kerkoj tani shpagim, siç kerkon ti?!…
Une e kuptoj qe ka patur edhe te internuar qe e kane pesuar per nje fjalegoje, por te internuarit nuk mund ti futesh te gjithe ne nje thes!
Se ka prej tyre spiune, vrases, kriminele, hajdute, si kudo ne bote! Dhe per ata shteti prandaj eshte, kush i ku dervihet ligjit, paguan pasojat…Nĕ rast se perndjekja jote eshte bere padrejtesisht, shko ne gjykate dhe padit Fajtorin dhe mos ha m..t kot me keto lloj derdellisje.
Duhet ta kuptosh nje here e mire o D e b i l e,
se jetojme ne Demokraci dhe ne kete lloj sistemi jane te gjithe te barabarte , bashkjetojne edhe ide te kunderta dhe ti nuk ke te drejte te kerkosh denime kolektive te nje sistemi qe tashme ka vdekur perfundimisht….
Ne Pushtet mund te vije edhe Brahua, edhe Saliu, edhe Edi, edhe ti edhe une…
Ti dhe Nastradini jeni bere si morra Pi….i, me kete revansh hakmarrje qe kerkoni!…
Nje sistem i tere nuk diskutohet se te ka bere keq ty dhe mua, por pergjithsisht se çfare realizoi per perparimin ekonomikoshoqeror te nje Populli.
Je bere shume e bezdisur me kete hakmarrje primitive qe kerkon!….
A e kuptoooooooooooooooooooooooon?…
Se hiqesh dhe si e ditur, e shkolluar.Ku je shkolluar, ne Hene apo ne Mars, se na hiqesh e superinternuar?!…
Shoku Neti ,mos te lene nervat
qetesohu
Duket sa zhvillim moret ,qe nga fjalori jot dhe nga qendrimi neper dyert e botes ,si zogjte e korbit .
Shpagimi eshte klasa jote
ju vrisni mbas shpine .
Drejtesia eshte dicka tjeter !
{une jam shume e re ,pra u shkollova mjaftueshem ,dhe per 40 vjet do u tregoj baballaret qe ju rriten }
Dream-e, prej Veronika….
U diskretitove si Veronik dhe ke filluar te na dalesh si Enderrimtare!…
Medet, medet.
Çfare kerkon me kete lloj revanshi?
Ne se do pushtet, kerko te votojne , behu deputete, pomunde behu dhe Kryeministre e Presidente dhe lufto po te perkrahen njerzit me vota, qe te besh ligje dhe te realizosh hakmarrjen tende primitive!
Sa per mua, mos ma qaj hallin se i kam duart floridhe Zemren si ajo e Nene Terezes….Ne kete bote vetem kam ndihmuar kur kam patur mundesi dhe nuk e njoh thiken pas shpine…As revansh nuk kerkoj.
Ne se sot punoj e jetoj jasht Shqiperise, ndihem i kenaqur dhe ne Shqiperi vij sa here te me doje Zogu Qefit…
E more vesh?!…
Nuk jam pishman per kete, sepse , pa me thuaj, shumica e shqiptareve jane brenda apo jasht Shqiperise?!…
Ti dhe nje pjese si puna jote shikoni vetem pas….Por pas, siç thoshte i ndieri babai im, pas vetem Suma eshte…Puno moj Lumemadhe dhe shiko perpara!….Mos u merr me fantazma te se kaluares.A e degjove Ambasadorin e Shtetit amerikan si tha?…Shikoni te ardhmen, jeta keshtu e ka e sotmja e qesh te djeshmen…
Sot Patriot eshte kush punon e jeton ndershmerisht dhe ai qe ka mundesi te hap nje vend pune dhe jo ti mbaj syte nga qeveria, apo nga qielli , se nga qielli vetem shi bie…dhe nga nje here dhe bresher!…
@autorit
avash, avash o zoteri, se ke marr revan te madh duke ja vene keto pika ne kurriz ish te perndjekurve. Na del sikur vetem keta e perkrahen e votuan Saliun. Ke ke votuar ti zotrote na thuaj njehere? cfare mundesish kish shqiptari te votonte ose partine komuniste te rinovuar(PS) ose ate te ndruar emrin( PD). Shiko zotrote pergjegjesine qe ka gjithe populli per kete gjendje 23 vjet, gjith historine te genjyer kemi qene, dhe te liq, dhe injorante, dhe frikacake, dhe armiq te njeri tjetrit. Shko bej ti jeten e tyre njehere ne internim dhe pastaj shkruaj artikuj.
Zoti ose zonja Bocari, edhe une kam votuar ne vitin 91-92, PD-ne, por tatepjeta e PD-se, erdhi ne qeverisjen e dyte, ku shume figura te nderuara, qe ishin baza reale e kesaj partije, ishin skarcuar.
Perse shume ish te petndjekur, i dhane voten qorrazi PD-se se Sali Berishes, mbas vitit 97.
Ketu eshte ceshtja, jo viti 91 -92.
Zoti Perparim Halili, keni shprehur bindshem dhe shume bukur, te gjitha shqetesimet, qe shume komentues te nderuar, ne faqet e shtypit te lire shqiptar, kane shprehur pa rezerva, ne gjithe keto vjet, sidomos ne 8 vjecarin e dyte te qeverise Berisha.
Mund te permend ketu shume emra komentuesish, qe kane shume te qarte, ne mendimin e tyre, jane shume dhe sdua te harroj ndnje, por qe te gjithe e kane shprehur, me shume se nje here, qe Sali Berisha eshte ky dhe ka bere kete edhe ate.
Ndersa ne qeverisjen e dyte, qe filloi ne vitin 2005, PD-ne e zaptuan, ish sigurimsa.
Por perseri ish te perndjekurit politike te diktatures komuniste, nuk kishin sy te shikonin.
Une ne komentin tim, i dhashe te drejte ish te denuarit politik, por eshte shume e drejte shqetesimi qe ngre artikullshkruesi, me te drejte.
Dhe pyetja qe bejne shume shqiptare te ndershem eshte:
Perse ju ish te denuar te komunizmit, u bete pale me diktaturen berishiane, dukeshkaktuar keshtu, nje tjeter tragjedi klasore, me voten tuaj symbyllur, mbajtet ne pushtet, nje sherbetor te diktatures qe ju denoi dhe nje diktator qe riprodhoi nje tjeter grup te persekutuarish.
Une si ish i denuar politik, nuk kam marre dhe nuk kam shpresuar te marre asnje qindarke, se e mora jeten time vete ne dore dhe nuk doja tja shtrij doren, pikerisht spiunit te sigurimit dhe sekretarit te partise se Enverit, Sali Berishes dhe kete qendrim e kam mbajtur kurdohere, kam qene i prere ne qendrimin tim.
Por une i bej pyetjen, atyre ish te denuarve politike, qe mbajten Sali Berishen ne pushtet.
Kush duhet ti paguaje, te persekutuarit e diktatures se dyte, qe une e kam quajtur, Diktatura Berishiane, qe u mbajt ne pushtet, nga vota juaj?.
Mund te dalin shume qe te thone se nuk isha une, kam qene kunder e tjera ligjerime si keto, por e verteta eshte se ISH TE DENUARIT POLITIKE, SKISHIN DIJEN E DUHUR, PER TE ARDHMEN E TYRE.
JAM SHUME DAKORT ME zotin PERPARIM HALILI.
Pse,sepse kishit shume njerezet te diktatures ne radhet e Juaj edhe ndermjet 2 te keqija zgodhen te keqen kishe ma te vogel per ta. Po ju ku shit per t’i thirre keta ne radhet e Juaj?.
Kryeministri rama bile duhet qe vertet e konsideron kete si nje gje sine qua non per demokracine tone…shpresoj te mos jeté si te tjeret para tij e te mbaje fjalen shpejt.
Une gjithmone e kam quajtur vehten te humbur,kur i kam dhene te drejten e pa diskutushme
njeriut qe nuk ka shume vlere,por nga ajo qe ai ka thene dhe vepruar i takon vleresimi.
Me ti o Perparim une Tartufi jam prezantuar tek{ Fjala e lire e Terziut}Ti nuk ke shume vlere
per tu vleresuar,por ti te erdhi ne shteg nje viktime ,qe nuk ka as idene me te vogel ne kete
ngatrese dhe me pergjigjen qe i jep….{ une te jap te drejte} Do te te thoshija per ta mbajtur
ne koken tende ne kujtese…. Te burgosurit politik nuk jane ata qe kane ndjekur nje sharlatan komunist,por dikush tjeter qe ju nuk e keni takuar kurre,se ata jane ne kasollet e
tyre te heshtur e te zgjuar duke kuptuar lojen e madhe qe eshte kunder tyre.Zhurma qe eshte bene me te burgosurit politik eshte loja e perpunuar me llumin e tyre,per tju ulur
vleren,jo vetem nga ky sharlatani i zbritur nga pyjet e geshtenjave me shoke,por dhe nga
ky llumi i krahut tjeter i ketij shulit te gjate qe ka mar detyren e te parit,per te pritur dhe
lexuar dhe letra po nga keto viktima.Sharlatanet opingare dhe stanar te PDdhe te PS i
frikeson nje grup tjeter te burgosur. qe nuk i kane rreshtuar dot ne karvanin e tyre.ata nuk
presin meshire nga te shtipurit sharlatane.Keta te burgosur qe ti nuk i di akoma dine shume
mire e kane te gjithe kete bot te perendimit dhe te lindjes,qe eshte mbushur terre vese te
ndyra kundera tyre se nuk bejne dot kompromise me ta.
@horri bulevardit
ti thua ; “Diktatura Berishiane, qe u mbajt ne pushtet, nga vota juaj?”
A mund te me thuash se sa eshte numri i ketyre ish perndjekur ?
kush ishin ata 2 apo me shume milion shqiptare qe votuan saliun ne 1992, e me vone? Sa kollaj e heqim ne pergjegjesine nga b.. jone.
Po Meta qe i dha ne 2009 mundesi Saliut te rizgjdhet dhe sot eshte i zgjedhuri i vitit dhe kryetar kuvendi.
Si nuk u lodhet duke kerkuar viktima te reja. Jamm dakort se ky grup mund te kish kish bere zgjdhje me te mire, por a mund te zgjdhnin keta PS ? Mendoj se per ate qe ngjau ne Shqiperi per 23 vjet me radhe ky grup ka pafajesine me te vogel, dhe keto kundervenie per mua jane aspak njerezore, por kane lidhje me ate pjese se erret te karakterit te shqiptarit, futja tjetrit ku te mundesh. Ne kemi akoma LSI dhe PD dy perfaqesuese te krimit ne politiken shqiptare dhe merremi me e lagu se lagu.
@Bocari, e para nuk eshte kundervenie, kjo se ne shumicen e komenteve, kemi qene ne nje linje, keshtu qe mos e merr personale.
Edhe ne zgjedhjet e para te mbas luftes, partija komuniste, fitoi bindshem zgjedhjet, ta lejme ate pjesen e manipuluar, fitoi se doli nga nje pushtim dhe shqiptaret sishin fajtore se votuan partine komuniste dhe Enver Hoxhen, se nuk e njihnin as komunizmin e as Enverin.
Por me kalimin e kohes, shqiptaret e pane, gabimin dhe u desh dhuna, qe ti bente zap.
E njejta gje ndodhi edhe me Sali Berishen.
Te perndjekurit e diktatures se dyte, me emra smund ti tregoj se si njoh, por shif Fiks-Fare ne keto 10 vjet dhe do te shohesh, se sa te persekutuar, ka lene PD-ja dhe Sali Berisha.
Perse keto lojra fjalesh?Asnjeri skeni te drejte.Listen e sigurimit te gjoja persekutuareve politike Sala i dha nga nje poste dhe i perdori si deshi dhe kur deshi.Me nje urdher sekret kur ishte president dergoi per studime ne europe brezin e ishnomenklatures komuniste me fond te vecante qe europa dha per femijet e ishteteperndjekurve por qe ne fakt asnje nuk ju dha ajo e drejte.Ne takimin me Aline e keni ne kaset te incizuar kur ai u thot Sales,Fatosit,Neritanit qe mos kini frike nga familjet e atyre qe ne vrame se ato jane dhe kane mbetur me kulture dhe tradit por fusni burgaxhinjte,ordineret neper partite dhe keshtu do te jeni ok.Nuk zgjatem por me shume respekt per te perndjekurit ato femije qe u linden nga prinder qe i dhane jete e shprese shqiperie.
Ata te perndjekur qe ndoqen Sali Berishen jane ndyresirat e burgjeve,jane spiunat e birucave,Sali Berisha u kuptua qekur filloi luften per pushtet brenda PD.Ne kete lufte u mbeshtet nga Dosti,Toto,Butka, lale Osman kaqoli qe u dorzua pa kushte,o ka qene dhe nje uran kostreci qe i thone karkaleci,sepse u hodh nga kati i trete i hetuesise se Pogradecit.E di vete ai pse u hodh!
Sakte, pikerisht per kete kategori e kam fjalen, qe u perdor nga ish sigurimi dhe me vone nga , Saliu.
Po beni nje jete qe vetem derdellisni pa kufi dhe asnjehere nuk arini te vleresoni se kush eshte demokracia dhe roli qe duhet te luaj populli.Qe ne fillimet e para te demokracise ajo klase te perndjekurish me dinjitet dhe pjekuri shembellore nuk ju bashkua Sali Berishes e kompani se pane tek kjo race rolin e P.P.SH se me Ramizin ne krye.P.Demokratike qe ne fillim braktisi idealin e dhjetoristeve dhe te atyre qe me te vertet u ngriten per demokracine dhe permbysjene komunizmit.Te perndjekur nuk mund te klasifikohen hajdutet e xhepave kriminelet apo spiunet e sigurimit gje qe krijoi ate qe sot mund te thuhet se rrezuam bustin e Enverit por ngritem kriminelin e ketij kombi Sali Berisha.Ketu bashkohem me horrin qe me te drejte thote se shume nga keta qe flasin sot i jargaviteshin Saliut die dhe e mbajten ne pushtet per 23 vjet,pasi perfitonin nga hamullia.Te besh politike dhe te jesh i denje per votuesit qe te dhane postin e k/qeveritarit duhet te sherosh plaget e ketij populli dhe jo te quravitesh jo po ekonomia jo po rendi.Bjeri gjalperit ne koke dhe ky eshte Sali Berisha,qeroje kete hale qe pjell vetem ZI dhe banden e tij se edhe populli do qetesohet por edhe do kete besim qe shqiperia do rilinde.FALEMINDERIT GAZETA DITA PER MENYREN SE SI PO TRAJTONI CESHTJEN OLLDASHI qe per mua dhe shume te tjere eshte qerim hesapesh nga banda e Saliut.Edhe nje here pa u arrestuar Saliu azgje ska per tu realizuar nga kjo qeveriDERRI DO PLUMBdhe jo bjer edhe njehere pa do shikosh.
Shume i sakte zoti Perparim Halili… Shkrimin tuaj une po e hedh ne vargje, me pakez humor…
Ne vend te parathenjes!
O e djathte e shofsh me uje,
sic e shove pesedhjet’vjete!
Prap i re Sales ne gjunje
Apo,ish miku tytet ?!…
O MORE i PERNDJEKUR!
Qysh xhanem,mendjes s’i the :
– Cqe ky mik,qe erdh si hije?! –
Qysh xhanem ti dhe e le,
sa t’u be dhe zot shtepie?!
Sala erdh nga stalinizmi,
qe u thane: – Do hani bare!-
Nga doli ky lloj bicimi,
sos i djathte,por dhe i pare?!…
U dhane bar e bare hengert,
(Nga nje here edhe terfil),
pa mo hengert,sa u dendet,
sa dhe sote,dhisni jeshil (!)
Andaj,me shendet t’a mbani
(Nuk kam tjeter ctu them une)
S’iken me sali sallhani,
dhe t’i thoni : – Te hengsha mun!-
Ky eshte paradoksi Shqiptar. Nje ish i perndjekur politik i kerkon zgjidhje Rames indirekt Gramoz Rucit. Viktima do zgjidhje nga xhelati.
Tani ju zoti Halili nxirrni me te keq Berishen qe nuk e demshperbleu se ate qe e shkaterroi.
Mos e banalizo ceshtjen, nuk ishte kjo klase qe e mbajti Berishen ne pushtet.
Berishen e mbeshtetem te gjithe ne qe ishim thare per liri fjale, levizje, enderronim jete me te mire dhe nuk ishin vetem keta te persekutuar qe i ke vene fleterrufene sot.
Me i keq eshte Berisha sekretar partie apo Ruci Minister i Brendshem.
I pari i mashtroi , i dyti i katandisi ne ate grade sa zoteria jote i gjykon pse mbeshtetien shpresen qe i mashtroi ne vend te atij qe ja vrau shpresen dhe i shkaterroi jeten.
Fatkeqesisht dhe mbas kesaj letre nuk do zgjidhet gje. Leke s’ka per ata dhe per ne popullin e thjeshte .
Por ja e gjete armikun e ish te burgosurve.
Tek shkrimi tjeter zgjidhja hallin e hapja syte ketyre te zemruarve. Mbushi mendjen te dalin ne varreza se bashku me veteranet me foton e xhaxhit me qe kane gabuar rende qe mbeshteten Berishen.
I gjete gabimin gjeji zgjidhjen tani.
Tomorr jo mali, as gazeta Tomorri, por Tomor gjynafqari.
Sdua te dal ne mbrojtje te Gramoz Rucit, qe ngaqe ti e quan vehten mal, ke marre yrrysh ndaj Gramoz Rucit, se te duket mal.
Me thuaj nje dicka qe e lidh Rucin me diktaturen, mos me thuaj masakren e 2 prillit, se ata i vrau klani verior, Alia-Berisha, per te ngritur shkodranet.
Me aq sa di nga shtypi, di qe Ruci ka qene mesues fshati dhe Saliu shurrtari Enverit, qe ja conte shurren ne Paris.
Me trego nje gje tjezer kundrejt Rucit dhe do ti terheq keto fjale.
Komenti me i mire eshte kreu i Institutit te Perndjekurve, njefare Bedri Blloshmi. Per kete e mbesa e tij Enerieta Blloshmi, e bija e Vilson Blloshmit, deklaron se mori ne qafe vellane Vilsonin. Pra ky Bedri qe merr ne qafe vellane do kujdeset per te persekutuarit?
TE perndjekurit e moren dem shperblimin . Demokracin deshen demokracin keta e moren e mbajten 23 vjet,. ,moren sa deshen nga pasuria e popullit ,komanduan si deshen .vodhen sa deshen.Saliut ja dhan voten per 23 vjet ,tani qe saliu e la shoshen zonje keta ja kerkojne E.RAMES
Bylys,e pse mos t’ia kerkojne kryeministrit te shqiperise? Apo ende Jeni ne luften e klases e mendoni se duhet te shtypen ‘armiqte’?kuptoni nje here se kur behesh kryeminister behesh kryeminister i gjithe shqiptareve e jo vetem te nje krahit…mjaft me me enverizmin tuaj se e mbyten Shqiperine me kete konfrontim idiot ,
Shoqeria shqiptare trashegon shume halle dhe probleme.Ish te persekutuarit politik perbejne nje problem shume te madh dhe qe kerkon vemendjen e shoqerise shqiptare.Masat e marra ne fillim te demokracise nuk kane qene efektive dhe as te polta.Rezultati i ketyre masave eshte nje numur i madh njerezish te ish te burgosurish dhe ish te internuarish akoma te pa integruar plotesisht ne shoqerin shqiptare.Nje numur mbase i vogel,vijon akoma te jetoj ne po ato zona ku kane qene te denuar,pa ndihme e perkrahja.Mendimi im eshte se me te perskekutuarit u abuzua shume.keshtu ne shkollen e larte pa konkurse krahas femijeve te ish te burgosurve dhe internuareve u futen dhe shume femije te tjere ,qe ne fakte nuk ishin nga keto familje,thjesht po abuzonin.Per kete u ndihmuan dhe nga drejtuesit e te persekutuareve.NJe djale komunisti,bile dhe sekretar partie vijoj studimet jashte si i persekutuar.Sa dhjetra njerez privatizuan objektet shteterore me karten e te persekutuarit dhe te persekutuarit e vertet nuk e dinin c’fare ndodhte.Ne komision,shefi i sherbimit informativ,drejtuesi i partise,etj.Duke mos mohuar disa shperblime te dhena dhe disa objekte drejt te persekutuarve te vertet,kam bindjen se me shume eshte abuzuar se eshte bere dicka reale.Duke vlleresuar vuajtjet ne burgje dhe trajtimi cnjerezor qe u eshte bere edhe sot ata jane psilologjikisht dhe moralisht te dermuar.Ata kane nevoje per perkrahjen e shoqerise dhe per kete kerkohet nje program reale dhe i zbatushem:
1.Te verifikohet sakte numuri i te burgosurve dhe te internuareve dhe trashegimtaret direkte te tyre.
2.Te perjashtohen mashtrusit dhe manipulatoret
3.Tu sigurohet urgjent nje banese sociale dhe ushqim ,duke u siguruar dhe nje pension qe te kene mundesi te jetojn.,te trasferohen edhe ata te internuar qe kane mbetur ne disa kampe si ne Fiere,Cifti nga Vahu i dejes
5.Dhenia e shperblimit ne leke sipas nje programi te perballueshem nga buxheti
Te ndalohet ne shtyp diskretitimi i ish te burgosurve duke u kujtuar dosjet e sigurimit dhe bashkepunimin.Ne kushte kur i kane vene para faktit te bashkepunimit ose shkaterrimit te familjeve,nje pjese etyre jane thyer dhe kane bvashkepunuar.Duhet te behet dallimi i atyre qe kane bashkepunuar me dashje dhe atyre qe jane detyruar.Ne fakte ne sot mund te mburremi,por eshte fakte se dosje nuk kane vetem ish antaret e PPSh sepese partia kishte vendosur qe sigurimi mos rekrutonte nga partia .Ne raste te vecanta duhet te merrte leje ne KQ.Pra komunistet jane me dosjet me te pastra se ata qe ishin ne burgje ose kampe.Por ata raportonin te partia.Gjithe shoqeia ka qene e lidhur me sistemin dhe ka informuar ne nje menyre ose ne nje tjeter.
Le te punojme qe shpejte kjo shtrese te shkrihet plotesisht ne shoqerin tone.Vetem atehere shqiperia do jete demokratike ,kur mos i kujtojme njeri tjetrit prejardhjen dhe perkatesin por vlerat.Mundesit jane le te behemi me shume njerez
Ceshtja e demshperblimeve sot eshte nje problem i ndjeshem.
Fillimisht nuk me pelqen fakti se keto rrjeshta te hedhura ne kete gazete “on line” nuk kane nje emer autori qofte dhe me iniciale .
Lexova komentet dhe per hir te se vertetes jam i zhgynjyer totalisht nga menyra dhe agresiviteti qe ato shpalosin ne rrjeshtat e tyre.
Pa pretenduar se do them te verteta te hidhura,do doja qe cdokush te lexonte me kujdes dhe disa mendime modeste te perbledhura.
-Sot eshte 22 marsi qe eshte 22 vjetori i ardhjes ne pushtet te pushtit Berish dhe nje pjese shqiptareve e festojne kurse nje pjese e quajne fillimin e nje periudhe pushtimi.
-Eshte idiotizem sot te mendohet se ne Shqiperi nga 1945-1991 u instalua komunizmi sic pretentendojne sot ish pinjolle fashistash,zogstash,ballistash,diversantesh apo antikomuniste psiqikisht te semure , dipllomate dhe ambasadore perendimore.
-Ai sistem qe u zbatua ne Shqiperi ne ate periudhe ishte nje lloj qeverisje qe duhej zbatuar ne nje vend ekstremisht analafabet,te shkaterruar qe ne themel nga lufta 2B dhe i rrethuar ne menyre barbare nga armiqte shekullore serbe dhe greke qe u ndihmuan fatkeqesisht nga amerika dhe rusia ne kohe te ndryshme.
Nqs do vleresojme forcat kundershtare ne ate kohe ato perbenin rreth 5% te popullsise filo komunsitet dhe rreth 5% forcat antikomuniste.
Pra rreth 90% e popullit shqiptar nuk do tja dije as per komunistet as per antikomunistet Duke qene se i perkas kesaj shtrese mbare popullore le te jap disa mendime per kete problem..
1-Tallja me e madhe qe i eshte bere shqiptareve per te gjitha kohrat eshte super-rrena se ne 1990-1992 u hodh “komunizmi” ne Shqiperi nga “populli” te perrmjerrrit politik,ish pronaret,red-intelektualet apo nga ambasdore kolonele tip rajerson nen shoqerine e ca serbishtfolese te kallepit biberaj.
2-Ishte poshtersi kombetare pagesa qe do i behej te perndjekurve politike pas 1992 sepse ajo shtrese nuk i kalonte 1000 vetet kurse te tjeret duke perfshire ish bashkpuntore fashizmi,terroriste diversante,sabotatore,spiune te grekut,serbit nuk duhet te merrenin kokerr leku.
3-Mbi 90% e te perndjekurve nuk bene as rezistencen me te vogel ndaj sistemit por sistemi i asaj kohe i kapte si pulat dhe i perplaste neper burgje.
4-Nqs do kishte nje intervenim nga amerika per te shpetuar shqiptaret nga diktatori i tmerrshem,nqs do kishim nje revolucjon nga brenda te hidhnim Enver Hoxhen kur ishte gjalle do isha 1 miljon here dakort te shperblenim te burgosurit .
5-Por ne kushte kur Beogradi,Athina,Roma,Stambolli e deri Washingtoni me Mosken per 40 vjet kane bere nje represion dhe bllokade te eger dhe mijra diversante jane hedhur per rrezimin e atij pushteti llogjika e do qe edhe keto shtete duhet te paguajne per te perndjekurit politike ne shqiperi se sa me shume terroriste dhe diversante hidheshin aq me shume hoxhe enveri i mbushte burgjet.
6-Pra te perndjekur politike (PP) reale qe jane jo me shume se 1000 veta le ti gezojne aq sa kane marre deri tani kurse pjesa tjeter duhet ti ktheje dhe shteti te anulloje kestet e tjera.
7-Keta te perrmjerrur politike (PP) jane bere pas 1992 pjese e masakres 22 vjecare te gjakatarit berishe me veprimet e mos veprimet e tyre.
8-Ku ishin keto PP kur gjakatari berishe me banden e tij
-dogji vendin ne 1996-1997-1998
-vrau 26 veta ne gerdec
-shiti detin grekerve
-pranoi varrezat e ushtareve greke
-vrau 4 veta ne 21 janar
-varrosi ceshtjen came
-luftoi UCK ne 1993-1997
-furnizoi me me nafte milloshevicin
-etj etj ….A ka ndonje zog kurve shqipfoles te tregoje vetem nje dokument qe PP te kete akuzuar berishovicin si vrases dhe tradhetar ?????????
9-Keto PP kane kryer krim kombetar qe ne muajt e pare te 1992 te kerkonin deri ne vete flijim te hapeshin dosjet e sigurimit shtetit pa asnje kufizim.
10-Greva e tyre e urise ne tetor 2012 tregoi perfundimisht se ato do ngelen gjithe jeten “bisht qeni” qe edhe pse berishovici i poshtroi barbarisht ato i derguan kartoline per ditelindje W-persekutorit te tyre ne 15 tetor 2012 dhe pastaj disa u dogjen si murgjit e Tibetit per nje gavete supe me teper.
11-Shqiptaret po jetojne ne nje kohe cmendurie kolektive ku nje nga keto akte psiqike eshte dhe demshperblimi fallco i tyre.
12-Perse duhet te paguaje shqiptari i drejte e i thjeshte per keto PP qe ai sistem i trajtonte si pula ne kotec dhe nuke degjuam per 40 vjet te digjej kush si ne tetor 2012.Kemi nje cerek shekulli qe ndegjojme keto qe vetem i marrin shoqerise por cfare i kane dhene ??
13-Perse duhet te paguaje shqiptari i drejte e i thjeshte per keto PP ne nje kohe qe shteti shqiptar ka falimetuar plotesisht dhe po merr borxh edhe per te lare keto fuck-demshperblime te tyre..cfare merita kane dje me enverin dhe sot me sali dhe edi ferrin.
14-Nje pjese e ketyre PP jane dhe ish pronare dhe i kane “shkedhyer” nenen ati vendi.Ne Strasburg nga 28 mije metra katrore keto me berishen akne paraqitur letra per 50 mije metra katrore(a e ka pas gabim enveri me keto monstra).
15-Vetem per 20 vjet per problemin e prones jane vrare mbi 8 mije veta qe eshte shifer qe nuk krahesohet as me viktimat e enverit.
Sa vete jane vrare nga gjakmarrje,aksidentet,droga ,depresini,seksi,politika,mafia,droga,shteti etj
Sa dhjetra mijra jane ne burgjet shqiptare
Sa dhjetra mijra jane ne burgjet e huaja
Sa dhjetra mijra jane ne kulla ngujimi
Sa dhjetra mijra jane arratisur nga gjakmarrja
Sa dhjetra mijra jane arratisur nga papunesia.
Perse duhet te gezohemi se ne 22 mars 1992 na prune me djallezi serbofilin berishe qe e shkaterroi per kater breza kete vend.
Perse duhet te marrin demshperblimet keto sojeseza qe nuk bene” hajer” as para as pas 1992 dhe duhet te paguajne brezat per keto PP qe jane qindfishuar.
Me vogla qe duhet te bejne keto PP eshte qe vullnetarisht te terhiqen nga marrja e parave.
Keto duhet te shohin se ai vend ka falimentuar dhe degjeneruar totalisht dhe kjo kerkese tyre mund te te “perkthehet”
Shqiperia digjet,te permjerrurit politike krihen…ose sipas mirush kabashit
BISHT QENI DO NGELENI GJITHE JETEN
( me perjashtim jo me shume se 1000 veta qendrestare fisnike kunder enverhoxhes)
Bedri Blloshmi ka bashkepunuar me ish kryetarin e deges Librazhd zotin Merdar Hasen per te shpetuar nga burgu dhe per te derguar drejte plumit Vilsoni dhe Gencin.Gjithashtu ka mbledhur shume para ne emerin e Enerjeta Vilson Blloshmin se gjoja do e ndihmonte per ta kuruar dhe leket i fuste ne xhepin e tij.
te hapen dosjet po te kene ngelur………ketu na dalin te gjithe te persekutu dhe ai qe i ka ra bythes do paret e sumes, pare ska hajt krisni bythen.