Të “prapmet” e Big Brother – FOTO

anazapta

Momentalisht, shtëpia e “Big Brother Albania 7”, është shtëpia më e famshme në Shqipëri. Gjatë edicioneve të përvitshme, ajo ka ndryshuar pamje dhe arredim. Por kjo foto që, Blendi Salaj e ka postuar në profilin e tij në Facebook tregon më shumë për të “pramet” e saj.  Bashkangjitur më foton ai ka shkruar: “ Mund të duket pak rrëmujë nga jashtë, por është shtëpia më e famshme në Shqipëri”.  Ndryshe nga luksi që na serviret 24 orë në 24 në ekran, nga jashtë, ajo nuk ka aspak pamjen e një banese, por të një magazine. Komentuesit e krahasojnë këtë terren  të fotografuar si çdo gjë në realitetin shqiptar, e rëndësishme është të dukesh bukur në sytë e botës, e ç’rëndësi ka se sa vlerë kë në të vërtetë! Një kulturë shumë agresive që po përfiton terren gjithmonë e më shumë.

Për sa i përket brendësisë, u tha se kjo do të ishte shtëpia më e madhe e parë ndonjëherë, në krahasim me ato të edicioneve të kaluara, duket se kjo për syrin kritik  të shqiptarëve nuk ishte më e mira. Disa mendonin se ajo është aq e madhe sa edhe e ftohtë, për nga mënyra se si është arreduar dhe konceptuar. Në këtë galeri, po iu tregojmë pamjet brenda shtëpisë, dhe atë… jashtë! Krahasimi, si nata me ditën, do të ishte pak./E.RESULI

big2

 

big11

 

bb jashte

Share This Article
11 Comments
  • Pse ca ka menduar ai trapi Blendi Sala, qe Top Channel, te rregulloje mutrat qe u shfaqen ne kohen e Saliut?.
    Apo mos i vje keq Blendi Sales qe Top Channel sja fishkelle fare.

    • me sa duket ky blend sale leshi ka punuar si sekser dhe e paska kuptuar qe pamja e jashtme ka rendesi per vleren e shpise! Ptthuu blendi sala = bole kandari!

    • Tipat si Sala dun degjenrimin e shoqerise Shqiptare sepse vetem keshtu mund te vjedhin pa u kuptuar…jane bajgat e shoqerise shqiptare.

  • Ne gjithe boten nuk u luajt me shume se dy here bbigbrodheri ne Shqiperi arriti nr rekord 7 here, nje emision ,qe nuk ka asgje per te treguar apo per te mesuar,gjithcka eshte fallco dhe e kordinuar nga regjia,qofshin lojrat me dashuri,qofshin zenkat e ndryshme,,,,,

  • Top chanel fatkeqesisht eshte transformuar ne rrumpalle chanel. Qe kur vdiq i shkreti Tani dhe ja la atyre bixhozxhinjve e bastexhinjve Topin e mori lumi.

  • Eshte e paimgjinueshme se si mund qe njerez me deshiren e tyre futen ne sto baraka dhe rrin brenda 3 muaj.reality show qe vetem realitet nuk tregon. Kjo eshte shqiperia qe mundohet te kopjoje europen ne veset me te keqija te saj.

  • Eshte turp dhe degjenerim I ketij Big Bradheri, qe po na ben te mos I afrohemi Top-channelit ku ka orarin me kete program te neveritshem. Turp I math per Ata qe e organizojne por edhe mer kanalin qe I krijon mundesine edhe te financimit. Pjesmaresit , pergjithesisht shkojne atje jo vetem , por edhe per nje “Muaj Mjalti” dhe programi I kesaj radhe u shkoi pas midese se edhe I ciftosi qe naten e pare neper dhoma dyshe, me dy krevat te ngjitur me njeri tjeterin. Ata duket sheshit qe jane njeres te degjeneruar, por mua me vjen inat me prinderit e ketyre bastardeve, qe jo betem nuk kane turp, por dalin edhe ne Tv, te kapardisur dhe shume te kenaqur qe I shofin femijetb e tyre me B… perjashta.

  • Cuna kini nje telekomande ne dore dhe mund te nderoni kanal. Megjithate televizioni eshte truk dhe e rendesishme eshte ajo cfar kap kamera. Do te mbeteshit te zhgenjyer sikur te shifnit si realizohen skenat “intime” neper filma…ka te pakten 5-10 njerez perpara tyre…Nuk ja u rekomandoj kete sepse nuk do te shifnit me filma etj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *