Të rinjtë e Vllaznisë humbin ndeshjen e parë në Champions League

Gazeta Dita

Vllaznia është mposhtur 1-3 në Moldavi kundër në takimin e parë për “play-off” të Champions League për të rinj, grupmoshën 19-vjeçare. Për ekipin moldav shënoi Stina në minutën e 23-të, duke mbyllur me shifrat 1-0 për Zimbru U-19 pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë, miqtë realizuan dy gola të tjerë brenda tri mintuash. Në minutën e 77-të ishte Dontu që çoi shifrat në 2-0 për Zimbru U-19, ndërsa në minutën e 80-të, Iurasco realizoi edhe golin e tretë për skuadrën moldave.

Por, Vllaznia U-19 ngushtoi diferencën me sulmuesin Pusi, që realizoi nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e 86-të. Pikërisht ky gol mund të jetë shpresa e shkodranëve në ndeshjen e kthimit, ku do të synojnë të përmbysin këtë rezultat negativ.

Zimbru U19 – Vllaznia U19 3-1

Shënues: Sitna 23′, Dontu 77′, Iurasko 80′ / Pusi 86′ 11(m)

Zimbru U19: Popoviç, Ipara, Çiska, Fortuna, Dontu, Nagorni, Skoarta, Miraç, Bogaçiuç, Iurasko, Stina

Vllaznia U19: Qarri, Lekaj, Hysenaj, Shima, Miloti, Smajli, Rahova, Pusi, Brahimi, Fikaj

Gjyqtar: Zaven Hovanisian (Armeni)

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *