Zgjedhjet dhe zgjidhjet! Gama e gjerë e problemeve që parashtron sot elektorati ynë nuk është aq e panjohur sa pretendon faktori polik. Në të shumtën e rasteve kandidatët e të dyja forcave madhore politike, sidomos ata që garojnë për të dytën a të tretën herë radhazi, nuk kanë arsye të bëjnë të paditurin. Prandaj mendoj se zotërinjtë që rikandidojnë, së pari duhet të japin llogari për ato çka s’kanë realizuar nga programi dhe premtimet e tyre këtu e 4 vite më parë. Pastaj le t’u kërkojnë qytetarëve votën për t’i besuar ose jo menaxhimin e bashkive tashmë disa herë më të madhe në numër popullsie dhe dhjetë fish më të madhe si territor. Më çudit fakti i disa kandidatëve të djathtë që dështimet e tyre totale ja faturojnë qeverisë dhe mazhorancës së majtë, duke pretenduar se qeveria u ka bërë bllokadë, madje gjoja u paska cunguar edhe fondet. Duke anashkaluar faktin se e majta akoma s’ka mbushur dy vite nga marrja e pushtetit qendror. Po ata kryebashkiakë e komunalë që vijojnë mandatin e tyre të dytë e të tretë, mos harruan se partia që i zgjodhi dhe ju a dhuroi mandatet ishte e gjithëpushtetshme për më shumë se 80 për qind të mandatit të tyre? Mendoj se një milion shqiptarët që ndëshkuan me votat e tyre Berishën dhe bandën e tij, duke u ndëshkuar kështu edhe inteligjenca dhe përfaqësia e ndershme e PD-së. Sot më shumë se kurrë i duhet treguar rruga (Xhelat) Mziut të Kamzës dhe gjithë xhelatëve të tjerë që paratë e taksapagueseve vendorë i vunë në dispozicion të PD-së në fushata elektorale. Preng Pjetri.
Dërguar me Email
në adresën e redaksisë