Entela Resuli – DITA
Është krijuar ideja se në vendin tonë që të jesh i ri dhe i kënaqur me jetën, ose duhet të kesh një pozicion të mirëpaguar pune kur sapo del nga bankat e shkollës, ose të jesh (lindësh) pronar, ose ndryshe, vendos të rrish në pritje të daljes së llotarisë apo të ndonjë fati që vjen nga… qielli.
Rasti që do ju tregojmë sot nuk është ky që përshkruam, por mund të konsiderohet i rrallë duke patur parasysh që nuk ka shumë të rinj që vendosin të punojnë në profesione që konsiderohen të çuditshme.
Erind Kopliku është 18 vjeç. Ai ka lindur dhe banon në Shkodër. Sapo ka përfunduar gjimnazin dhe prej tre vitesh punon si… klloun. Ndërkohë ëndrra e tij është të bëhet gazetar.
Ai njihet në qytetin verior si “kllouni Erind”.Të bësh këtë punë, sipas Erindit nuk duhet shkollë e madhe, por dëshirë për të argëtuar njerëzit, pavarësisht se në cilën gjendje shpirtërore gjendesh vetë.
“Profesionin e kllounit e ushtroj prej 3 vitesh! E gjitha nisi si një provë gjatë një shfaqjeje në një nga kampet verore këtu në Shkodër. Mua mu caktua roli i prezantuesit. Një nga prindërit pjesëmarrës në shfaqje shprehi dëshirën të bënte një festë të tillë ditëlindje dhe më kërkoi mua të drejtoja festën i veshur si klloun!”,- tregon Erindi për Dita-n.

Me sa duket kaq mjaftoi që ai të shprehte talentin e tij në këtë drejtim.
Dëshira për t’u marrë me diçka, në një qytet me mundësi të pakta pune si Shkodra, e shtyu të riun të jepte më të mirën nga vetja në këtë drejtim ndryshe që sapo kishte filluar.
“Nuk ishte e lehtë në fillim pasi eksperienca ime ishte e pakët por dëshira ishte mjaft e madhe. Gjithnjë e kam adhuruar skenën, publikun, gëzimin, të qeshurat dhe çdo gjë që tani përfaqësohet nga kllouni”.
Në këtë profil e ka ndihmuar shumë edhe natyre e tij gazmore, që e gjejmë shpesh ndër shkodranët.Por nga ana tjetër veshja e kostumit në këtë rol i jap mundësi të shprehet në forma që në të përditshmen e tij nuk e ka këtë mundësi.
“Tipi im ishte mjaft i lehtë të përshtatej në rolin e kllounit sepse unë jam pothuajse “klloun edhe pa make up”. Për jetën time, mendoja që do bëhesha aktor në të ardhmen, por edhe personazhi i kllounit është aktor më vete. Te lë hapësira të shprehesh, të flasësh jo duke u menduar gjatë, të bësh veprime të çuditshme, por gazmore”,- tregon 18-vjeçari.
Ai e pranon që është në një moshë delikate, ku duhet të vendosë se çfarë do të bëjë me jetën e tij.
“Mosha ime është një moshë delikate për sa i përket punës dhe të ardhurave. Të rinjtë sot kanë nevojë për punë dhe unë mendoj se ata duhet të ndjekin ëndrrën e tyre pavarësisht se mund t’i duket e pamundur. Tani që e po e kujtoj edhe unë e mendoja të pamundur të bëhesha personazh skene, por ja që ndodh! Mesazhi im për bashkëmoshatarët e mi është: “Jeta është plot mundësi, mos i lini ato t’ju ikin”.
Familja, pavarësisht se nuk ka patur lidhje me këtë profesion, e ka mbështetur Erindin. Ai është mirënjohës për këtë gjë, si ndaj prindërve ashtu edhe ndaj motrës edhe vëllait.Kjo punë përpos zhdërvjelltësisë që i ka sjellë në raport me njerëzit e ka bërë edhe më të pavarur ekonomikisht. Edhe pse i vogël në moshë, ai prej tre vitesh çon në shtëpi rrogën e tij.

Por sigurisht ai nuk e mendon këtë punë si afatgjatë.
“Profesionin e kllounit mendoj ta ushtroj deri në momentin që të vazhdoj karrierën time në një fushë tjetër”,- shprehet Erindi.
Në Shkodër, kllounin e ftojnë në festa ditëlindjesh, në festa kopshtesh dhe shkollash dhe në aktivitete që organizojnë bizneset.
Kjo punë e ka ndihmuar edhe në një tjetër drejtim…
“Kur je brenda kostumit të kllounit mendon shumë më lirisht dhe shumë më hareshëm! Personazhi i kllounit të lejon të flasësh ato që nuk mund t’i thuash në jetën e përditshme për shkaqe të ndryshme; je shumë i lirshëm në lëvizje, në komunikim dhe në çdo gjë!”- shprehet Erindi.
Por 18-vjeçari, pavarësisht se nuk ka bërë një shkollë, orientohet dhe ndjek personazhe të ndryshëm, në mënyrë që të frymëzohet dhe të “vjedhë” prej tyre numra që mund t’i përshtaten.
“Frymëzimin dhe idetë e mija i kam marrë duke ndjekur në YouTube personin me më shume ndjekës, Pewdiepie! Ai është mjaft komik dhe shumë i dashur për publikun”.
Edhe pse mes nesh mund të njohim shumë “kllouna” pa kostum, kur dikush e kthen këtë në profesion, përpos habisë që ndjen në momentin e parë,mund të kesh pranë dikë që të argëton në situata të caktuara. Edhe Erindi ka ndjerë shikimet dyshuese të miqve për atë që ai po bënte.
“Miqtë e mi ne fillim ishin mjaft tëhabitur, mosbesues që kjo gjë mund të kthehejnë një profesion, por me kalimin e kohës ata janë shumë të kënaqur që kanë një mik “festash”’.
Kjo ishte historia e shkurtër e një 18-vjeçari, i cili brenda kostumit të kllounit zbuloi një botë tjetër, ndoshta më reale se sa ajo që ai sheh përditë.


Eshte profesionist dhe jemi shum te kenaqur me punen e tij … Eshte nder me te miret ne qytetin e shkodres
Ti ke shum vlera do zoti te behen te gjith si ty nje artist dhe nje djal shum I edukuar.Rrespekte per te preferuarin e femijeve ton.
Rrespekt Maksimal per nje artist dhe nje djal shum te edukuar.Suksese ne jet dhe mbaresi ne pun.kllouni Erind.
Kllounet e politikes bejne adjutanitin e njeri-tjetrit.
Kllounet e cirqeve gjithashtu.
Shikoni pak halle Teuten dhe teze Miranden se c’bejne per “palacon e nones”.
Erindi ,djale me bote te mbushur ,artist ,i edukuar..
Fantastik ,i edukuar ,i respektuar ,durimmadhi Erind, …pune me zemer dhe deshire te madhe nga ky djale Shkodre…Suksese ne jete!
Respekte per kete djale Shkodre qe ne punen e tij ka shpirt te larte ,buzeqeshje te merituar dhe kenaqesine e gjithe femijeve te qytetit.Bravo
Erindi nje shembull i mire per Shkodranet argetuesi i femijeve .Te lumte Ty dhe familjes tende .
Bravo!