Procesi (penal) vetëm në shkallë të parë shënoi një rekord seancash gjyqësore (211 seanca) në harkun kohor të thuajse 3 viteve, afërsisht tre herë më shumë se mesatarja e proceseve të tjera të ngjashme – thotë në këtë intervistë me DITA avokati i familjarëve të viktimave të Gërdecit, Andi Kananaj.
Andi, sot jemi 6 vjet pas shpërthimit tragjik të Gërdecit dhe kalvari i procesit gjyqësor thuajse ka përfunduar? Si person që jeni marrë drejtpërdrejtë me këtë proces si mund ta përkufizoni të gjithë këtë?
Procesin do ta përkufizoja si të paplotë, gjithashtu dhe sistemin e drejtësisë të paaftë që të japë drejtësi. Po të jap disa shifra në fund të procesit:
1 prej të akuzuarve mbetet ende i pagjykuar, i mbrojtur fillimisht nga imuniteti parlamentar, më pas nga fakti që Prokuroria e Përgjithshme nuk e ndërmori asnjëherë hapin për ta çuar sërish para një trupi gjykues ish ministrin Mediu. 10 nga të akuzuarit janë shpallur të pafajshëm; 4 të akuzuar për vrasje nuk janë dënuar për këtë akuzë, por kanë marrë nga 10-15 vjet dënim me burgim për vepra penale të tjera si “shkatërrim prone nga pakujdesia” apo “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.
Procesi (penal) vetëm në shkallë të parë shënoi një rekord seancash gjyqësore (211 seanca) në harkun kohor të thuajse 3 viteve, afërsisht tre herë më shumë se mesatarja e proceseve të tjera të ngjashme. 53% e seancave (112/211 seanca) dështuan për mungesë të avokatëve dhe mosformim të trupit gjykues. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.
Gjithmonë kur kthej kokën pas në këto 6 vite mendoj se “kronika e vdekjeve” në Gërdec ka qenë e paralajmëruar, por dhe lehtësia e dënimeve të fajtorëve duket se ishte e paralajmëruar me kohë. Jetët e banorëve të zonës për shumë vite përpara shpërthimit ishin të pavlerësuara si njerëzore, kjo nëse shihen kushtet e sigurimit të shëndetit e të jetës që nuk respektoheshin, por dhe drejtësia për humbjen 26 prej tyre nuk duket se ka pati fat më të mirë.
Nëse këto ngjarje do të kishin ndodhur në SHBA, ku dhe u dënua Efraim Diveroli thjesht për mos respektim të rregullave të detyrueshme të një shteti tjetër, dënimi do të ishte maksimal. Sistemi atje njeh mundësinë e vlerësimit të dhimbjes nga një trup gjykues popullor. Këtu ky sistem nuk ekziston, por është e qartë nga ana tjetër se opinioni publik ishte dhe është në anën e familjarëve të viktimave të Gërdecit, në këtë luftë me të drejtën. Gjykatat nuk e morën asnjëherë në konsideratë ndjeshmërinë sociale lidhur me këtë tragjedi.
Në gjykimin tuaj kemi të bëjmë me një vendim të padrejtë për shkak të mosfunksionimit dhe korrupsionit në drejtësi, apo një ndërhyrje të politikës në proces?
Politika ishte e përfshirë në radhën e parë të aktorëve në procesin përpara shpërthimit famëkeq, e kësisoj në skenë ishin dhe përgjatë kalimit nga një fazë e gjykimit tek tjetra. Emrat në dosjen e hetimit kalonin nga ish-ministri Mediu deri Shkëlzen Berisha. Por procesi për ta nuk pati asnjëherë fatin të paktën të fillonte zyrtarisht për ta.
Familjarët e viktimave kanë kërkuar 5 herë nisjen e procedurës nga Prokuroria e Përgjithshme për heqjen e imunitetit të ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Të gjitha këto kërkesa kanë mbetur pa përgjigje.
Dhjetëra të plagosur i kanë kërkuar Gjykatës së Lartë nisjen e një procesi gjyqësor ndaj ish-Ministrit të Mbrojtjes, Mediu, por në të gjitha rastet Gjykata e Lartë ka vendosur mosfillimin e procedimit penal. Në fund të këtij iteri torturues, Partia Republikane doli në një deklaratë ku denoncoi si politik personat që organizonin mbrojtjen ligjore të familjarëve të viktimave. Në fund ish ministri për akuzat e ngritura nga të plagosurit rëndë, u amnistua me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.
Nëse do të kishit mundësi ta nisnit nga e para këtë proces do të ndiqni të njëjtën strategji mbrojtje apo do të bënit diçka tjetër?
Ne pak mund të ndërhynim në procesin penal. Akuzën për tragjedi të tilla e ka në dorë prokuroria. Theksoj se pavarësisht dëmeve të mëdha materiale, familjarët e viktimave kërkuan dëmshpërblim vetëm të jetëve të humbura dhe ngritën sipas të gjitha rregullave padinë e tyre civile në procesin penal. Gjyqtarët vendosën të veçonin padinë civile nga procesi penal pa dëgjuar zërin e vetë të dëmtuarve. Me justifikimin se padia civile zvarrit procesin. Gjykata e Lartë shpërfilli padinë civile ndërkohë që shumë prej viktimave lanë pas fëmijë të mitur dhe pa asnjë përkrahje. Procesi penal gjithsesi u zvarrit: 211 seanca në 3 vjet. Ne realisht strategjinë tonë brenda procesit nuk e kemi testuar dot deri në fund. Megjithatë për çdo shkelje të konstatuar ne i jemi drejtuar Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut me qendër ne Strasburg. Ende asgjë ska mbaruar në këtë sens.
Gjykatesit e shqiperise jane te gjithe plera qe trajtohen si kukulla nga berisha.asnje vendim ku perfishen ne gjykim pjese te klanit berisha nuk jane te drejte dhe njerezve u ka humbur besimi tek sistemi i drejtesise.shpresoj qe stassburgu ta denoje ashtu si duhet pleren Mediun
Sa te jete Berisha ne politik mos pretendoni te keni proces te rregullt gjyqesor, ka arritur kulmi dhe gjykata esht thjesht nje instrument ne dore e Sales.
Z.Kanani, te plagosurit e Gerdecit votuan per Berishen pas ngjarjes, jam i sakte apo jo?
Pamja me antinjerezore qe mund te kem pare ndonjehere ishte ajo e perfaqesuesit te Berishes dhe kryetarit te Vores me disa qese me sasi te medha lekesh qe shperndaheshin per ata qe kishin humbur, baben, nenen, femijen..
Kuku, cfare turpi! Zot, na i bej zemren te forte qe te mos pelcase
or zoti kanana, Or ju njerez te mire
cfare prisni??
Vrisni njeri tjetrin per nje gardh e nje fjale goje, nuk guxoni te ngreni dore kunder politikaneve qe ju vrasin femijet?? Kolera ju hengert te gjitheve qe tallen me ju policika gjykata dhe “miqte e tyre nderkombetare”
Ne kete tragjedi jane shume njerez qe duhet te denohen. Ne fillim duhet te denohet djali i kryeministrit Shkelzen Berisha dhe pastaj te denohet Fatmir Mediu. Ata njerez meritojne qe te vendoset drejtesi dhe jo te dhunohen keshti nga pushteti.
Shkoni gjeni Zenin. Ne Maldive eshte duke shkelqyer ne artet gojore
Lereni Mediun rehat, gjynaf, ia ka dhene Zoti te femija i vet
Nuk ka amnisti qe e fal krimin qe ka kryer Mediu me bashkepunetor te tjer te Berishes, por kur Berishes i preken interesat personale eshte i afte te beje cdo lloj gjeje per te shpetuar njerezit e tij.
MEDIU ESHTE NJE PLEHER QE O ZOT O ZOT , NUK E DI SESI DO VEJ KJO PUNE POR TURPET E SALIUT NE KETE DYNJA NUK PASKAN TE SOSURKY
Pse nuk e kerkojne familjaret e viktimave rifillimin e procesit penal ndaj Shkelzen Berishes tani qe nuk e ka babin ne pushtet? Me ndihmen e aokateve ta padisin edhe ne gjykaten europiane ne Strasburg ,nje mesim duhet te marrekrimi ne Shqiperi jo keshtu ,te vriten 26 vete e kriminei MEDIU E BERISHA TE VAZHDOJNE JETEN LUKSOZE TE QETE . TURP PER NE
Andi Kanani, ti je nga ata te Rilindjes apo jo? Pse nuk ndryshoi kjo puna e Gerdecit pas 23 qershorit, sic edhe ju premtuat???
sali ci ke keto vepra te ndyra ooo plere, fal ata qe kane vrare njerez , po normal ke dhe zenin tet bir…kulmi
jo mor jo si mor u falkan gjithe ato jete njerzish qe i vrauuuu yt bir me ate hipokritin mediun. nuk duhet keshtu, eshte e patolerueshme qe gjerat i kane arritur ne nje kulm [padrejtesie
kam takuar njehere dike nga Gerdeci qe kishte vajzen e mitur te plagosur, kishte mbetur pa krah vajza e gjore dhe njerin sy nuk e kishte me.
Ky tipi shkonte kerkonte media me media, para, ose kompjutera duke e perdor vajzene gjore sic perdorin jevgjit femijet per lypje.
Turpi i mbulofte ata qe e kane katandisur ate popull aq et paditur e aq te pandishem
zoti avokat andi kananaj? a thua do japin ndonjehere llogari ata qe bene kete krim?
Jemi i vetmi shete demokratik qe fal vdekjet me dashje per me shume se 26 viktima, mjer ne mjere
po gjykata urdherat nga saliu merr, tmerr shtet ky nuk quhet po nje kasaphane ku berisha ben cti doje kokrra e qejfit
me vjen keq per familjeret qe enden rrugeve e trokasin dyerve pa nje pergjigje , i tremben kercenimeve . kho duhet te marre fund tani
Avokati mire e ka, por fakti qe kane deshtuar ne nje gjyq te tille, ku faji eshte hapur, do te thote qe dicka nuk ka shkuar edhe tek puna e tyre
Sheqerja dhe Ram Berisha kanë vdekur pa e pasur tek koka djalin e tyre. Kështu mund të vdesin dhe prindërit e mi, por është e sigurt që më kanë pasur një ditë më parë e do më kenë një ditë më pas tek vari. Eshtë e sigurt se unë shkoj në vendlindje jo për të gjetur socialistë dhe demokratë, por për fëmijërinë time dhe jetën time të harruar atje. Vetëm Sali Berisha shkon në vendlindje për t’u thënë atyre njerëzve të mirë atje se ai ka vetëm një grua!!! Përse vallë?!! Çfarë i hyn në punë vendlindjes ta dëgjojë këtë? Për një grua serbe që nuk e ka njohur? Pse e mundon ideja e familjes Sali Berishën para bashkëvendlindasve të tij? Përse nuk sillet dot si djali i Sheqeres dhe Ramës në atë vend?
Të gjitha këto të kujtohen ndërsa shikon se ai ka një problem të madh pikërisht me ata që i njohin të shkuarën në atë vend. Të shkuarën e largët dhe të afërt. Të shkuarën e afërt, që ka hapur 72 varre në Tropojë, e ka siguruar me qindra policë dhe gardistë. Po të shkuarën e largët nuk e mbuloka dot. Ka një makth që ja kujton pikërisht ajo shtëpi që nuk guxon të shkelë, ai pyll aty afër dhe varret e harruara të prindërve të tij të mirë. Ka diçka që e tërbon dhe e bën të flasë papritur si i çmendur…: Ej, mos më gjykoni, Edi Rama ka ndërruar disa gra…. Ulëret sikur të ketë pasur ndonjë femër tjetër, që nuk ia dimë, brenda asaj shtëpie ku nuk shkel kurrë…
Tragjedia e Gerdecit meriton drejtesi mbi gjithcka per jetet e humbura atje,vetem per interesat e familjes se Berishes ,Keta meritojne denimet maksimale per krimet qe i kane bere ketij populli
Gjykata kur gjykoj ceshtjen e Gerdecit tregoje qe ishte teresisht e politizuar dhe e ndervarur teresisht nga qeveria,Tashme ne nuk kemi me institucioni te pavarura qe te mbroje te drejtat e njerezve te thjeshte
keta njerez ta harrojne se do te marrin drejtesi per aq kohe sa kane Saliun ne pushtet ,Duhet
Mediut dhe Saliut duhet tju behet gjyqi ne Gerdec pe gjithe masakren qe i bene ketij komuniteti dhe per indiferencen me te cilen e kane trajtuar kete ceshtje deri me tani ,
Dhimbja e ketyre njerezve eshte e pafundme e kjo qeveri vetem tallet duke i perdorur institucionet sipas interesit te tyre. Nuk ka mallkim me te madh ne nje vend ku shteti i se drejtes mungon nder vite dhe ne vend vendosin disa njerez sipas interesit te tyre.
Bravo bravo bravo Andit, Dorit dhe shokeve te tyre qe jane te vetmit qe nuk jane dorezuar ende ne mbrojtje te familjareve te viktimave te Gerdecit.
Vazhdoni keshtu djema, nuk ka rendesi nese fitoni para apo fame nga kjo gje, ju do ndikoni qe te tjeret te ndihen me shume NJEREZ ne nje vend ku njerzilleku perdhunohet perdite si buce rrugesh
Te shkretet familjare te Gerdecit pervec tragjedise qe u ra mbi koke per shkak te korrupsionit qeveritar me te madh ne ditet tona,u duhet te enden ne dyert e gjykatave te korruptuara te perfaqesuar Nga Ndreca dhe Shasenka,per te gjetur drejtesine e munguar
HIPOKRIZIA QEVERITARE ME GERDECIN.
Ne kete shkrim te bukur duhet te shtojme hipokrizine e qeverise socialiste te Koalicionit KOMUNIST te 23 qershorit qe me te marre pushtetin harruan te gjitha premtimet elektorale, edhe ekonomike dhe politike, kryesisht ne RILINDJEN e Drejtesise dhe ndeshkimin e vrastareve, kusareve dhe hileqareve me pushtet.
Pame ministren Kodheli e vetme te shkoje ne Gerdec dhe te beje homazhe para gurit perkujtimor te viktimave mjerane te Fabrikes se Vdekjes te firmes private Saliu&Son. Te shokon hipokrizia e Mimi Kodhelit qe vertet kerkon te dale si NENE Tereza ne media, por nuk duhet te harrojme qe Mimi Kodheli Meshiruesja eshte pjese e qeverise, e cila ka ardhur ne pushtet me votat e 23 qershorit me premtimin solemn te Edi Rames para elektoratit qe e votbesoi se do te RILINDE Drejtesine e korruptuar shqyptare dhe kete duhej ta kishte si detyra emergjente e shtepise kjo qeveri qe sipas gjasave eshte edhe hipokrite per te mbuluar mashtrimin e saj elektoral.
Prandaj mileti eshte irrituar dhe kerkon qe Mimi Kodheli me mire te mos hiqet si Nene Tereza Meshiruesja, sepse nuk eshte zgjedhur per kete rol te Zotit, por te detyroje BOSIN e saj Edi Ramen te dale nga Brima e Miut ku eshte futur dhe te ndeshkoje me ne fund vrastaret gjakatare te Gerdecit.
Se ndryshe do te thonim qe e gjithe kjo eshte nje HIPOKRIZI socialiste si ne rastin e LHL-ve te Asadit. Apo mbase e kemi harruar qe ishte Mimi Kodheli ajo, e cila propozoi Mjekesin ne kodrat e Elbasanit per te helmuar Vatanin pa piken e pergjegjesise.