“Të përtypësh” Steve Jobs

anazapta

Një portret me çamçakëz të përtypur. Të ngjall njëfarë neverie kur e mëson, por në fund të fundit mbetet një lloj arti. Ideja është e Anna Sofiya Matveevas, një artiste që jeton në Donetsk, Ukrainë. Ajo ka realizuar disa portrete njerëzish të njohur si Steve Jobs dhe Elton John, ndërsa kohët e fundit po punon me fytyrën e Mircea Lucescu, trajneri i skuadrës Shakhtar Donetsk. Portretet punohen duke riprodhuar në mënyrën më besnike që mund të lejojë materiali. Artistja thotë se një portret i merr nga 500 deri në 1000 çamçakëza. Përveç duarve, vajza lodh edhe nofullat, pasi fillimisht e përtyp materialin, në mënyrë që të mund ta punojë më mirë.

art gum 2 art gum 1

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *