Të jesh e vetmja femër në një zyrë me meshkuj, është e bezdisshme, por sipas një studimi, duket se kjo është e dëmshme edhe për shëndetin. Sipas të dhënave të hulumtimit të paraqitur në Shoqatën Amerikane të Sociologjisë, gratë që punojnë në kompanitë “mashkullore” i nënshtrohen nivelit të lartë të stresit.
Kjo ndodh edhe për disa çështje të tjera, që zakonisht i karakterizojnë vendet e punës ku ka një predominim të të punësuarve meshkuj: për shembull, diferenca në pagë pasi shpesh herë ajo është më e ulët për femrat, izolimi, apo ”padukshmëria”, ku femrave u krijohen pengesa për promovim dhe natyrisht, ngacmimi seksual.
Kërkuesit e Universitetit të Indianas, kanë ekzaminuar nivelet e stresit tek më shume se 440 gra që punojnë në ato kompani, ku 85% e tyre përbëhen nga meshkuj, siç është inxhinieria. Femrat që kanë 15% apo më pak kolege femra, janë më të ekspozuara nga stresi. Në këto raste tek femrat shkaktohet një çrregullim i kortizolit, hormonit që rregullon stresin. Stresi mund të ketë pasoja të mëdha negative fiziologjike mbi gratë, si pagjumësia, shfaqja e depresionit dhe probleme që shkaktojnë mosfunksionim të mëlçisë.
Studimi ilustron edhe një herë motivet se pse barazia gjinore në vendin e punës duhet të jetë një përparësi për t’u ndjekur. Përveç të tjerave, të punosh në një vend ku ka ekuilibër mes burrave dhe femrave, sjell përfitime në aspektin e fitimeve dhe cilësinë e punës.
