Entela Resuli
Të pikturosh traditën është një sfidë e vështirë, aq më tepër kur këtë e ndërmerr një djalë i ri 19 vjeç.
Në ambientet e Kalasë së Tiranës, ku janë ngritur një sërë dyqanesh, takojmë Martin Budurushin, një nga tregtarët më të rinj të zonës.
Ai pret e përcjell çdo ditë turistë të huaj të cilët dëshirojnë të marrin me vete një copëz të traditës shqiptare.
Duke gërmuar në këtë pjesë të kryeqytetit ata njihen edhe me simbolet tona më të spikatura, të cilat janë stampuar në objekte të ndryshme.
Këtë ka bërë edhe Martini, simbole të ndryshme, të cilat i gjejmë në histori, në këngë, valle e tradita, ai i ka stampuar në porcelan.
Dëshirën dhe talentin e të punuarit në porcelan e ka trashëguar nga gjyshi i tij nga mami Bedriu, i cili sot është shumë krenar për hapat që ka ndjekur nipi.
“Aplikimi i parë i fotografisë dhe pikturimit në Shqipëri është bërë nga Bedri Seferi, gjyshi im në vitin 1968 me pas kaloi tek mamaja ime Eda Seferi”- tregon Martini.
19-vjeçari ka përfunduar Liceun Artistik për Skulpturë dhe Qeramikë dhe këtë vit fillon studimet e larta për Arte dhe Designe në një universitet privat në kryeqytet. Ai është rritur mes punimeve të baltës, pikturimit dhe stampimit mbi qeramikë.
Stampimet
Dashurinë për të bukurën dhe artin e ka të ushqyer nga familja e tij e cila e ka nxitur që ai të trashëgoi këtë rrugë që të parët kanë nisur qysh në vitin 1968.
Punimet e Martinit janë të mbushura plot me motive shqiptare, të cilat turistët e huaj i kërkojnë shumë.
“Një nga frymëzimet kryesore është tradita , kostumografia dhe motivet shqiptare të cilat preferoj t’i modernizoj duke i skicuar, pikturuar dhe më pas duke i aplikuar në porcelan.
Frymëzimi im vazhdon dhe jashtë ambienteve të studios njëjtën e përditshme ,vazhdoj të përmirësoj modelet e mija të mëparshme dhe duke krijuar risi”.
Është pozitive të shohësh një të ri, i cili frymëzohet nga tradita, për të punuar mbi objekte dhe t’i bëj të njohura ato tek të huajt, duke patur parasysh që shumë bashkëmoshatar të tij janë në një gjendje “pezull” në këtë periudhë pasi presin vetëm të… largohen.
Martini ka gjetur qoshen e tij krijuese. Është futur në një botë të cilën pretendon ta zhvilloj edhe më tepër, duke u futur në studio e duke e punuar vetë baltën. Deri tani nuk ka ndodhur, me përjashtim të disa detyrave kursi që ka patur në shkollë, por qëllimi i tij është që së shpejti të filloj këtë praktikë.
“Po nuk e preke vetë me dorën baltën dhe t’i japësh asaj formën që dëshiron është e vështirë të përmirësohesh në këtë fushë e të pretendosh të vazhdosh gjatë. Unë dua që të krijoj një punishte e cila do të më mundësonte t’i prodhoja vetë objektet dhe jo vetëm t’i stampoja”.
Të shesësh traditë për turistët
Martini i ka idetë e qarta. Ai e pëlqen traditën shqiptare dhe dëshiron që këtë pasuri t’ia transmetoj edhe të huajve nëpërmjet pikturave që realizon në porcelan.
“Arsyeja që më shtyn për të krijuar ditë a ditës është interesimi i klientëve gjithnjë e më i madh për vlerat tradicionale të ndërthurura e me moderne , me anë të krijimeve që realizoj synoj të mbërrij tek ta në këtë drejtim: tradicional, por edhe modern në të njëjtën kohë. Nuk mund t’i ndajmë këto të dyja. Është me interes që këto vlera të ecin bashkë që të kenë sukses”.
Të gjitha punët e Martinit janë të mirë menduara. Ato janë elegante dhe pa shumë ngarkesë në ngjyra.
“Fillimisht ideja skicohet në fletë më pas punohet grafikisht dhe printohet në porcelan, më pas piqet. Produktet më të veçanta janë ato të cilat pikturohen me dorë, Skicimi në pjatë, punimi grafik dhe pikturimi ne pjate . Pavarësisht se un merrem me të gjitha këto procese, jo të gjitha punët janë të miat”.
Sot ishte një ditë e mirë, pasi takuam një 19-vjeçar i cili punon në porcelan, skicon dhe mendon se çfarë mund të sjell ndryshe të nesërmen.
Urojmë që Martini t’i zhvilloi idetë e tij në këtë vend, pa çka se na tregoi që gjysma e klasës ishin duke u larguar jashtë Shqipërisë…













l lumte
Shume te bukura
Bravo, Te Lunte djale dhe i Lumte mamase dhe gjyshit per edukaten qe te Kane dhene.
Jetoj jashte shtetit dhe Kur vi ne Shqiperi kam kerkuar per piata dekorative per tu varur ne mir me Kostüme katakteristike, me pamje nga qytetet tona Si Berati Gjiroksdtra, Saranda, fshatra katakteristike jo qytet e sotme te betonizuara “,moderne”. Si ATA Ka gjithe Bota, pa ndonje gje autoktone.
Pamje nga thethi, Butrinti, e ku di Une cfare.
Porträte nga heronjte tane, qysh nga Skenderbeu, te njerezve tane te shquar, te ngjarjeve me te medha dhe heroike te luftes dhe sakrificave te popullit shqiptar ne shekuj.
Kane bere piktorat tane te medhenj piktura te Tilla, per betejat e Skenderbeut dhe betejat historike te LANCIt.
Piktura me keto beteja Jane me komplekse Po ashtu do rezultoje dhe cmimi, ne baze te punes e kohes qe eshte dashur per ta prodhuar.
Mund te testosh tregun.
Po Une besoj do te kesh sukses.
Ato me kostumet tona te mrekullueshme me pelqyen shume. Vetem se per tu varur ne mur duhet te jene me te mbushura me ngjyra dhe ngjyrat me te ndezura perndryshe nuk ngjajne mire ne mur.
Une blej pjata te Tilla nga do vete ne Bote.
Kur te vime ne Shqiperi te vemi TA vizitojme.
Mund tu a bejme dhurate Kolegeve qe kemi ketu.