“Të rishihen tekstet”, çamët me kërkesë: Çamëria duhet të ketë vendin e duhur në historinë shqiptare

Ermir Ermir

Krerët e Shoqatave dhe Fondacioneve kushtuar Çamërisë kërkojnë rishikimin e teksteve të Historisë në Shqipëri. Në kuadër të ”Javës Çame” është promovuar libri ”Korrespodencë dhe dorëshkrime të Ali Pashë Tepelenës” nga prof.Dr. Irakli Koçollari.

Kryetari i Fondacionit Çamëria ”Hasan Tahsini” kërkoi nga Akademia e Shkencave që në historinë shqiptare të ketë vend të rëndësishëm për spastrimin etnik dhe gjenocidin e shqiptarëve të zonës çame.

Sipas tij, Çamëria duhet të ketë vendin e duhur në Histori dhe jo të ndikohet nga presioni i brendshëm dhe i jashtëm politik.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin akademikë, profesorë, historianë e studiues, si Hajredin Isufi, Pëllumb Xhufi, Ksenofon Krisafi, të cilët në fjalën e tyre theksuan rëndësinë e studimit dhe shkruajtjes së historisë dhe kujdesin që duhet treguar jo vetëm për Çamërinë por edhe për historinë e Shqipërisë.

NJOFTIMI ZYRTAR

”Java Çame”, promovohet libri “Korrespodencë dhe dorëshkrime të Ali Pashë Tepelenës” të prof. Dr. Irakli Koçollari.

Alket Veliu: Të rishikohen tekstet e Historisë, Çamëria duhet të ketë vendin e vet

Irakli Koçollari: Historia e Çamërisë, shumë më e lavdishme se ajo që njohim

Në vijim të aktiviteteve të “Javës Çame”, në përkujtim të 77-vjetorit të gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë,  Akademia e Shkencave, Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” promovuan vëllimin e dytë të botimit të librit “Korrespodencë dhe dorëshkrime të Ali Pashë Tepelenës” të Prof. Dr. Irakli Koçollarit. Ky vëllim i është dedikuar shoqatës “Çamëria” që ka kontribuar përherë në kërkimet e identitetit tonë dhe ndriçimin e të vërtetave historike.

Në fjalën e tij, Alket Veliu, kryetar i  Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini” tha se “Java Çame” është java më e rëndësishme e vitit, ku ne kujtojmë viktimat e gjenocidit grek ndaj popullatës shqiptare në Çamëri. Gjatë kësaj jave ne zhvillojmë aktivitete të larmishme historike dhe kulturore.

“Është në nderin e Shoqates Patriotike Çamëria ta ketë pjesë të axhendës së javës çame këte vit promovimin e librit “Korrespodencë dhe dorëshkrime të Ali Pashë Tepelenës”, jo thjesht per faktin që autori  ia ka dedikuar këtë libër shoqatës tonë, për të cilën unë shpreh mirënjohje pa kufi, por edhe për faktin që Prof. Irakliu është një shqiptar patriot,  dashamirës dhe mbështetës konsistent i çështjes çame dhe të drejtave të shqiptarëve të Çamerisë”.

Kryetari i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, Alket Veliu tha gjithashtu se:

“Bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave dhe Shoqatës Patriotike Çamëria, Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini” është forcuar dhe unë gjej rastin të falenderoj këtë institucion të nderuar.

Ne dime që Akademia e  Shkencave ka angazhuar disa historianë për të riparë historinë e shqiptarëve dhe ne besojmë që historia e Çamërisë duhet të ketë vendin e vet në historinë e Shqipërisë që nga lashtësia, mesjeta dhe deri më sot. Vend të rëndësishëm duhet të zërë spastrimi etnik dhe gjenocidi mbi shqiptarët e Çamërisë, e njohur kjo zyrtarisht edhe nga parlamenti shqiptar.

Padyshim vëmendje të veçantë duhet kushtuar edhe për lëndën e historisë së Shqipërisë në tekstet shkollore dhe besojmë që roli i Akademisë së Shkencave duhet të jetë aktiv në mënyrë që mos të jetë presioni i politikës së brendshme apo të jashtëme ai që duhet të diktojë shkruajtjen e historisë së Çamërisë”.

Ndëra prof.dr. Irakli Koçollari në fjalën e tij tha se në pjesën më të madhe të këtij vëllimi përmblidhen dokumente të panjohura për zhvillimet në krahinën e Çamërisë, për ngjarje të cilat ndikuan jo pak në rrjedhat e mëvona të historisë së saj.

“Kur Shqipëria dhe shqiptarët e Çamërisë të njihen me këtë fond arkivor dokumentash kaq të madh dhe të pasur do të rikonfirmojnë se historia e tyre është shumë e lavdishme nga ajo që ne njohim deri tani për Çamërinë. Kjo korrespodencë e Ali Pashës tregon shumë për historinë e asaj kohe të shqiptarëve të Çamërisë, qytetërimin, zhvillimin, tregëtinë deri tek emrat e familjeve çame, marrëdheniet shoqërore dhe tregtare. Ka letra dhe dokumenta të cilat flasin, për moralin, për familjen, për zakonet dhe tradita e Çamërisë, për raportet midis fshatrave të kësaj krahine, për normat dhe traditat zakonore të saj në këto dy shekuj. Me këtë korespodencë ne kemi një pasuri aq të madhe, për tërë jetën për historinë e Çamërisë, të cilat janë ende të pastudjuara dhe që mund të bëhen studime me tematika të veçanta për të thënë të vërtetën në mënyrë të denjë, se çfarë është dhe ka qenë Çamëria”– u shpreh prof.dr. Irakli Koçollari

Prof.dr. Irakli Koçollari tregoi se rëndësia e këtij dokumentacioni është se ai është shkruar nga shqiptarë.

“Unë kam gati 10-12 vjet që merrem me këto dokumente dhe kam zbuluar faktë të rëndësishme. Pas vdekjes së Ali Pashë Tepelenës dokumentacioni iku në Stamboll dhe për gati një shekull, nga viti 1822- 1920 ai qëndroi i panjohur. Në 1920 Jani Hoxhi, nipi i patriotit Koto Hoxhi arriti ta skedonte këtë dokumentacion. Pas vdekjes së tij askush nuk tregoi interes dhe deri në vitin 1972, kur një akademik grek arriti të zbulonte rëndësinë e dokumentacionit. Këto dokumenta janë 90 përqind të shkruara nga dora e shqiptarëve dhe kjo ka një rëndësi shumë të madhe sepse deri tani, historia e shqiptarëve edhe ajo e Çamërisë është e shkruar nga të huajt. Kjo ka shumë rëndësi se të huajt shkruajnë nga mentaliteti i tyre dhe nuk na njohin ne siç dimë ne të njohim njëri-tjetrin. Kjo është e vërteta e historisë sonë, por edhe e shqiptarëve të Çamërisë”. / balkanweb

uşak escort

Share This Article
6 Comments
  • Historia e Shiqperise duhet te saktesohet te plotesohet
    duke ja treǵuar Historine e Shqiperise brezave te rinje ,

    jo ne formen e Prralle te Lashtesise ,jo si nji Legjend apo
    spekullime per qellimi te Politikes si ndodh jorrale me Historine e Botes .

    Eshte mbushur Historia e Shqiperise me bemat e bijve te Kurvave te Ktij Kombi si Ahmut Zogolli etj funderina qe nuk kan kurre Vleren e Camerise si Krahine Shqiptare ,
    prandaj duhet gjithcka te riformulohet ,
    ku te Historise Shqiptare ti flasi e verteta jo demagogjia e mashtrimi ,
    me qellim Shplarje Truri popujve .

    Do ishte Tradheti e Turp Kombetare nqs Camerise nuk i jepet vendi i merituar ne Historin e Shqiperise per aq sa
    na eshte treguar deri me sot .

    Greku ushtroj Gjenocid , kunder Camerise,popullsise civile dhe kjo duhet shkruajtur me shkronja Te Medha ne Histori .

    Jepini Dinjitetin e munguar Historise se cunguar nga bastradet antishqiptare .
    Asnji mos te mendoje se ka qen injorance e atyre qe e kane shkruajtur te tille ,Joo .Gjithcka ka pasur nji Prapavije Politike dhe Antishqiptare .

  • Hiqni dore nga Turqia qe ju ndryshoi Kombesine Epirote Greke dhe mos mashtroni veten me fallsitete se gjoja ka faj Greku.
    Te ashtuquajturit Arvanite qe flisnin nje gluhe (glosa) Italisht se i thonin Mik,armik nga amico,qitet nga Cita Prift nga Priest,Bukur nga Buatiful Flamur nga Fllug,Darke nga Dark anglisht Dite,Drite nga Day,Bate nga Note etj etj luftuan per Patrudhen e tyre Elladhen kurse Ismail bej Clora Frashellinjte,Hasanet Tahsimet etj luftuan per Turqine.
    Historia e Epirit dhe Topo-Onomat e Lashta Greke kush i ndryshoi?
    Si Agi Saranda ne Sarande
    Moskopolis ne Voskopoje
    Kostantinopolis ne Kostandonopoje,apo Stamboll
    Epidhamnos ne Durazzo
    Tripolis ne Tropoje
    Argjirokastros ne Gjirokaster
    Agios Vasilis ne Shenvasi
    Skampa ne El-Basan
    Apollonios Perendi Greko Ilyre
    Ilisus ne Lezhe
    Emathia ne Mat
    Karavo-stasi,grequsht stacion varkash ne Karavasta.
    Kostantinopolis ne Nder te Perandorit Ilyre Megas Kostantinos ne Stamboll!
    Vend (land) lindjen e Heroit Vorio Epirote Jeorgios Kastriotis do thonim sot te ndare nga Fuqite e Medha Imperialiste nga Emathia ne Mat!
    Mashtrime qe Iskander Beu u be katolike per aresye “Strategjike”?
    Nuk ka mbaruar akoma kjo “Strategji” qe e kini varrosur “katolike”?
    Camet e Thesprotise jane viktime e Osmaneve se i ndryshuan Kombesine dhe Identitetin.
    Te tjerat jane mashtrime.

    • ErdoganGrek , dobici i Turqise ,

      shko e komento ne Ne Greqi ose Turqi ,te cilen se leshon
      nga Goja ne cdo komentit tend ne te gjitha Mediet Shqiptare .
      Oj ngelet ju pederat Minoritare duke qelb kudo Mediat Shqiptare me pranine tuaj dhe sofizmat prej Idioti qe
      shkruani .

      Ne te gjithe Europen ,ne shoqerine e saj kudo gjendesh ,ne nji tryeze ,
      ne media e shkruara ,
      gjithmon pjesamrresit i referohet Temes dhe flasin e diskutojne e debatojne per Temen ne fjale ,
      jo brockulla te Lashta nga minoritaret fshatare ,qe paprtitur

      mbas ndryshimit te sistemeve na u ben Historiane e Fillozofe – mbasi ju be shplarje truri nga

      KARAGJOZAT E NJEREZIMIT

    • Nuk mund ta kuptoj persa shkruhet me siper,Çameria ose Thesprotia eshte banuar nga Shqiptaret qe nga lashtesiaGjuha Shqipe e folur edhe Sot atje nga Çamet e krishtere eshte GLUHE PERENDIE -simbas Naimit te madh. Toponimet e shumta Shqiptare qe nga Lopesi, Ledheza Shendjella, Shenmriza ,Varfani , Suli, QAfa, Kuqi e gjithe te tjerat, pavaresisht nga feja jane shqiptare.Deri me 1912 e gjithe Thesprotia Cameria fliste Shqip. Pjesa e Shqiptarevete Çamerise qe ndryshuan besimin fetar ne musulman e mbajten GLUHEN E NANES SHQIPE qe te mos konsideroheshin greke Pra GJUHA IDENTITET KOMBETAR SHQIPTAR!!. Ne Cameri pervec Shqipes nuk flitej asnje gjuhe tjeter as turqisht dhe aqe me pak greqisht.Vetem mbas pushtimit te Camerise nga Greket me 1913;Neofiti Metropolti i Camerise urdheron qe vajzat e krishtera te shkojne ne shkolla greke; se kur te behen nena tu flasin femijeve greqisht e jo shqipS OT E KESAJ DITE ÇAMET E KRISHTERE NE PARGE, GUMENICE, PARAMITHI E FILAT FLASIN SHQIP; pavaresisisht ndalesa qeveritare greke

    • Kerma greke shqipfolese “Erdogan” eshte nje rrogetar qe frymon ne borderone e kolonel Janulles . Eshte njeriu tipik i kishes greke ( me armiqesorja ndaj kombit shqiptar ) , nje shpifes i felliqur qe perdor gjuhe teper fyese ndaj kombi tone . As edhe nje grime tolerance ndaj gjarperinjve te Athines , qe dine vetem te shpifin , sajojne , fyejne e denigrojne nje komb jo me pak te lashte se sa ai helen. Dhe , e gjitha kjo , nen drejtimin e kishes famekeqe greke , per qellime te hapura ekspansioniste territoriale e enderra me sy hapur qe shohin keta mendjepjerdhurit e “Megali – idhese” !
      Me kete gjuhe qe perdor ky , i fryn zjarrit te urrejtjes midis dy popujve fqinje , por ky e te tjere nuk e kuptojne se i ka verbuar urrejtja patologjike e perjeteshme !

  • Ne te vertete i takon Akademise se lavdishme te studimeve Albanologjike qe te hape sektorin studimor mbi arvanitasit dhe camet e greqise, sic ka hapur sektorin e studimeve per arbereshet e Italise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *