Të premten vijnë vaksinat e para AstraZeneca, ja ku do të vaksinohen mësuesit

time

Procesi i imunizimit për mësuesit, ndryshe nga mjekët dhe të moshuarit që morën vaksinat në pika të ngritura, do të bëhet pikërisht në ambientet e shkollave.

Kështu njoftoi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një inspektimi bashkë me kreun e qeverisë Edi Rama në Durrës.

“Me ardhjen e vaksinave AstraZeneca do të bëhet vaksinimi i mësuesve në shkolla. Jemi duke përzgjedhur infermierët që vazhdojnë trajnimin. Mbarojnë Brenda 15 Marsit. Në tërësi janë më shumë se 11 mijë mjekë dhe infermierë që e kanë kryer deri tani vaksinën”, tha ministrja.

h.b/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *