-Në gjurmët e një shkrimi të vitit 1991-
Kohët e fundit, duke marrë shkas nga një deklaratë e bërë shumë vite përpara nga i ndjeri G. Pashko, është hapur një polemikë e re në gazetën e nderuar Dita, lidhur me heqjen e varrit të E. Hoxhës dhe të ish-udhëheqësve të tjerë të Partisë së Punës nga Varreza e Dëshmorëve.
Shumë vite më parë, pikërisht në maj të v.1991, unë shkova për të vënë një tufë lule mbi varrin e një dëshmori, të afërm timin. Kur hyra pashë me habi që, në Ditën e Dëshmorëve, kishte njerëz që shkonin dhe bënin homazhe tek varri i E. Hoxhës dhe ish-anëtarëve të Byrosë Politike dhe të Komitetit Qendror të PPSH. Të vendosësh qoftë edhe një lule mbi një varr që e meriton atë, është shenjë qytetarie, por në Ditën e Dëshmorëve, të harrosh dëshmorët dhe të shkosh vetëm tek “udhëheqja”, m’u duk paradoksale. Nisur nga ky vrojtim, bëra një shkrim dhe ia dërgova redaksisë së gazetës “Republika”, organ i Partisë Republikane, të sapokrijuar, atëherë në opozitë. Prita të botohej, por nuk po e shihte dritën e botimit. Kur fola me redaktorët e gazetës, më shfaqën ngurrimin e tyre, pasi ishte ende PPSh në pushtet. Gjithsesi, aty nga mesi qershorit (16 qershor) e “vranë lepurin” që u kishte ngelur ende në bark.
Në atë shkrim, ashtu si edhe në këtë aktualin, unë nuk merresha me emra të përveçëm, pasi nuk doja, ashtu si nuk dua as tani të hyj në polemika boshe “e lagu, s’e lagu bishtin dhelpra”. E shtroja problemin parimisht, gjë që mendoj se e vlen të theksohet sërish. Në qoftë se do të niseshim nga një rregull i tillë, që, çdo anëtar i Byrosë Politike dhe çdo anëtar i KQ të saj, gjatë rrjedhës së kohës do të varroseshin pranë djemve dhe vajzave, të cilat në lulen e rinisë së tyre, hodhën pushkën supit dhe hynë në luftën e pabarabartë me armiqtë pushtues, luftë nga e cila edhe nuk u kthyen të gjallë, atëherë do të arrinim në një absurditet të tillë që, edhe pas pluralizmit, kur të ndaheshin nga jeta ish-anëtarët e Byrosë dhe të KQ, ta kishin të “pajtuar” vendin në varret e martirëve. Pastaj, me vendosjen e pluralizmit, çdo parti, që ishte formuar, apo do të formohej, do të kërkonte (dhe pse jo) që krerët e saj, pastaj edhe deputetët, ministrat etj. të varroseshin, madje jo përbri, por në krye të varrezave, të gjendeshin gjithmonë, edhe pas vdekjes, “në udhëheqje”. Sa për të marrë një shembull: A mund të përfytyrohet që ndonjë “kryetar legjendar” partie, i cili ende gjallon, nesër të varrosej përbri dëshmorëve? A do të ishte logjike të veprohej kështu? Mendoj se do të përbënte një praktikë tejet të padrejtë. Do të ishte një lloj dhunimi që do të vazhdonte t’u bëhej, ashtu si u ishte bërë deri atëherë, atyre të rinjve idealistë që dhanë jetën në Altarin e Atdheut.
E shkruaja atëherë, dhe po e përsëris, çdo parti mund t’u ngrejë udhëheqësve të vet çfarëdo mauzoleu, gjithmonë në bazë të ligjeve përkatëse, mund t’u ngrejë monumente, ose t’u bëjë nderime të tjera, por në asnjë mënyrë nuk duhet t’i përziejnë Dëshmorët e Atdheut në atë çorbë. Ata, me gjestin sublim që bënë, mbetën të pavdekshëm dhe duhet të mbeten të tillë deri në amëshim. Ata të rinj e të reja nuk e dhanë jetën me qëllimin që pasardhësit t’i varrosnin me nderime dhe të vazhdonin t’i nderonin përjetësisht. Jo. Ata as e kishin çuar nëpër mend këtë. Megjithatë me gjakun e tyre rinor, vaditën pemën gjigante me emrin “Çlirim” të Atdheut nga murtaja nazifashiste që kishte pllakosur të gjithë Europën dhe botën mbarë.
Po udhëheqësit e partisë, apo edhe të partive që ishin krijuar, çfarë kishin të përbashkët me ata? Asgjë. Ata kishin vdekur, ose do të vdisnin, në dyshekët e butë të shtretërve të tyre, me njerëzit e afërm pranë. Pra do të ndiqnin atë rrugë që ndjekin të gjithë njerëzit e tjerë. Nisur nga ky këndvështrim, edhe fati i tyre i pasvdekjes duhej të ndiqte fatin e gjithë të tjerëve, nuk kishte pse të ishte i veçantë, dhe jo vetëm kaq, por siç më ndodhi mua që pashë atëherë, madje edhe të eklipsonin të Rënët e Atdheut.
Sa i përket formës që u ndoq për heqjen e varreve të tyre nga Varrezat e Dëshmorëve (nuk jam i një mendje me ata që e quajnë zhvarrosje, pasi kjo fjalë ka një kuptim tjetër), mund të hapet debat, por jo për vetë aktin e heqjes. Mendoj që zhvarrosje quhet atëherë kur kufoma largohet nga ai varr me qëllimin që të mos i gjendet varri. Në këtë pikë nuk dua të zgjatem, dhe ca më pak të polemizoj me ndokënd, por vetëm dua të kujtoj një fakt që është bërë i njohur nga mediat se: kufoma e Mehmet Shehut është zhvarrosur dhe varrosur tri herë nga “shokët e tij të idealit”, me qëllim që pasardhësit e tij të mos ia gjenin varrin. Prandaj, të lajmërosh familjarët për heqjen e eshtrave, duke u thënë t’i heqin dhe t’i varrosin ku të duan (të paktën ky është versioni zyrtar) dhe të zhvarrosësh eshtrat me qëllim që familjarët të mos i gjejnë dot ato, janë dy gjëra krejt të ndryshme, të cilat vetëm me keqdashje mund të ngatërrohen.

Vete STATUSI:”DESHMOR i ATDHEUT” apo
“HERO I POPULLIT” i jep statusin cilitdo,
te vendoset ne vorezat e DESHMOREVE.
Falemindert z.Shyti sa shkuani e sqaroni me llogjike per “kush duhet te vendoset ne Vorezat e Deshmoreve. dhe mire e keni.
Une mendoj se vete emertimi i atyre vorezave e ka LEGJITIMUAR ate; se kujt i takon te jete aty.
Mire beni dhe qe nuk flisni me emra,se vertet do kishte polemika. Dhe une po theksoj;
Atje ekane vendin; “HERONJTE e POPULLIT”.
Pas ketij perkufizimi deri me ligj,s’ka kush te flase.
Me qe eshte fjala per vorezat e deshmoreve,do ju lutesa te mbyllet ai diskutim nisur per gjoja(keshtu dua ta quaj dhe une),do te cvendosen ato ne Babru a ku dreqin e di. Kjo eshte e pafaleshme sa e denushme.
Ato voreza jane te shenjta sa vendi ku jane vendosur qe ideatori; mos paste vdekie kurre.
Nje pllake perkujtimoore tie behet atij per ate ide,pra gjetien e ati kryevendi, vertet per “Kryeshenjtoret e ATDHEUT”, nuk do ishte keq.
Lavdi te perjeteshme “Deshmoreve te Atdheut !
Faleminderit z. Shyti.
Me konsiderate NENE.
Nene PASHAKO D.
Kur te rrjedhin trute fillon e shkruan si ky Guri Shyti.
Zhvarrosje eshte kur nje te varrosur e nxjerr nga varri dhe e degdis ne nje vend tjeter per qellime politike,hakmarrjeje etj.
Te tjerat i ke pordhe me rigon o guri pa xixa.
Keshtu u veprua me komandantin dhe komisarin e Ushtrise se lavdishme Nacional Clirimtare , 2 here HEROIN E POPULLIT ,ENVER HOXHEN.
LSVDITRIMIT ENVER HOXHA!
Komandanti i Yte bashke me byoristet e tjere o bire i partizanit vdiqen ne dyshek me pupla ,kurse deshmoret e vertete u vrane ne beteja kunder armikut ,Guri e sqaron shume mire ,ti po deshe ne kopshtin tende mundet te ngresh nji muzoleum dhe ti mbldhesh
O sabo serbi!
ENVER HOXHA ishte komandant dhe komisar i Ushtrise Nacional Clitimtare ,pra i atyre qe ranr deshmore per lirine e atdheut,prandaj metiton respektin me te madh nga populli shqiptar.
Per ty dhe rracen tende prej tradhetaresh,qe njihni vetem Hitlerin dhe Musolinin,nuk ns behet vone fare,se e dime qe jeni rrace muti.
Bisht qeni do mbeteni per jete.
na hongsh karin o biri i pordhes
Keshtu mendon shoku Guri…..per veten e vet.
Po te ishte oficer ushtarak do ta kuptonte edhe strategjine ushtarake qe perdori Jugosllavia per ta gllaberuar Shqiperine…..jo per te miren e shqiptareve.
Po a nuk i degjove vampiret e KRIMINELIT Josif Pashko alla Gramoz Pashko dhe Genc Ruli si ankoheshin para do kohe ne DITA duke vajtuar si Kukumjacka te Kuqe Bolshevike:
SALI BERISHA NA CVARROSI BABAIN DHE E VARROSI SI QEN NE SHARRE TEK ENVERI
duke harruar fare per krimet monstruoze te babait te tyre katil dhe gjakatar dhe duke mos ndjere asnje pendese per viktimat e tij sidomos krimi i likuidimit mafioz te intelektualeve properendimore shqyptare me pabesi enveriste pas lufte vetem sepse e donin Shqypnine ashtu sic po kerkon te behet sot, pjese e Botes Demokratike ku po kerkojne papushim AZIL shqyptaret e sotem qe i la pas Enveri dhe Deshmoret e tij Komuniste si nje fis prej Afrike ZULU.
Iiiiiiidiot.
Per ke te erdhi keq?
per:
JOSIF PASHKON E ENVERIT, APO PER GRAMOS PASHKON E SALIUT ME GENC RULIN, DHENDERIN E ELENIT PAS TIJ?
Pse shqetesohesh?
Faleminderit NENE PASHAKO D.per kthjelltesine dhe dashurine ndaj atyre qe dhane jeten per LIRI,por edhe per idene e hedhur mbi Ate qe caktoi vendin per yjet e pa shuar te kombit shqiptar.Edhe nje here Faleminderit
z.Nastradin,me komentet e tua te vazhdueshme mjerane je perfaqesuesi me i denje i asaj klike tradhetaresh,kriminelesh dhe bashkepunetoreve me pushtuesit.Ju dhe Halektualet e races tende nuk kishit azgje te perbashket me perendimin pasi,mbare perendimi dhe lindja u bashkuan per te luftuar nazi-fashizmin.Raca tende e halektualeve ju bashkua pushtuesve per te mbrojtur pasurite e tyre te vjedhura e te vena ne kuris te popullit oooo……Nastradin prandaj cdo mjaullime tuaja na zbavit por,edhe na forcon mendimin qe tju kishin zhdukur e te ndiqnin si kudo ne boten demokratike bashkepunetotet e nazifashizmit.Prandaj z.Nastradin shijoje kafen tek Taivani dhe komento per halektualet tradhetare i mbeshtetur fuqishem nga halektualet e rinj qe bubullijne per Enverin se po te ishte gjalle do tju shkonte te gjitheve ne hell JU te vjeterve dhe keta te rinjte atehere do zgurdullonje syte se ke do brohoriste e mbeshteste populli.Ja kalofsh mire Nastradin dhe pa dhimbje koke.
More zoterinj E.HO- udhehoqi luften nacional-clirimtare,
ndersa ju prrallisni ! Duan apo nuk duan pulapilafngre-
nesit ky eshte fakt historik dhe histori nuk do te pyese as
ballistet,as zogistet qe e bene luften me pula-pilaf-raki dhe ne udhetimin e tyre “historik” u bashkuan dhe i sher-
byen me zell pushtuesve nazi-fashiste !!! Ne kete lufte
ndersa ju bashkuat me okupatorin ,partizanet shqiptare u
bashkuan me koalicionin e madh antifashisht : Amerikr-
Rusi-Angli ! Ky koalicion fitoi luften dhe shkroi historine e
fitimtareve dhe Enveri bashke me partizanet foli dhe shkroi historine e fitimtareve ! Tani ju balliste e zogiste
c’mut doni ? Te gjithe ata qe u bashkuan me nazestet ne
vendet e koalicioni te madh antifashist moren vulen e turpit : Kuislingu, Peteni,Lavali,etj. etj. Edhe juve zoterinj
keni marre vulen e turpit dhe kjo sado te perpiqeni nuk do
ju hiqet kurre .. , Aferim !!
Une nuk e kuptoj perse nuk duhet te rrinte attje komandanti i atyre herojve kur, varrezat Jane mbushur me police te vrare nga paaftesia e frikshme e tyre dhe perpos kutyre atje prehet dhe i famshmi Azem Hajdari.Ky Po qe eshte nje problem per tu diskutuar jo Enver Hoxha qe ka titullin Hero i Popullit.
Video tregon respekte https://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM
Nuk e kuptoj pse socialistet nuk e heqin gazeten e tyre zeri i popullit edhe pse e mbajn qe nga gushti i vitit 1942. Mbasi nuk i ka lene gje ne dore gazeta DITA.Kjo gazet duhet ta shkruej si zeri i popullit dikur:PROLETAR TE GJITH VENDEVE BASHKOHUNI!
Ne qofte se lufta NCl ishte e mire (sic po e pranojne te gjithe ketu, duke perfshire zotin Stefani), nuk mund t’i shmangesh pyetjes me te thjeshte:
Kush e organizoi dhe udhehoqi kete lufte kaq te madhe, qe sigurisht nuk ishte spontane por e drejtuar me nje strategji e taktike luftarake, me nje propagande antifashiste jashtezakonisht efikase dhe pjesmarrje masive, me objektiv clirimin e Shqiperise? Ne qofte se lufta ishte heroike e nuk mund te ishte ndryshe udheheqja e saj.
Te thuash te kunderten do te thote te biesh ne nje kontradikte elementare logjike.
PYETJA ME E MADHE qe nuk mund t’i shmangesh por qe shpesh shmanget ne kete debat eshte: Kush e udhehoqi kete lufte te madhe heroike? Duke iu pergjigjur kesaj pyetje, gjithe sofizmat e deritanishme bien poshte dhe diskutimi i metejshem eshte vetem “uje ne havan”.
Z.Guri Shyti e argumenton me bindje dhe pa i len vend asnji diskutimit.
Vendi i varrimit ka emrin te renet per atdhe.Shkurt Deshmoret e kombit.Deshmore vjen nga fjala deshmi=dokument.Keshtuqe udheheqesi E.Hoxha dhe cdo byroist nuk e ka vendin ne ate truell.Hoxhes per mertita i behet lapidare apo si te doni.Vendin e ka ne varrezat e jo te renve,publike, se vdic ne shtrat kjo asht deshmia mortore e Hoxhes.
Mos te kundershtojme me kryenejcesi kuptimin e fjalve te shqipes.
TE HIQET SPIUNI,AZEM HAJDARI NGA V.E DESHMOREVE ORGJENT,PASI ISHTE ME I RREIKSHEM SE SALIU..ARTIKULLI ESHTE NORMAL E ME LLOGJIKE.LAVDI D.ATDHEUT
Me ju DJEM-“Agrone”- ngadhnjen atdheu.
Falemindrit komentuesit “Djali” Agron, qe ma paske lexuar komenin tim”Nene Pashako”D.
Ti me gezove Agron dhe qofsh Ai Agron- profesor i nderuar -djale DANGELLIOT ne gen,me eme miemri DURRO. te me fali Agroni komentit, qe e falenderoj sa shprehur per mua “NENE PASHAKO” D. ne koment.
Sidoqofte te dy Agroneve, si djemve apo vellezerve te mij te vegjel, ju uroj gjithe te mirat.
Dihet;-” Pema mbin nen PEME”- faleminderit e dita njemije.djema.
80 vjece Nena Pashako D.(N..J.Xh)