Vetëm pak javë pas lindjes, Megan Foks është shfaqur para mediave në formë të shkëlqyer.
Pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj në shtator, Megan, një ndër femrat më të bukura në botë, ka qenë e pranishme në premierën e filmit të saj “This is 40 in Hollyëood”, në Kaliforni. Ajo ka rrëfyer sekretin e formës së saj fizike.
Ajo ka thnë se nuk ka bërë shumë stërvitje, sepse pasi bëhesh me fëmijë është vështirë të stërvitesh, por ka bërë disa sakrifica në dietë. “Nuk ha në mënyrë të përditshme. Nëse do të shtosh në peshë, ha përditë. Nëse jo, mos e bëj”, tha Foks.
Bukuroshja 26-vjeçare tha se nuk kishte shtuar shumë në peshë gjatë shtatzënisë dhe kjo për shkak të ndjekjes së një diete të programuar nga specialistët e të ushqyerit.