Të provosh je ose nuk je e virgjër…

editor

PYETJE:

Doktor, doja të dija në se ka ndonjë mënyrë që të zëvendësohet himeni me anë të operacionit? Unë nuk jam e virgjër, por do të martohem me një djalë që pret të jem e virgjër natën e parë të martesës. E kuptoj që mund të habiteni nga pyetja ime, por vërtetë kërkoj ndihmën tuaj. Faleminderit.

PËRGJIJGE:

Shqetësimi yt nuk është as i çuditshëm e as i pazakontë. Shumë vajza kërkojnë të dinë  lidhur me eksperiencat e tyre seksuale. Ato duan të dinë si të sillen me partnerët ose  bashkëshortët e ardhëm, kur kanë humbur virgjërinë dhe nuk duan ta humbasin të gjithë marrëdhënien. Ato mendojnë të kryejnë operacione, që duken drastike dhe me rreziqe,  për ta rikrijuar  himenin. Edhe pse jo pa risk , ato vendosin ta kryejnë këtë operacionin, sepse u duket opsioni më i përshtatshëm në rrethanat e krijuara.

Edhe pse në dukje duket i kapërcyer nocioni i virgjërisë midis të rejave, besomëni, ka akoma shumë vajza të cilat e kanë humbur virgjërinë dhe që kërkojnë ta rikthejnë atë. Një pjesë e këtyre vajzave janë viktima të përdhunimit. Të tjera ndjejnë se kanë qenë të përfshira në marrëdhënie seksuale të papërshtatshme. Shumica, për arsye se djemtë me të cilët do të martohen, e kanë kusht që gruaja e tyre të jetë e virgjër. Një nga këto je edhe ti. Nga letrat e shpesh që marr lidhur me këtë subjekt, lehtësisht kuptohet, se shumica e djemve të sotëm, akoma, dëshirojnë të martohen me virgjëresha, ndërkohë, që shokët e tyre le të martohen me vajzat, me të cilat ata kanë lozur më parë.

Së pari, ju duhet të dini se “verifikimi” i virgjërisë nga ana e djalit, është jo aq i thjeshtë dhe shumica e djemve nuk arrijnë të kuptojnë nëse vajza është apo jo e virgjër. Është kjo arsyeja që shumë prej tyre tregohen mosbesues dhe të pakujdesshëm pas aktit të parë seksual me një vajzë të re. Janë të shumtë djemtë që pyesin: a ishte e virgjër vajza që nuk u gjakos e nuk pati dhimbje?. Është me shumë rëndësi të dini, se kur himeni  mungon tek një vajzë, kjo jo domosdoshmërisht tregon se  vajza ka kryer marrëdhënie seksuale penetrante. Himeni mund të shqyhet ose zgjerohet nga ecja mbi kalë, nga ushtrimet e baletit, nga ngjitja në një pemë, nga vendosja e tamponit dhe nga një ekzaminim gjinekologjik, madje, disa vajza lindin fare pa himen. Gjaku në çarçafët e natës së parë, që kërkohet si domosdoshmëri në disa kultura dhe shoqëri, siç është dhe e jona, nuk është tregues për kryerjen e aktit të parë seksual.

Ndryshe nga ajo që besojnë shumica e njerëzve, jo të gjitha vajzat gjakosen në penetrimin e parë vaginal. Një doktoreshë gjinekologe në Angli, kreu këtë studim të vogël e interesant disa vite më parë. Ajo intervistoi 41 doktoresha në një spital të Londrës dhe i pyeti lidhur me gjakderdhjen në aktin e parë seksual. Njëzetë e gjashtë nga këto doktoresha u përgjigjën se nuk kishin pasur gjakosje në eksperiencën e tyre të parë seksuale, ndërsa 14 ishin gjakosur. Një tjetër nuk e mbante fare mend se çfarë kishte ndodhur.  Mungesa e gjakosjes, në interkursën e parë vaginale tek shumica e këtyre grave doktoresha, u shpjegua me zgjerimet dhe shkatërrimet e mëparshme  të himenit për arsyet që përshkruam më sipër, ose sepse disa nga këto gra e kishin himenin, natyralisht, shumë elastik, ose kishin lindur pa himen. E solla këtë studim, për të treguar se kjo çështje është e ngatërruar edhe për vetë gratë doktoresha

Të provosh je ose nuk je e virgjër, ndonjëherë, është çështje shumë e ngatërruar dhe një shqetësim i madh për shumë njerëz. Kjo është kështu për mjekët, për familjet që dëshirojnë të rruajnë traditat e tyre kulturore, për burrat dhe për shoqëritë që besojnë tek virgjëria dhe pastërtia femërore, si dhe për vetë gratë.  Gratë, në shoqërinë tonë dhe në shumë shoqëri të tjera tradicionale, ndjehen akoma nën presion dhe  zbatojnë nocionin tradicional të dlirësisë. Ato ndjejnë frikën se turpërohen, poshtërohen, torturohen, abuzohen, madje deri edhe vriten, për humbjen e virgjërisë.

Një vajzë që mendon të kryejë një operacion për zëvendësimin e himenit, provon shumë emocione kontradiktore. Nuk ka dyshim se të tilla provon edhe ty, përderisa vendose të pyesësh. Është e kuptueshme që kërkimi i një “vërtetimi” fizik për virgjërinë, është moment shqetësues për ty dhe shoqet e tua. Ky është “vërtetim” për ndershmërinë, besnikërinë dhe për respektin reciprok ndaj bashkëshortit, cilësi që janë guri i qoshes për një marrëdhënie të shëndetshme. Gjithë këtyre faktorëve duhet t’u shtojmë edhe stresin që provon vajza, ndërkohë, që është në mëdyshjen e marrjes së këtij vendimi. Vajza është e shqetësuar, sepse kërkon të ruajë veten dhe dyshon për rezultatin.

Tani të vijmë tek ajo që ti të intereson më shumë, tek operacioni.

Procedura quhet hymenorraphy. Doktori rikrijon himenin duke qepur së bashku pjesët e mbetura nga himeni i shkatërruar. Operacioni mund të përfundojë me vendosjen e një kapsule xhelatinoze të mbushur me një lëng që ngjan si gjak. Kjo kapsulë do të çahet gjatë interkursës për të simuluar gjakderdhjen. Kur nuk ka mbeturina himeni të mjaftueshme, ose në rastet kur gruaja ka lindur pa himen, një pjesë nga mukoza e murit të vaginës përdoret për të krijuar këtë ind që mungon.

Procedura është relativisht e thjeshtë dhe kryhet ambulatorisht. Gruaja është mirë të shkojë për t’u rivizituar tek mjeku disa javë pas operacionit,  për të kontrolluar rezultatin e operacionit dhe për t’u çliruar nga problemet emocionale.

Në vendet e zhvilluara mendimet e mjekëve lidhur me operacionin janë të ndryshme. Në këto vende punët nuk janë si tek ne, ku doktorët e bëjnë pa hezitim operacionin. Disa kirurgë e konsiderojnë procedurën një formë të kirurgjisë plastike dhe kundërshtojnë ta bëjnë. Të tjerë mendojnë se operacioni përkrah pabarazinë gjinore, ndaj janë kundër kryerjes së operacionit. Të tjerë e konsiderojnë si jo etike kryerjen e operacioneve vetëm për shqetësime kulturore ose sociale.

Në vendet ku traditat kulturore i japin shumë rëndësi virgjërisë së nuses para martesës, operacioni i riparimit të himenit, përgjithësisht, është një procedurë e ndaluar me ligj. Ajo kryhet në mënyrë ilegale dhe me çmim të lartë. Çdo procedurë kirurgjikale e kryer ilegalisht, siç është edhe kryerja e abortit, i shqetëson mjekët sepse mungojnë standardet e asepsisë dhe antisepsisë, vështirësohet mënyra e trajtimit mjekësor të pacientes dhe rrezikohet reputacioni i mjekut. Disa vajza, për këto operacione ilegale paguajnë deri në 2000 dollarë, kur kosto reale është 100 dollarë në vendet ku procedura është legale. Unë nuk e di në se procedura është e ligjshme ose jo në Shqipëri!.

Mirë është ti bësh vetes këto pyetje dhe mundohu t’u japësh atyre përgjigje:

-Sa e sigurtë je ti se burri i ardhshëm pret që ty të jesh virgjër?

-A të ka thënë ai me gojën e tij se e do gruan të jetë virgjër?

-Vërtet je e vendosur ta kryesh operacionin, kur e di se ai e do gruan të virgjër? Çfarë rëndësie ka virgjëria fizike, kur ti ke humbur virgjërinë etike dhe morale?

-A e di ai se ka shumë gra që nuk gjakosen dhe nuk kanë dhimbje gjatë interkursës së parë seksuale.

Në qoftë se ti e di me siguri që ai pret që ti të jesh e virgjër, ti ke tre opsione:

a- Të vendosësh të kryesh operacionin. Ta gënjesh atë, të heqësh zemërimin e tij e të familjes dhe të ruash martesën e veten tënde.

b-Të rishikosh martesën me këtë burrë, që pret i bindur të martohet me një vajzë të virgjër.

c-T’i thuash atij të vërtetën dhe të presësh çfarë do të ndodhë.

Ti duhet të kesh për veten tënde përgjigje të qarta për këto pyetje:

a-A është i virgjër djali që do të jetë burri yt?.

b-A kërkon ti që ai të jetë i virgjër?.

c-Në qoftë se ai nuk është i virgjër dhe ti nuk e kërkon këtë, si ndjehesh kur ai kërkon që ti të jesh e virgjër?

Në qoftë se e ke të qartë se duhet të jesh patjetër e virgjër, pa pyetur për të kaluarën e të fejuarit tënd, atëherë, të jesh e sigurtë se do ta gjesh veten të përfshirë në një marrëdhënie jo të shëndoshë, me dikë që nuk respekton barazinë burrë-grua në martesë.

Në qoftë se ju të dy keni bërë një marrëveshje që të jeni të dy të virgjër në martesë, ti nuk je e ndershme me djalin dhe përpiqe ta gënjesh me një operacion që do ta bësh fshehtazi. Kur dy të rinj kanë gjetur forca ta diskutojnë çështjen e virgjërisë në të kaluarën, ata duhet të jenë të ndershëm me njëri-tjetrin edhe tani që do të martohen. Ta fillosh martesën duke gënjyer, është sikur ta ndërtosh atë mbi themele që lëkunden.

Këto çështje janë të komplikuara dhe marrja e vendimeve lidhur me to shkakton ankth. Çdo njeri, duhet ta  gjejë vetë atë që i duhet. Por deri sa operacioni për të rikthyer virgjërinë është tabu dhe ai kryhet në sekret, padyshim, që kryerja e këtij operacioni ka probleme.

Të uroj fat dhe jetë të lumtur martesore.

Doktor Adem Harxhi.

Botuar nga DITA

Share This Article
9 Comments
  • A humbet virgjeria nese mastrubohesh me jastek te lutem tregoni jam ne hall te madh frisk ohm se pergjigja do jet po

  • Prsh!! Desha te bej nje pytjee . Un kam mastrubuar vetem duke e ledhatuar po nukk kam futur gishtat. Po partneri gjithmon me ngacmon duke me thene ti nuk je e virgjer. A mund te prishet himeni vetem duke mastrubuar?!!!

  • Kjo është një dëshmi e leximit nga të gjithë, unë jam këtu për të lejuar të gjithë botën të dijë për një njeri që shpëtoi marrëdhënien time dhe ky njeri i madh quhet Dr. IZOYA. Në të vërtetë ai bëri një punë të madhe për mua duke e kthyer ish-dashurën time që më lanë dhe premtoi se kurrë më nuk do të kthehej përsëri tek unë. Me këtë, kam arritur të kuptoj se dhënia e detajeve të Dr. IZOYA për botën do të bëjë shumë të mira për ata që kanë shkatërruar shtëpi apo marrëdhënie për të që t’ju ndihmojë të rregulloni atë marrëdhënie të thyeshme ose martesën tuaj. Mund ta arrini tek adresa e tij e postës elektronike: [email protected]. Merrni kontakt me të dhe shikoni se si problemi juaj do të zgjidhet brenda 24 orëve. Ai gjithashtu specializohet në çështjet e mëposhtme …
    (1) Ju doni ish tuaj prapa.
    (2) Dua të promovohesh në zyrën tënde.
    (3) Doni që burrat / gratë t’ju ndjekin.
    (4) Ju dëshironi një fëmijë.
    (5) Ju jeni sipërmarrës dhe dëshironi të fitoni kontrata
    (6) Dëshironi që burri juaj të jetë i juaji përgjithmonë
    (7) Ju keni nevojë për ndihmë shpirtërore.
    (8) Ju keni qenë të scammed dhe doni të shërohen paratë e humbur.
    (9) Ndaloni divorcin
    (10) Thirrja e riteve të parave
    (11) Fito zgjedhjet…

  • prsh kam nje hall shume te madh nese ke kryer maredhenie seksuale ne mosh te vogel pa te ardhur periodat a eshte prishur virgjeria ju lutem me ktheni prgj sa me shpejt se jam ne hall

  • Nuk e di qfar esht duke ndodhur me mua?Me 28 maj kam vendosur ta humb virgjinitetin dhe e bera duke qen me menstruacione por pas asaj dite u ben 3 muaj qe me nuk kam pas menstruacione kam frik se mos kam ngel shtatzene ??

  • Pershendetje!! Une kam kryer mardhenie per here te pare me te fejuarin tim por dy her qe kam tentuar nuk kam pasur gjakederdhje.. Doja te dija sesi mund te ja vertetoj qe un kam qen e virgjer dhe nese me te vertet pjesa himenit cahet me here te pare apo mund te ndodh dhe ne aktet ne vazhdim?

  • Pershendetje kam nje hall qe me eshte bere problemi kryesor dhe jam drejt ndarjes me te fejuarin gati pas 2 viteve dhe jetojme bashke kemi mosmarrveshje dhe konflikte por kryesorja eshte qe ai me fajson per virgjerine time pasi qe nuk kam pasur gjakderdhje fare, por vetem dhimbje te tmerrshme duke me thene se e kam genjyer kurse une nuk e kam bere nje gje te tille, ateher nuk ka dashur te shkojme te ndonje mjek e sot prape me akuzon dhe se kjo sipas tij eshte arsyeja qe nuk me beson me fare. Jam lodhur psiqikisht dhe dua te ndjehem edhe me rehat me veten nga akuzat e tij. Mund te me thoni si mund tia vertetoj atij, sepse beson vetem gjerat qe i sheh vete dhe fare nuk lexon asgje, nuk ka informata.

    • miq të ditës së mirë, nuk është problem pa zgjidhje, por thjesht duke kërkuar ndihmë nga vendet e duhura, martesa ime mori një rrëmujë të tmerrshme sepse gruaja ime më la me një burrë tjetër pas 5 vjet martese, dhe gjëja tronditëse është se ne nuk bëmë Kam ndonjë formë të keqkuptimit, e di menjëherë se diçka nuk ishte ashtu, sepse unë lutem që ajo të kthehet në shtëpi, por ajo nuk pranon dhe më trajton çuditërisht, kjo më bëri që të kërkoja ndihmë dhe unë pata fatin të pranoja me një ndërrues magji për kontaktoni në internet ai refuzoi një njeri që më tha se si të magjistar Dr.Sango e ndihmoi atë të fitonte fitore të mëdha të lotarisë. Mora Dr.Sango kontaktuar dhe i shpjegova situatën e tij. Ai bëri disa pyetje për të cilat unë u jap përgjigjet e sakta, unë gjithashtu dhashë para për të blerë artikuj që do të përdorte për punë, dhe pas tre ditësh fola me burrin tim. Marrja në shtëpi me mua është një mrekulli. kontaktoni Dr.Sango për çdo punë drejtshkrimore. kontaktoni Dr.Sango në emailin e tij [email protected]

  • Jam shume kurioze kam frik a dallohet nese je apo nuk je e virgjer ne rast qe te shikojne ne zonen vaginale
    Ju lutem dua nje prgj sa me te shpejt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *