“Të rinjtë nuk kanë aspak besim te politika”

Bora Basholli

Rreth 62% e të rinjve nuk besojnë se partitë politike mund të zgjidhin problemet e tyre siç janë papunësia apo varfëria.

Por pavarësisht mungesës së besimit 50% e tyre do të marrin pjesë në votime. Të dhënat u prezantuan nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve gjatë punimeve të Samitit të Parë Kombëtar të të Rinjve.

Papunësia, varfëria dhe arsimi janë tre çështjet që shqetësojnë më tepër të rinjtë, por 62% e tyre mendojnë se asnjë prej partive politike nuk është e hapur për të trajtuar këto probleme apo për të bashkëpunuar me ta. Bashkë themeluesi i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave Altin Hazizaj u shpreh se:

Ky mesazh që vjen për partitë politike është njëkohësisht dhe një thirrje e hapur për partitë politike për të qenë më të hapura me të rinjtë, për të pasur programe specifike për të rinjtë dhe programe që adresojnë shqetësimet e të rinjve”

Të dhënat u pasqyruan nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Samitin e Parë Kombëtar të të Rinjve.

Por pavarësisht mungesës së besimit, 50% e të rinjve shprehen se do të shprehin vullnetin e tyre me votë në zgjedhje.

Niveli i mospjesëmarrjes është 25-30%, ne kemi pasur pritshmëri që do të jetë më e lartë. Na vjen mirë që të rinjtë pavarësisht krizës politike dhe situatës, vazhdojnë të kenë besim se shteti i tyre do të arrijë të japë zgjidhje”

Anketën e plotësuan mbi 600 të rinjë nga 12 qarqe të vendit.

 

b.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • Ne kapitalizem shteti eshte rregullator per disa ceshtje sociale si shkollimi .kualifikimi dhe drejtesia e zgjilles se tyre.Persa i perket punesimit mbi 9o perqinjane te vetepunesuar ose vetepunesohen..Nje pjese e madhe e tokave kane mbetur djerre pa u punuar.pa u mbledhe dhe pa u korre.Shteti te ndihmon per te gjetur rrugen e punesimit.Por e ka te veshtire per haapjen e fabrika uzinave si dhe kantiereve te tjere per punesim.dhe kjo vjen nga destabilizimi i gjendjes politike ne vend.Nuk protestojne hallegjijte.por rremujagjite.Ato qe rrine gjithe diten dhe naten klubeve.Pijet e ndryeshme kete bylmet do te kene.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *