Bashkimi Europian ka vendosur në strategjinë për vitin 2020, normën në 40% që çdo shtet duhet të ketë për arsimin e lartë, në raport me popullsinë e përgjithshme.
Por, Shqipëria është shumë larg kësaj norme, dhe madje e fundit në rajon dhe mes vendeve kandidate, ku përfshihet edhe Turqia.
Në vendin tonë, kjo normë fiksohet në 23.5%, për ata që janë mes 30 dhe 34 vjeç. Siç duket qartë edhe nga grafiku, kjo është norma më e ulët mes të gjitha vendeve. Në krahasim me vitin 2012 ndërkohë, kjo normë në vendin tonë është rritur ndjeshëm, me rreth 8%.
Por, ajo që duket shqetësuese është rekordi që mban Shqipëria në drejtim të atyre që e kanë braktisur arsimin.
Në vendin tonë, meshkujt e moshës 18 deri në 24 vjeç që nuk kanë një arsim mbi atë 9-vjeçar janë thuajse sa ¼ e totalit, ose 22%, sipas publikimit më të fundit të Eurostat, për vendet që kërkojnë të bëhen pjesë e unionit.
Vetë Bashkimi Europian kërkon që kjo normë mos të jetë më e lartë se 10%, ndërkohë që Shqipëria e tejkalon me më shumë se 2 herë.
Te femrat ndërkohë, norma zbret në rreth 17%. Por, pavarësisht kësaj, si për femrat ashtu edhe për meshkujt, Shqipëria është e para ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, sa i përket normës më të lartë të të rinjve që janë mjaftuar vetëm me shkollim 9-vjeçar.
j.l./ dita

Ama ata me arsim te larte i kemi 99 % analfabete.