Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Të rinjtë shqiptarë “harrojnë” dentistin
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Komunitet > Të rinjtë shqiptarë “harrojnë” dentistin
KomunitetShendetesi

Të rinjtë shqiptarë “harrojnë” dentistin

anazapta
Published March 26, 2014
Share
SHARE

Dhëmbët e prishur janë një rrezik i madh, që ndikon jo vetëm në pamjen estetike, por dëmton rëndë edhe organet e tjera jetësore, veçanërisht zemrën, veshkat dhe sistemin nervor. Dje, në Ditën Botërore të shëndetit të gojës, autoritetet shëndetësore kanë  apeluar për më shumë kujdes ndaj higjienës së gojës, sidomos tek të rinjtë, të cilët ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre evropianë kanë më shumë dhëmbë të prishur në gojë. Por, ajo që duhet të na shqetësojë vërtetë thonë specialistët e shëndetit, është fakti se një infeksion i gojës i pa trajtuar mund të bëhet shkak për shfaqjen e infeksionit edhe në organet e tjera jetësore, duke na ekspozuar ndaj një sërë sëmundjesh. Duke iu referuar kontrolleve të kryera në shkollat e arsimit parauniversitar, mjekët tregojnë se të rinjtë nuk shkojnë rregullisht tek dentisti, çka ka shtuar problemet në organizmin e tyre.

Sikundër ndodh edhe tek shumë sëmundje të tjera, gjithnjë e më tepër shqiptarët po tentojnë t’i trajtojnë vetë komplikacionet duke neglizhuar mjekët, e duke e gjetur zgjidhjen me këshillën e një farmacisti. Konkretisht, studimi i kryer nëpër shkolla tregon se nxënës të moshës 12 vjeç kanë dy apo dhe më shumë dhëmbë të prishur, për shkak të një higjiene orale të munguar ose të dobët, teksa niveli i kariesit në dhëmbë është i lartë. Kjo problematikë rezulton të jetë me rëndë në rrethe. ”Pas një dhëmbi të prishur mund të kemi një prekje të zemrës, mund të kemi një prekje të kyçeve sepse janë pikërisht mikro-organizmat të cilat zhvillohen mikrobe patogjene, mikrobe që zhvillohen në gojë dhe qarkullojnë në gjak. Dhe japin këto pasoja, zemra, kyçet dhe quhet poriaritit aritismal, dhe infeksionet në veshka që janë tek personat që kanë dhëmb të prishur dhe nuk i trajtojnë dhe nuk tregojnë kujdes për to. Nuk është farmacia që duhet të drejtohesh kur ke një problem shëndetësor por është mjeku i familjes, mjeku specialist, mjeku stomatolog i cili përcakton dhe mënyrën e trajtimit”, ka deklaruar ekspertja e ASHR-së Vojsava Sulçe.

Sipas saj kequshqyerja ka dy anët e saj, ka mosmarrjen e lëndëve ushqyese të nevojshme për organizimin në përgjithësi dhe për dhëmbët sigurisht, teksa konsumi i tepruar i ëmbëlsirave, patatinave, i ushqimeve të konservuara, që janë mjaft të dëmshme, janë terren për prishjen e zmaltit të dhëmbëve. “Larja e dhëmbëve dy herë në ditë pas ushqimit bëhet që flora e gojës të jetë vazhdimisht e pastër. Konsumimi i ujit higjenikisht të pastër, konsumimi i ujit çdo ditë, sepse kështu bëhet një farë lavazhi i gojës, humbet aciditetin e gojës dhe ndikon në shëndetin e përgjithshëm”, këshillon për kujdesin që duhet të kemi Sulçe. Mjekët gjithashtu shtojnë se nuk mungojnë dentistët në shkolla, por duhet bërë më shumë punë në drejtim të përmirësimit të bazës laboratorike, në mënyrë që nga faza e këshillimit të kalojnë në fazën e trajtimit të dhëmbëve të prishur që mund të kenë nxënësit. 

 

Disa këshilla për një shëndet oral sa më të mirë.

Mbani një dietë të shëndetshme dhe zgjidhni ushqime nga grupet ushqimore si: “Bukë, drithëra, fruta, perime, mish, peshk, qumësht, djathë, kos”.

Përdorni ujë pas ushqimit.

Mos konsumoni ushqime të thata dhe me shumë sheqer.

Lani dy herë në ditë dhëmbët me pastë me përmbajtje fluori.

Përdorni floss dentar (fije dentare) për heqjen e mbeturinave ushqimore mes dhëmbëve.

Reduktoni shpeshtësinë e marrjes së karbohidrateve (sheqernave) gjatë ditës.

Përdorni furçën e dhëmbëve 3 herë në ditë me pastë të fluorizuar.

Bëni kontrolle periodike te dentisti.

Ndërroni furçën e dhëmbëve çdo 3-6 muaj.

anazapta March 26, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?