Rreth 270 000 francezë kanë firmosur një peticion në faqen Les Lignes Bougent, ku kërkohet përsëritja e ndeshjes Francë-Zvicër, të cilën “Gjelat” e humbën me 11-metërsha.
Sipas tifozëve francezë, të cilët ende nuk e kanë gëlltitur disfatën e papritur, portieri i Zvicrës nuk ka pasur asnjërën prej këmbëve në vijën fatale, në penalltinë e humbur të Mbappe.
Peticioni ka marrë shumë mbështetje, pavarësisht se VAR-i e gjykoi gjithçka të rregullt.

Edhe nëse do të kishin të drejtë firmëtarët, UEFA nuk ka në plan ta mendojë kërkesën e francezëve, sidomos kur nuk është kërkesë zyrtare nga Federata Franceze e Futbollit.
Franca dhe Zvicra barazuan 3-3 në kohën e rregullt, ndërsa në serinë e 11-metërshave, vetëm Kylian Mbappe nuk arriti dot të shënonte. / A2

Kaposha mbaheni dhe keni qene, vecanerisht ne kulturen boterore(megjithse ju kane shkulur shume pende musllumanet,qe keni futur),por vec tani po kakarisni si pulat,per golin e rregullt te Zvicres.
po, a ju rezistuan 120 minuta ?
po dhe nje penallti ua priten . c’doni me ?
ku mund te jeni me superior ne ate ndeshje ?
keq na vjen, por ne keto kompeticione, skuadrat e “vogla” japin gjithcka .