Të rinjtë e pasur të Facebook-ut (FOTO)

anazapta

Një grup të rinjsh, pinjollë të familjeve të pasura, kanë krijuar në Instagram kohët e fundit një profil, ku shpërndajnë foto të momenteve nga jeta e tyre luksoze. Rich Kids of Instagram, profili i jetës plot luks të shfrenuar, po bëhet tashmë popullor edhe në një tjetër aplikacion, Sanpchat.

I krijuar nga një 17-vjeçar britanik, Rich Kids of Snapchat u tregon ndjekësve pjesëza të jetës përrallore që bëjnë disa të rinj të kësaj moshe.

Ata i dërgojnë foto menaxherit të faqes, i cili zgjedh më të bukurat për t’i postuar në internet. Në komente bie në sy edhe tallja e super të pasurve ndaj atyre më pak të pasur, të cilët etiketohen si “fshatarë”.

Daily Mail shkruan se që nga vjeshta e vitit të kaluar, kur Snapchat u krijua si profil, shpenzimet e nxënësve dhe studentëve të shkollave elitare janë rritur dukshëm.

Ndërsa themeluesi i grupit, në përgjigje të kritikave që ka marrë, ka dhënë një sqarim të shkurtër në mbrojtje të këtij profili.

“E shoh të domosdoshme të sqaroj se nuk do ta gjykoja kurrë një njeri në bazë të pasurisë që ka. E kam krijuar këtë faqe për qëllime argëtimi. Nuk kisha për qëllim të ofendoja njeri.

Qëllimi i vetëm i faqes në Snapchat është të frymëzojë njerëzit të përpiqen për të arritur atë që ëndërrojnë. Unë tregoj jetën që bëj, në mënyrë që njerëzit të më shohin mua siç jam: një njeri jo me ndonjë inteligjencë të veçantë që ka arritur gjëra të mëdha”.

Por në fakt, diçiturat që shoqërojnë fotot nuk janë dhe aq modeste.

2

3

4

5

6

7

8

 

10

11

12

1314
9

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *