Të pranishëm në protestën e 11 majit, policët do të shpërblehen me një rrogë plus

DITA Online

Policët që morën pjesë në protestën e 11 majit të opozitës, do të marrin një rrogë plus shpërblim.

Ky vendim vjen pas premtimit që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u bëri gojarisht policëve, ndërsa urdhri është dhënë nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, një ditë pas protestës, pra me 12 maj.

Në urdhër u kërkohet drejtorit të departamentit për Krimet e Rënda, drejtorit të departamentit për sigurinë publike dhe atij të drejtorisë që të përgatisin listat e të gjithë uniformave blu që kanë qenë me shërbim në protestën e opozitës, pasi do të shpërblehen me një rrogë plus.

Protesta e 11 majit, e cila zgjati plot 7 orë, u shoqërua me përplasje të forta mes policisë e protestuesve, ku nuk munguan edhe hedhja e molotovëve, fishekzjarrëve e sendeve të forta nga këta të fundit, ndërsa 14 efektivë policie e disa protestues mbetën të plagosur.

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Dhe Rama njelloj si kohen e Saliut ,..bej xhelatin tim dhe shperblehesh.

    Me u ber proteste tjeter policin nuk do ta shoh me si shtetin,…po si nje instrument politik qe duhet te ndershkohet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *