Të rehabilitosh administratën e mitingashëve të PD-së

redaktor

Ekonomitë, ashtu si individët, janë sisteme komplekse, mosfunksionimi i një sistemi mund të sjellë një zinxhir dështimesh në pjesë të tjera të ekonomisë.

Në 25 vjet kemi qenë dëshmitarë të një shteti pa drejtim, të një shteti që pas 25 vjetëve po jepte shpirt sepse asnjë hallkë e tij nuk funksiononte. Çdo ditë që kalon na vërteton se asnjë reformë, asnjë progres nuk mund të jenë të qëndrueshme, pa ndërtimin e një sistemi bindës të sundimit të ligjit. Kjo është pika Zero, pika e nisjes e të bërit shtet.

Me shpresa të mëdha po presim shtatorin. Por shtatori për socialistët përbën edhe fillimin e një ristrukturimi të kaher-pritshëm të strukturave të partisë. Zgjedhjet e qershorit lanë një shije të hidhur për PS e Shkodrës dhe debati i flaktë i mbledhjes së fundit të strukturave të PS Shkodër, nxorri në shesh shumë të vërteta që më shumë qarkullonin tavolinave apo ishin veçse zëra që askush nuk i dëgjonte.

PS në mbarë vendin është në fazë tranzicioni, ky tranzicion që nuk po i ndahet vendit tonë ka përfshirë edhe partinë më të madhe në vend dhe është e pritshme që problemet dalin kur je në qeverisje, sepse aty shihet qartë sa funksionon binomi kontribues/përfitues.

Normal që me shtatorin do rifillojnë riorganizimi dhe rishikimi i listave të anëtarësisë, një gjë shumë e rëndësishme në këtë rishikim listash duhet patur parasysh, anëtarësimet e vjetra, e them këtë sepse është një dukuri që po vërehet shumë që nën etiketimin e politikave përtej së majtës e së djathtës po harrohen kontribuesit e vërtetë, ata që deri dje ishin në ballë të protestave, ata që vetëm se kishin deklaruar se bënin pjesë në PS ishin të papunë. Dhe sot mund të bëhet gabimi që nën rregjistrimet e reja të barazohen militantët e PS me njerëz të cilët asnjë ditë nuk kanë milituar në PS.

Dua të ndalem te punësimet, gabimisht paragjykohen militantët e PS se po kërkojnë shpejt të punësohen, në një kohë që qeveria ka veç dy vite qeverisje, në një kohë që administrata ka vendet e limituara. Pa dashur të bëj asnjë krahasim me qeverisjen e Berishës sepse nuk është aspak llogjike të krahasosh shtetin me antishtetin, po ngre pyetjen: Si mundet administrata e mitingashëve të PD sot të rehabilitohet në emër të ideologjisë përtej së majtës dhe të djathtës? A mund të krahasosh njerëz të cilët pavarësisht ‘dengjeve’ të letrave që kanë nuk kanë njohuri të përgjithshme që t’i ofron shkolla e mesme. Siç thotë një mik i imi, duhet më parë t’i kërkosh dëftesën e shkollës së mesme çfarë mesatareje kanë, se letra kanë me shumicë.

Nuk ka ligj që mbron të paaftin, dhe në administratën e korruptuar të Berishës (sepse pak ose aspak ka ndryshuar) vazhdojnë e vegjetojnë shumë të paaftë duke mos ja hapur rrugën të aftëve dhe atyre që nuk ju dha kurrë mundësia për tetë vite me rradhë (tashmë janë bërë dhjetë). Nëse ne bëjmë një krahasim të dytë me aleaten tonë, që mori 260.000 vota në rang kombëtar në zgjedhje lokale (duke ngushtuar ndjeshëm edhe diferencën me PD), në bashkinë Shkodër doli forcë e dytë duke e nxjerrë PS forcë të tretë (po ashtu edhe në rang qarku). Pavarësisht na pëlqen apo jo, LSI diti të joshë elektoratin e vet. Ka deputetë të Shkodrës që nuk i shohin punësimet si kriter madhor të humbjes në Shkodër,por personalisht mendoj se nuk ka më keq se i zhgënjyeri të cilin e ke përdorur per tetë vjet dhe sot nuk i jep as shpresë. Idealizmat ekzistojnëkur mvishen me gjëra konkrete, bindjet vazhdojnë dhe e mbajnë në këmbë PS e Shkodrës, por për sa kohë?

Të mbështetësh njerëzit që të dhanë mundësinë të qeverisësh, të bësh reforma, të krijosh shtet, është mirënjohje e cila të kthehet në dyfish mbështetje. Angazhimet shoqërore janë angazhime individuale, dhe çdo militant i PS që e ka vuajtur mbi kurriz regjimin e Berishës bashkë me familjen e vet, sot meriton minimalisht më tepër respekt.

Në një shoqëri të emancipuar roli i deputetit është të ruajë ekuilibrat e ketij raporti duke ju pergjigjur njëkohësisht edhe elektoratit që e ka votuar. Deputetët nuk janë punëdhënës, por duhet të mbrojnë interesat e elektoratit që perfaqësojnë, duke ngritur zerin aty ku ka emërime të pamerituara, sepse pas çdo emërimi pa meritë fshihet djersa dhe mundi i shumë kontribuesve të tjerë, të cilët kanë besuar dhe besojnë në punësimin e drejtë.

Ka me dhjetra njerëz të aftë që votuan apo kontribuan për PS-në, me diploma për t‘u pasur zili, njerëz të cilët “u harruan” me qëllim nga administrata e Berishës, nën etiketimin se janë socialistë. Eshtë vërtetë e çudishme (duhet ta rendisim në listën e gjatë të çudirave shqiptare) kur njerëz të administratës së Berishës, që deri dje keqtrajtuan me qindra socialistë, që u përfolën për paaftësi, sot vazhdojnë e mbajnë pozicione kyçe, thjesht duke ndërruar parti.

Kam qenë dhe jam e mendimit se të paaftët (të djathtë apo të majtë qofshin) i druhen konkurrencës dhe janë personat më të gatshëm të korruptohen. Një llogjikë deduktive do na çonte se kujt i shërben vendosja e të paaftëve. Nuk jam dakort me disa që thonë se kanë humbur pikat e referimit të elektoratit; Personat e paaftë e të korruptueshëm nuk kanë zgjedhje të majta apo të djathta, janë jashtëzakonisht të aftë t’u mbijetojnë ndërrimit të sistemeve…

‘Fatkeqësisht’ për politikanët, por fatmirësisht për transparencën, ne jetojmë në qytete relativisht të vogla ku të gjithë njohin njeri-tjetrin. Qeveria që iku na la pas një administratë ku vazhdojnë të mbijetojnë njerëz mediokër e të korruptuar, duke krijuar një stereotip të aftësuar në mbijetesën e përshtatjes ndaj shefit të rradhës. Të ndryshosh këtë stereotip përbën një sfidë, që po na rezulton shumë e ngadaltë. Në një kohë që kontribuesit e PS shohin me habi dhe dëshpërim sesi po punësohen mitingashët e rilindur të PD.

Shtatori sjell me vete edhe stuhitë e llogaridhënies, megjithatë llogaria e parë duhet dhënë nga ata që e çuan PS e Shkodrës në këtë gjendje. Shumëkush ka pjesen e vet të fajit, por më tepër se të krijosh një gjueti shtrigash do ishte më dobiprurëse për PS dhe strukturat e Shkodrës që gjithsecilit t’i vëmë “kapelen që i takon”, nëse në drejtim vendosen njerëz të paaftë, apo njerëz që s’kanë asnjë farë lidhje me PS, apo njerëz të cilët nuk kanë kontributet, nuk është faji i drejtuesit por i atij qe i ka vënë apo emëruar këta drejtues. Etiketimet ky është i X dhe ky i Y nuk i shërbejnë askujt, por veçse çojnë ujë tek mulliri i Berishës.

Partia Socialiste është një parti gjithëpërfshirëse ku si bërthamë e saj janë njerëzit me bindjet e majta dhe me vizion. Shumë janë përpjekur që Shkodrën ta paraqesin si të djathtë, por e vërteta është se sa herë nuk ka funksionuar PS e Shkodrës, aq herë ka fituar PD. Ashtu sic ndodhi edhe me zgjedhjet e fundit ku PS u përdor si aksesor. Kushdo që është përpjekur ta kthejë PS në parti individuale apo ta dublojë, ka marrë faturën e kripur. Zgjidhjet gjithmonë ekzistojnë, çështja është sesa të predispozuar jemi të krijojmë një PS që drejtimet e problematikave të ndryshme të kalojnë nga poshtë lart dhe jo inversë; Sa të predispozuar jemi që debatet që bëhen në bazë të kthehen në debate konstruktive që meritojnë vëmendje dhe zgjidhje; Sa të predispozuar jemi që të mos bëjmë gabimet e së shkuarës… Ristrukturim është një fjalë që kërkon kujdesin dhe metodat e duhura, duke u mbështetur tek sllogani “t‘i gjejmë punës njerëzit dhe jo njerëzve punën” që pavarësisht dëshirës së mirë nuk funksionoi si duhet, po sugjeroj një sllogan tjetër “Garancia janë njerëzit”.

Share This Article
10 Comments
  • Lexova shkrimin tuaj…me lejoni te komentoj krejt shkurt.
    Ceshtja e punesimit te mitingasheve eshte nje ceshtje COPY-PASTE per te gjitha partite politike ne shqiperi,pa perjashtim madje,edhe deputetet e parlamentit shqiptar,nder vite,nuk jane aty per te bere politike dhe kontribuar ne te mire te komunitetit qe i ka zgjedhur por thjesht per privilegjet e tyre,rrogat e mira,pervetesimet etj pra,shoqeria shqiptare ne teresi vuan kete defekt te madh,nuk mund te zgjedhe njerez qe mund ti sherbejne perseri asaj…!
    Juve keni te drejten tuaj si anetare e PS,keni te drejten e Zotit dhe Fitimtarit por zevendesimi i administrates,nqs ka mbetur diku dicka,nuk do te zgjidhe asgje…Vini re se ne c’kolaps eshte shoqeria dhe shteti i shqiperise,si po shkon ekonomia..!? Ju mendoni se ka shanse permiresimi…!? dhe mos me thoni se ne te 90% nuk eshte zevendesuar administrata…juve e dini shume mire kush eshte ne teresi ne administraten shteterore ne shkoder,pra dogana,tatime,hipoteke,polici etj dhe si funksionon ajo…katastrofe…!! Une jam votues i Edi Rames,personalisht dhe jam absolutisht i zhgenjyer….nuk ka asnje shans ky vend…ne jemi nje popull i korruptuar ne teresine tone dhe me vullnetin e kreditoreve tone,EU…!! Ketu nuk ka shanse ndaj njerezit ikin….qeveria nuk ka plane rimekembje ekonomike,ndaj hesht…Ja,aksioni i fundit kunder informalitetit qe qeveria pretendon se do te marre do te shtoje me shume varferine,do te mbylle biznese dhe do te rrite cmime ! shenojeni dhe do te me jepni te drejte….Informaliteti fillon tek kontrabanda dhe evazioni i te paprekshmeve dhe vazhdon deri poshte…Nga siper duhet te filloje reforma dhe jo nga pabuksat.Ministri Cani deklaron se do te mbledhim 330 milion dollare…nga kush…!??

    Me respekt nga shkodra

  • E PARA QE DUHET LARGUAR JE TI

    Me habit gjithe ky parakalim zhurmeshumte i Rozafes se futur ne deren e Zmijaneve, nje familje mjaft e njohur dhe e nderuar shkodrane. Duke qene pak skeptik mendoj qe me Shkodren dhe shkodranet kete edukatore te arithmetikes ne Universitetin e Shkodres, e lidh vetem kurora martesore, te tjerat jane si ajo mjegulla qe me tu shperndare i le gjerat ashtu si edhe i gjen para se ti mbulonte me errsiren e saj.

    Ne se kjo eshte edhe filozofia e socialisteve te Edi Kristaq Vares Poetesh Rama, e nuk ka si te jete ndryshe, sepse mesuesja e arithmetikes ka profilin e saj ne faqen zyrtare te PS-se, evidencohet edhe domosdoshmeria absolute e “shkrirjes” se plote te kesaj sallate ruse te quajtur PS !

    Melgusharet e Melgushes, kane nje thenje te moçme qe shpesh e perdorin edhe andej nga Surreli: ato maja, rripa rripa, here ma hipe e here ta hipa !

    Qe injoranca eshte ngritur ne sistem e shikon edhe nje shites fiqesh ne cepin e rruges se shtate kazaneve, ne Bubq, po qe vete injorantet kerkojne te kacavirren me thonj ne pasqyeren e realitet te hidhur post-enveroxhizem, eshte ofenduese edhe per deri te linduren ne maj ne nje koder pas bregut.

    “Ekonomite, ashtu si individet, jane sisteme komplekse..” –shprehet e dipllomuara ne FSHN (Fakulteti i Shkencave te Natyres), duke ngaterruar ekonomine, bashkejetesen, shoqerine me individin, te veçantin, unisonin. Te pakten deri tani, me sa na ka treguar historia njerezore, individi eshte pjese e nje sistemi qofte i thjeshte apo kompleks dhe jo e kunderta.

    Te mjeret studente qe marrin leksione nga edukatorja e dipllomuar e FSHN-se. E para qe duhet larguar nga pozicioni qe uzurpon eshte vete zonjusha ne fjale.

    PS-ja e P-te e shumta me zanore e bashketingellore te shtuara, qe torturojne aftesite e provueshme te shume individeve pa shanse per tu njohur te tille, duuhen fshire nga faqja e dheut, natyrisht me vote (mos u gajasni !)….

  • Administrata e korruptuar e p.d,-istave vazhdon te jete zoteruese ne te gjitha drejtimet dhe gjithashtu te paaftit qe kane kaluar me LSI -ne jane manipulatoret kryesore ne evazionin fiskal e tatimoret te cilet e kane thelluar me tej defiçitin.Korrupsioni i tyre eshte bere shume i dukshem.Prandaj edhe militantet e PS-es jane te zhgenjyer jo vetem ne Shkoder por ne te gjithe Shqiperine.Reforma duhet radikale per te pastruar çibanet qe pengojne zhvillimin e e ekonomise.Ka shume gjera per te prekur por qeveria nuk duhet te nguroje ndaj qarjeve hipokrizie te P.D.-es.

  • Ekonomia dhe punesimi? Jane dy nga shtyllat kryesore te nje shteti ne teresi! Por nje gje nuk thuhet: kush po saboton perpjekjet e shtetit per te vendosur regull?! Ka njerez ne te dy krahet e politikes qe merren vetem pislleqe! Dhe keta jane shumica dermuese jo vtem e krimineleve por ne pergjuthsi i tere populli shqiptar vrapon pas “berihase”! Si te nxjerin perfitime ne rruge te paligjshme!Shqiperia eshte ende larg ,te te berit shtet dhe kjo jo per faj te Rames ,por te ambientit osman shqiptar!

  • Shkrim interesant dhe ne kohen e vet . Me ne fund nje zonje e nderuar flet haptas. Kjo do te thopte se ne Shkoder ka shpresa per te ripatur nje PS te forte. Duhen angazhuar njerezit e rinj. qe nuk kane frike te shkruajne per ate qe mendojne.

  • Rozafa, ta kane varur me duket?
    Dikur si LSI-ste i zure vendin e punes dhe e le pa buke Jani Jovanin apo ishte Jani i paafte dhe e hoqi PD-LSI nga puna si te paafte?
    Sot te ka lene ne rruge partia jote e re, PS – e me kete rast futi dhe ti nje prapaktheu te Gon Cela

  • pak ekonomi.. shume politike.. reale, me pelqen guximi dhe transparenca. Me shume vend shprehja ‘ps u perdor si aksesor’.. normal qe garancia jane njerezit.. por dy vjet qeverisje, me nje ekonomi qe po rendon mbi kurrizin e qytetareve te thjeshte, njerez qe perdite emigrojne, te tjere qe shohin te ardhmen pa shprese.. dhe perballe nje kabinet qeveritar te paprekshem, a thu jetojme ne dy realitete te ndryshme, qeveria dhe populli, sepse fakti qe nuk ndryshohet asnje minister dmth qe cdo sektor lulezon.?!

  • Znj. Rozafa bravo per analizen e sakte qe i beni situates pas zgjedhore sidomos ne qytetin e shkodres.Me te vertet dhe pak dit na ndajne nga shtatori ku te gjith ne socialistet e shkodres presim te shikojm nje organizim serioz ne PS.Pra me pak fjal presim qe nje socialist me pervoj ta marrin ne dore drejtimin e Partis e theksoj edhe nje here nje SOCIALIST, qe te mos percaj por te na bashkoj

    ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *