9 mijë maturantë duan të ikin jashtë, jemi të parët në rajon

Ornela

Kërkesa e shqiptarëve për të studiuar jashtë vendin është në rritje. Nga të dhënat paraprake të Ministrisë së Arsimit rreth 9 mijë maturantë kanë deklaruar në formularin A1, se kanë nisur me procedurat e njehsimit të diplomave.

Ndërkohë që kjo shifër pritet të jetë më e lartë, pasi ky proces mbyllet në Shtator.

Shqipëria renditet e para në rajon për numër më të lartë të studentëve që zgjedhin për të studiuar jashtë, në raport me numrin e banorëve.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të UNESCO-s, vitin që shkoi 17 mijë e 397 të rinj shqiptarë studiuan jashtë vendit, prej tyre mbi 10 mijë vetëm në Itali.

Ndërsa destinacioni i dytë është Greqia me 1 633. Në këto dy shtete janë të përqendruar rreth 80% e studentëve shqiptarë jashtë.

Vihet re një tendencë në rritje e të rinjve që zgjedhin të studiojnë në Turqi dhe vendet arabe. Nga 471 të rinj që ndiqnin studimet në vitin akademik 2015-2016 në Turqi, numri i tyre ka arritur në 886.

Largimi i të rinjve është një alarm, pasi fatkeqësisht pjesa më e madhe e tyre nuk rikthehen më në Shqipëri për të dhënë përvojën e fituar në universitetet jashtë vendit.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Ikin per MOS TU kthyer me. Falenderoni pronarin.. O dele te Perendise, per instalimin e politikanve dhe zyrtareve tane qe jane ne sherbim te tij. Urrraaaaaa

  • PO mire , kane parà keta aq shume sa te studuiojne jashte? keta para ca muajsh ulurinin rrugeve te Tiranes per universitet falas, tani thone 9 mije duan te studiojne jashte dhe opozita e shkrete (pd+lsi dhe ca kryetare pa parti) dogjen dhe mandatet se keta ishin te varfer! Respekt per ish opoziten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *