Të prenë e të dogjën-o Baba Hashash!

redaktor

Të mbolla-të rrita,
si një kanakar,
të ndenja te koka,
gjithë këtë behar.

Po ti ma shpërbleve,
gjithë atë hyzmet,
jeshilove vendin,
e u bëre det.

Hej ç’hyzmet të bëra,
o Baba Hashash,
sa një degë lisi,
m’u bëre i trashë!

Të mbolla-të rrita,
puna vajti tel,
dhe pak e do piqesh,
edhe do të vjel!

Mezi të shpëtova,
nga zhegu-nga vapa,
jam me frikë në zemër,
s’di ç’do bëhet mbrapa!

Të këndova këngë,
që me gaz të piqesh,
është gjynah nga Zoti,
që tani të digjesh!

Ne mezi të presim,
o pikë e floririt,
po të vunë sëpatën,
“bandat” e Tahirit!

Dhe këtë behar,
që ja bëre fora,
ma preve hashashin,
mor t’u thaftë dora!

T’u qep xha Saliu,
çdo ditë prit e prima,
që mori mesazhe,
edhe nga Qivrima!

Prisja të të merrnim,
dhjetëra miliona,
po na vanë për mut,
edhe lekët tona!

Të mbolla-të rrita,
të bëra si dash,
po të vunë zjarrin,
o Baba Hashash!

Të shikojmë nga larg,
dhe qajmë me lot,
ah-të zestë ne,
që s’të mbrojmë dot!

Kemi shkruar letra,
gjer në qeveri:
“Përse po e prishni,
këtë bukuri!?”

Bukuri të tillë,
kurrë s’keni parë,
rritur radhë-radhë,
porsi palikarë!

Kisha porositur,
portofol të trashë,
po të dogji Rama,
o Baba Hashash!

Kur u rrite shumë,
thamë se na la,
po me qeverinë,
s’u bëka shaka!

Thamë se Edvini,
bëri një sy qorr,
po si me fushatë,
hashashi u korr!

I gjithë mundimi,
se ç’na shkoi kot,
sa s’na mbeti farë,
që të mbjellim mot!

Po këta shejtanë,
ëndrrat t’i këpusin,
të lënë e të lënë,
dhe në fund ta fusin!

Dhe në fund ta fusin,
kur ke lekët pranë,
ah-mor Edi Rama,
ç’na bëre hatanë!

Share This Article
5 Comments
  • ARAPASHI DHE HASHASHI…

    Te keqen,o arapash!
    Te mohuan,te ben’ hashe
    Qe kur zun’ te hane hashash
    U fun’ njerzit me te trashe.

    Un’ i ziu dhash’ e dhashe.
    – Nuk te mbjell’ – me vete thashe.
    Dhe ju fuc detit me pashe.
    M’u ne dreq o jete vafsh…

  • Replike me Arben Duken
    Per “Babahashashin”7.9.2016
    Me vjen te plasur,
    s’me vjen mire hic
    qe kosites jane bere
    gjithe ata police.

    S’me vje mire fare
    Qe policet e shkrete
    mbi tym e mbi zjarre
    po drogohen vete.

    Pa shih, more Sajme
    ka plot te papune,
    mjaft veç veten majme
    dhe Sales i gjete pune!

    Sajoi ai laneti
    nje fshat Qivrime
    dhe Sala saora ia shkrepi
    nuk priti asnje grime.

    Shih se ç’bere, mo Beni,
    Plakun e bere poet
    mua qekur me ka lene treni
    ti me vure ne siklet

    Baba Hashashi s’vritet,
    ai eshte si Feniks
    ai prape rrit e rritet
    do te behet lis.

  • Eh sikur te ishte
    Kesisoj vertet
    Po hashash’ i Rames
    Eshte bere det

    Banda e Tahirit
    Pa i hyre ne haqe
    Shkul nga dy-tre rrenje
    Sa per sy e faqe

    Nuk ka faj maloku
    Hakun mos ja hame
    Kur thote jemi bere
    Fiks kanabistan

    I gjati ka kapur
    Shejtanin prej bishti
    Prite vitin tjeter
    Kur t’i futet gishti

  • Ç’është kjo mesele
    që po ndodh sivjet 
    seneja hashashin
    e ka bërë det!!

    Shiu që ra këto ditë
    që po bje dhe sot 
    i detyron mbjellesit
    tè  besojnë né Zot!!

    Andej i mbajne syte
    nga Zoti né qiell
    herë i kërkojnë shi
    herë i kërkojnë diell..

    Dil njëherë nga Jugu
    dhe nga Malësia
    shih si jeshilon
    e gjithë Shqipëria!

    Për nga jeshilllëku
    s’ka t’è krahasuar
    është destinacion
    për t’u eksploruar 

    Në majë tè malit
    ka vajtur traktori
    hapi tokë tè re
    ujë nga shkëmbi nxori!

    Në kohë tè Enverit
    punohej më pak
    puntorët  e sotëm
    dekorat kanë hak..

    Dekoratë pune
    për tërë tè mbjellat
    njëlloj i kanë ditët
    tè hënat tè dielat 

    Natë e ditë  né punë
    mbjellin e vadisin
    nëpër shi e vapë 
    plehërojnë  e prashisin..

    Kur fillon seneja
    s’njohin kalendar
    nuk kanë  ditë e muaj
    nuk kanë as orar! … 

    Thonë ca ‘tè shkretë’
    se u hahet haku
    gjysmën e fitimit
    u’a mer Kryeplaku

    Kryeplaku i fshatit
    dhe polici i zonës
    që nga Konispoli 
    né  grykë tè Valbonës…

    Edhe në shpëtoftë
    ndonjë më i miri
    ai është më  keq
    se i’a djeg Tahiri.. 

    Koçua nga bregdeti 
    pati deklaruar:
    ‘mbjellja e hashashit
    duhet ligjëruar’!!!

    U dyndën mileti
    me kuç e me maç
    fatin të mjerëve 
    Koço mos e paç!…

    I gënjeu mendja 
    burra edhe gra
    ah i’u thaftë gjuha
    Koços që e tha!…

    Mandati i Koços
    në mes u këput
    krahët e të shkreteve?!
    Vanë mor vanë për m..

  • Ah , o Kiu mavria
    C’ te ka zene meraku
    Degjo me kujdes
    Cfare te thote plaku

    Mos shiko me endra
    Me dy syte hapur
    Se ai qe thua
    Te gjithe i ka kapur

    Gishti nuk e di
    Se kujt do t’ futet
    Por te siguroj
    Se i gjati s’tutet

    Faren e hashashit
    S’e polli ai
    Po nje fare tjeter
    Qe quhet Sali

    I gjati lufton
    Ne nje front te gjere
    Deri sa ta zhduke
    Kete fare te tere

    Prandaj kujdes gishtin
    Mos te ngec gjekundi
    Pastaj do bertasesh
    E shkuli, s’e shkuli
    E dogji , s’e dogji
    S’do kete c’te te beje
    Me as vete zoti!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *